Author: tirana

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar letër ngushëllimi Presidentit të FSHF-së, Armando Duka, për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit shqiptar, Ramazan Rragami. Në mesazhin e tij, Presidenti Infantino thekson se fjalët janë të pamjaftueshme për të shprehur trishtimin për këtë humbje, teksa shton se trashëgimia dhe kontributi i Rragamit brenda dhe jashtë fushës së futbollit nuk do të harrohet. Më poshtë edhe letra e plotë e Presidentit të FIFA-s drejtuar Presidentit Duka për të nderuar Ramazan Rragamin. “I nderuar President,Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të përzemërta për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit…

Read More

Kutia e pandorës në shtëpinë e Big Brother VIP rezervon shumë të papritura dhe surpriza. I radhës që hapi kutinë ishte Arbri. Tenisi, mori një lajm të mirë, ku iu komunikua se për 1 javë të tërë do të jetë imun dhe nuk mund të televotohet. Nga ana tjetër, atij ju kërkua që të vendoste tre persona në televotim. Përgjigja e konkurrentit ishte e shpejtë:“Zgjedh Donaldin, Beatrix dhe Einxhel, besoj se pas asaj që ndodhi sot kjo do ishte më e drejta”. Ky televotim ka shtuar ankthin në mesin e tre konkurrentëve, madje edhe te Donaldi, që shihet si një…

Read More

Twitter ia ka bllokuar llogarinë miliarderit meksikan, Ricardo Salinas Pleg, për shkak të sjelljeve të pahijshme ndaj një gazetareje meksikane. Siç raporton Bloomberg, Salinas në llogarinë e tij në Twitter “ka marrë pjesë në situata provokuese me qëllim që të ofendojë një person”. Javën e kaluar pronari i bankës “Banko Acteka SA” ka “lëshuar” një sërë akuzash ndaj gazetares Denis Dresser, duke komentuar pamjen e saj që për këtë “fushatë” përbën shkelje të rregullave të këtij rrjeti social. Salinas, përmes Telegramit, ka porositur se do të shfrytëzojë llogaritë e tij në Telegram, Facebook, Instagram e TikTok, derisa të zgjidhë problemin…

Read More

Më datë 9 dhjetor të vitit që lamë pas, 26 vjeçari Markelian Beqari plagosi Arni Sulejmanin në dhomën e një hoteli në autostradën Tiranë-Durrës. Beqari ka thënë para efektivëve, se me të plagosurin ka qenë shok. Ai tha më tej se ka qenë ditën e ngjarjes bashkë me Sulejman dhe një mikeshë të tyre në hotel, ku kanë konsumuar alkool dhe lëndë narkotike, raporton BW. Autori ka theksuar më tej, se ka qenë i pavetëdijshëm kur arma qëlloi dhe plagosi në krah Sulejmanin. Ai ka thënë se pas ngjarjes është larguar nga frika e asaj që do të ndodhte më…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pyetjen e parë të Këshillimit Kombëtar. Bëhet fjalë për nënat që rrisin tre ose më shumë fëmijë të mitur. Në pyetësor kërkohet mendimi i qytetarëve nëse këto nëna duhet të përfitojnë mbrojtje të veçantë sociale. Në pyetësor jepe tre alternative duke vënë përballë dy opsione nëse qytetarët janë pro apo kundër problematikës së shtruar ndërsa opsioni i tretë është: Nuk di të gjykoj mbi këtë çështje!

Read More

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar 6 marsin për mbajtjen e zgjedhjeve vendore të pjesshme. Bëhet fjalë për zgjedhjen e kryetarëve të rinj në 6 bashkitë: Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Lushnjë dhe Rrogozhinë. Kreu i Shtetit uron që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë. “Të dashur qytetarë,Sapo dekretova caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë! 🇦🇱”, deklaron Presidenti Meta.

Read More

Ambasada amerikane në Tiranë shkruan në “Facebook” se javën e kaluar janë kryer operacione manovrimi në detin Adriatik nga shkatërruesit e raketave të komanduara të klasit Arleigh Burke, USS Gravely dhe USS Bainbridge, së bashku me anijet e rojes bregdetare shqiptare Lissus dhe Oriku. Teksa publikon fotot e operacionit, ambasada e SHBA thekson se SS Gravely dhe Bainbridge janë së bashku me grupin Harry S. Truman Carrier Strike në një dislokim të planifikuar në zonën e operacioneve të Flotës së Gjashtë të SHBA-së, në mbështetje të operacioneve detare për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë detare. “Në frymën e bashkëpunimit të…

Read More

Mediat sociale tashmë janë pjesë e jetës së përditshme jo vetëm për të rriturit, por edhe për shumë fëmijë. Megjithatë, përdorimi në rritje i tyre, siç tregohet nga hulumtimet, ka efekte negative në shëndetin mendor të ekspertëve.Disa prej tyre duket se shkaktojnë më shumë emocione negative dhe të tjera më pak. Sipas studiuesve nga Universiteti i Lorraines, platformat e mediave sociale nuk janë të gjitha njësoj. Secili duket se ka një efekt të ndryshëm në psikologjinë e përdoruesit. Për shembull, përdorimi i Facebook dhe Instagram shoqërohet me mirëqenie më të ulët mendore. Twitter-i shoqërohet me më shumë emocione pozitive dhe…

Read More

COVID mund të jetë përgjithmonë me ne ndaj duhet të mësohemi me praninë e tij. Kjo ka qenë thirrja e ministrit britanik të Shëndetësisë, Sajid Javid për britanikët. “Duhet të mësohemi që të jetojmë me të (Covidin). Fatkeqësisht, njerëzit vdesin edhe nga gripi: në një vit të keq me grip, ju fatkeqësisht mund të humbni rreth 20.000 jetë, por ne nuk e mbyllim tërë vendin tonë”, tha Javid për “Sky News”. “Covidi nuk do të largohet. Do të jetë me ne për shumë, shumë vjet, ndoshta përgjithmonë, dhe ne duhet të mësohemi që të jetojmë me të. Mendoj se po…

Read More

Në rekordin e ri të koronavirusit në vend, një rritje të frikshme infeksioni ka pësuar së fundmi te fëmijët. Kjo pohohet nga mjekët e Institutit të Shëndetit Publik. “Incidenca te fëmijët 0-14 vjeç është rritur. Nga të gjitha infektimet në të gjitha grupmoshat vëmë re se në këtë grupmoshë është rritur më shumë në krahasim me grupmoshat e tjera. Numri i rasteve është rritur shumë sidomos tek ata që shkojnë në kopshte e në shkolla. Fëmijët 0-4 vjeç, disa prej tyre janë paraqitur në spital”, deklaron Rovena Daja, përgjegjëse e programit kombëtar të vaksinimit në ISHP, duke shtuar se për…

Read More