Në takimin me përfaqësues te shërbimit taxi në Tirane, kryebashkiaku Erion Veliaj rrefeu edhe per nje takim qe kishte patur sot me legjenden e Milanit, Gennaro Gattuso. Veliaj tha se me ish kapitenin e Milanit kishte shkëmbyer disa ide që sporti në vend të mos jetë më biznesi i llumit, por i elitës. “Teksa po nisesha për këtu, u takova me Gennaro Gattuson – kush është tifoz i Milanit e njeh – me te cilin kemi disa ide të mira. Mund të bëjmë që edhe sporti shqiptar, në vend që të jetë biznesi i llumit, të bëhet biznesi i elitës,…
Author: tirana
Skandali me shoqatat rajonale të futbollit kanë vijuar edhe sot pasi në Elbasan kryetari është zgjedhur pa kandidat alternativ, duke hyrë i vetëm dhe me mbështetjen e federatës shqiptare të futbollit. Për këtë arsye Ilirjan File është propozuar nga të 18 anëtarët e kësaj shoqate, ndërsa po me kaq vota është zgjedhur edhe kryetar. Së bashku me të, në zgjedhjet për president të FSHF, si delegat do të shkojë Xhanin Laze, djali i ish-presidenti të ndjerë të Elbasanit Arben Laze.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar ditën e sotme se Zvicra ka lehtësuar masat për hyrjen e shqiptarëve në territorin e saj. Duke filluar nga data 22 janar shqiptarëve që janë vaksinuar ose shëruar nga Covid nuk do t’iu kërkohet një test negativ PCR ose i shpejtë antigjen për të hyrë në Zvicër. Shqiptarët që udhëtojnë me avion apo me autobus nga distanca të gjata duhet të plotësojnë një formular para hyrjes në Zvicër. Njoftimi Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, njofton se për udhëtimet drejt Zvicrës, nga data 22 janar 2022: Personave që janë vaksinuar…
Presidenti Ilir Meta ia ka marrë këngës krah këngëtarit popullor Bujar Qamili. Në një postim në Facebook, teksa dëgjohet të këndojë ‘Pranvera filloi me ardh’, Meta shkruan se një bilbili si këngëatari Bujar Qamili nuk mund t’i rezistosh. E siç duket Kreu i Shtetit është dorëzuar para këngëve të shkodranit. “Bilbili i Shkodrës është magjik dhe nuk mund t’i rezistosh, përveçse t’i dorëzohesh talentit të tij,”- shkruan Meta krah videos.
Është shënuar incidenti i parë në takimin e Lulzim Bashës në Laç, ku simpatizantë të Berishës sulmuan simpatizantët e Bashës kur po futeshin brenda në pallatin e kulturës. Thirrja ‘Basha ik’ nga një grup simpatizantësh të Berishës ka irrituar personat që mbështesnin Bashën të cilën e kanë dhunuar të riun që bëri këtë thirrje. Ndërkohë për të qetësuar ‘gjakrat’ ka ndërhyrë policia. Takimi i kreut të PD Lulzim Bashës në Laç ka mbledhur simpatizantë si dhe deputetët e PD për qarkun e Lezhës. Ka qenë deputeti i Kurbinit Kastriot Piroli i cili ka pritur simpatizantët e Bashës, por nuk kanë…
Aktori i njohur Florjan Binaj dhe bashkëshortja e tij Sadina janë bërë prindër për herë të tretë.Lajmin e bukur për ardhjen në jetë të vogëlushes sapo e dha vetë aktori me anë të një postimi në Instagram.Ata kanë vendosur ta quajnë të voglën e shtëpisë Vjosa, një emër ky shumë i veçantë shqiptar.“Vjosa lumturoi pafund sot mamin, babin dhe familjen Binaj. Faleminderit stafit të maternitetit Mbretëresha Geraldinë! Jetë të gjatë e vogla jonë”, shkruan Flori.Kujtojmë se Flori dhe Sadina janë prindër edhe të dy fëmijëve të tjerë, Krenas dhe Glaukut.
