Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano mori pjesë në analizën vjetore të punës së strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë në Elbasan. Gjatë fjalës së tij, Nano ka falënderuar drejtuesit e Policisë Elbasan dhe efektivët në varësi, për rezultatet e arritura gjatë vitit 2021 dhe është ndalur në perceptimin që është krijuar në komunitet, për shkak të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë. Në lidhje me këtë perceptim, Drejtori i Përgjithshëm Nano ka garantuar qytetarët se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan janë tërësisht të angazhuara për të vijuar punën, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale,…
Author: tirana
Gaforrja Ju po pranoni atë që jeni dhe personi që po ktheheni. Kohët e fundit jeni përballur me shumë konflikte dhe pasiguri, falë faktit që Venusi – planeti i dashurisë – është vënë në retrogradë në sektorin tuaj të partneritetit që nga muaji i kaluar. Kjo ka të ngjarë t’ju ketë bërë të mendoni shumë për mënyrën se si njerëzit e tjerë përshtaten në jetën tuaj dhe mënyrën se si përshtateni në jetën e tyre. Megjithatë, kjo javë ka të bëjë me ju dhe atë që ju dëshironi. Ndërsa hëna e plotë në Gaforre zbulon forcën tuaj më të thellë,…
Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar pasditen e kësaj të mërkure në lidhje me situatën e krijuar pas prishjes së disa banesave në zonën e 5 Majit në Tiranë. Përmes një deklarate për mediat avokati i popullit bën me dije se kanë qenë vetë banorët që e kanë njohur me situatën që ndodhte në lagjen e tyre përsa i përket shembjes së banesave dhe kanë theksuar se kanë pas datën për lirimin e banesave por nuk dinë ku do të strehon. “Nëpërmjet korrespondencës me Bashkinë Tiranë në kuadër të këtij hetimi u kërkua informacion i detajuar mbi arsyet se…
Bashkia e Shkodrës ka mbetur pa kryetar pasi Valdrin Pjetri u dogj nga formulari i dekriminalizimit. Pjetri thotë se kërkon një shans të dytë. “Isha 19 vjeç student kur u kapën 2 shokët e mi. U bë kontroll banesë dhe u gjetën 2 gram hashash, por unë s’kisha dijeni pasi jetonim në një shtëpi me shumë shqiptarë”, u shpreh ai për Tv Klan. Pjetri tregon se pavarësisht se nuk kishte lidhje me hashashin e gjetur në banesën ku jetonte me shokë të tjerë shqiptare, pas këshillimit me avokaten e zgjedhur kryesisht nga shteti Italian e cila i sugjeronte të pranonte…
Avokati Spartak Ngjela ka folur për zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike, debatet e së cilës janë zhvendosur në Kuvendin e Shqipërisë. Avokati Ngjela tha se në këtë situatë vetëm ligji elektoral mund t’i japë zgjidhje konfliktit brenda PD-së. ‘I ka përjashtuar nga grupi me Këshillim Kombëtar. Këtu do të ndahet shapi nga sheqeri dhe këtë e ndan ligji. Duhet forcë juridike dhe jo forcë fjalë. Përjashtimi i tyre është brenda statutit? Nga grupi di që të përjashton Këshilli Parlamentar. Tani do të shohim do të nxjerrë Saliu kandidatë për bashkitë, jo nuk ka për ta bërë, e vetmja gjë…
Pallati Presidencial, ose i njohur ndryshe si Pallati i Brigadave shumë shpejt do të hapë dyert e tij për të mirëpritur të gjithë qytetarët. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila shtoi se kjo hapësirë do të kthehet në një pikë atraksioni kulturor, dhe turistik. Projekti synon rijetëzimin pa prekur vlerat arkitekturore dhe kulturore të këtyre ndërtesave. Pallati i Brigadave do të ketë funksionin e muzeut, por do të përdoret edhe për evente publike dhe private.
Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” shumë prej banorëve kanë treguar histori të tyre personale. Një ndër to është edhe këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, e cila ka folur për ish-partnerin e saj. Trixa ka folur shpesh për historinë e dashurisë me banakierin, ku zbuloi se ishte lidhja e saj e parë e konsoliduar dhe mori fund për shkak të intrigave. Këngëtarja ka shtuar se ata kanë qëndruar 3 vite bashkë dhe ishin shumë të dashuruar. Por jo vetëm kaq, pasi ata kishin edhe një tatuazh për dashurinë e tyre. “Forever” (përgjithmonë” ishte tatuazhi që Elvi Cenolli dhe Beatrix Ramosaj…
OKI është një nga medikamentet më të përdorura në Shqipëri kundër dhimbjes, por edhe rastet kur personat janë me grip. Por, përveç efektit të shpejtë, OKI ka edhe efekte anësore të cilat mund të jenë të rënda, dhe përdorimi afatgjatë i OKI-t mund të sjellë pasoja fatale. Mund të shfaqen shqetësime të stomakut, kapsllëk, diarre, marramendje, përgjumje, humbje oreksi ose dhimbje koke. Nëse ndonjë nga këto efekte vazhdon ose përkeqësohet njoftoni menjëherë mjekun ose farmacistin tuaj. Nëse mjeku ju ka udhëzuar ta përdorni këtë ilaç, mbani mend se mjeku juaj ka gjykuar se përfitimi për ju është më i madh…
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka reaguar lidhur me datën e mundshme për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki. Në një postim në mediat sociale, Celibashi shkruan se ka komunikuar me Presidentin Ilir Meta dhe i ka komunikuar se data 6 Mars është më e përshtatshme për t’u mbajtur zgjedhjet. Sipas tij KQZ do të ketë pak më shumë kohë që të përgatisë si duhet zgjedhjet në 6 bashki. “Komunikova sot me Presidentin e Republikës për datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki. Bisedova me Presidentin që mundësisht të konsiderojë datën 6 mars 2022 si…
Ish-sulmuesi i Barcelona-s, Javier Saviola, ka folur për klubin blaugrana dhe paraqitjet e skuadrës në këtë sezon, i pari pas lamtumirës së Lionel Messi-t. Pikërisht në lidhje me largimin e Pleshtit, ish-lojtari ka provuar t’i japë disa këshilla Barcelona-s. “Messi ka lënë një boshllëk të madh te Barcelona që është e vështirë të mbushet nga dikush. Barça duhet të bëjë të mundur që mungesa e tij të ndihet sa më pak. Sa më shpejt të harrohet, aq më mirë është”, ka thënë Saviola për Esports Cope. “Messi ka lënë shenjë si më i miri i historisë, për këtë arsye e…
Nis puna për ndërtimin e Unazës Veriore të Tiranës, pjesë e projektit të Unazës së Madhe të kryeqytetit. Punimet kanë nisur fillimisht në lotin 2 për të vijuar më pas edhe në lotet e tjera të pjesës veriore, të cilat në total përbëjnë 40% të projektit të Unazës së Madhe. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi inspektuan nga afër punimet e para që po bëhen për këtë vepër të rëndësishme infrastrukturore për kryeqytetin. Drejtori i ARRSH bëri të ditur detaje lidhur me këtë projekt, duke theksuar se ndërtimi i…
Në kuadër të Javës Europiane të Sensibilizimit Kundër Kancerit të Qafës së Mitrës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga qendra shëndetësore nr.4 në kryeqytet, e ka quajtur programin e depistimit të hershëm të kancerit të qafës së mitrës një program të konsoliduar, duke apeluar të gjitha gratë e grupmopshës 40-50 vjeç të drejtohen pranë qendrave shëndetësore për testimin falas. “Ne kemi kryer deri më tani rreth 31 mijë testime HPV. Pra janë testuar mbi 30 mijë gra. Ndërkohë që kemi një përqindje grash, rreth 4% të cilat janë identifikuar me test pozitiv, pra që kanë pasur indikacion…