Zgjedhjet e 6 marsit do të jenë testi i parë i mbështetjes që Sali Berisha dhe lëvizja e tij kanë tek qytetaret; por njëherësh edhe perplasja e parë me Lulzim Bashën. Në kushtet kur sigla e PD i takon Bashës; Komisioni i Rithemelimit ka zgjedhur si strategji për garën në 6 bashki; kandidimin me një koalicion. Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Ivi Kaso shpjegon se deri të shtunën përfundojnë negociatat me aleatët për garën e 6 marsit. “Jemi në kontakt me të gjithë ata që garuan në zgjedhjet e fundit lokale kundër PS dhe kundër Edi Ramës, me të gjithë…
“Nuk i kemi asnjë borxh Presidenti Erdogan apo Republikës së Shqipërisë, pasi mes vëllezërve s’ka borxhe”. Kjo ka qenë përgjigja e Kryeministrit Rama i pyetur nëse do t’i plotësojë kërkesën Presidentit turk për të marrë masa ndaj gylenistëve në Shqipëri. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi dje një vizitë 1-ditore në vendin tonë. Erdogan i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të ndërmarrë hapa më të shpejtë për t’u ndarë nga prania e çdo institucioni të organizatës FETO në Shqipëri. “Fakti që FETO ende gjen vend në vendin tonë mik, e dëmton shumë vendin tonë, në periudhën përpara të merren…
“PanoramaSport” ka mundur të sigurojë dokumente, se si u zhdukën 2.1 mln dollarë të FIFA-s për klubet shqiptare, në këtë periudhë pandemie që ka prekur rëndë botën e futbollit. Ish-Sekretari i Përgjithshëm i FSHF Eduard Prodani, njëherazi kandidat për Federatën Rajonale të Tiranës e përshëndeti këtë investigim dhe nxiti se artikuj të tillë duhet bërë në të ardhmen. Ai pranoi se ka keqmenaxhim fondesh në këtë organ të futbollit dhe bëri thirrje që qeveria të ndërhyjë. Sipas Prodanit, ka ardhur koha të ketë ndryshime në drejtimin e FSHF ndërsa shtoi se cikli 20-vjeçar i Armando Dukës ka përfunduar. Si i…
Partia Socialiste e Shqipërisë ka nisur zyrtarisht punën për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen në datë 6 mars në 6 bashki të vendit që janë pa kryetar. Ai tha se nuk do të ketë deputetë që do të propozohen për të kandiduar për kryetar bashkie. “Nuk mendoj se do të kemi deputetë, si parim në këtë garë, pasi deputeti është zgjedhur për të bërë deputetin. Ky është mendimi i kryesisë. Përsa i përket grave, mes një gruaje dhe 10 burrave unë zgjedh gruan” tha ai. Pak ditë më parë Valdrin Pjetri kërkoi një shans të dytë për…
Kryeministri Edi Rama njoftoi se Partia Socialiste është gati “të ndezë” motorët për përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Në fund të mbledhjes së Kryesisë së PS, Rama tha se do të nisë menjëherë organizimi për zgjedhjet, ndërsa shtoi se do të respektojnë afatet dhe do të paraqesin kandidatët. “Sa i përket çështjes së dytë, vendimit për zgjedhje, kemi folur për të filluar menjëherë organizimin. Është një proces, ku ne sigurisht do të jemi pjesë, do respektojmë afatet, do paraqesim kandidatët. Nuk mendoj që do të kemi deputetë kandidatë, sepse deputetët janë zgjedhur për të bërë deputetin…
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu mesditën e kësaj të enjte ka vizituar laboratorin e referencës në Institutin e Shëndetit Publik. Manastirliu është shprehur se falë investimit është rritur me 30% kapaciteti testues në këtë laborator, Ndër të tjera ministrja ka parë nga afër edhe investimin e ri në ISHP, ku tha se këto pajisje janë pjesë e planit për përgjigjen ndaj pandemisë dhe emergjencave të shëndetit publik “Kemi investuar për Institutin e Shëndetit Publik në raport me rritjen e kapaciteteve, të cilat vijnë të rritura me rreth 30% krahasuar me ato më parë, duke rinovuar dhe shtuar flotën e pajisjeve…