Dr. Baki Ejupi, mjek pranë Shërbimit Kombëtar Spitalor britanik, shprehet se varianti Omicron nuk është kaq i rrezikshëm sa në fillim. Duke iu referuar situatës në Angli, me rritjen e përqindjes së të vaksinuarve dhe të të infektuarve me Omicron, Dr. Ejupi tha gjatë një interviste për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, se në muajt e ardhshëm do të kemi kaluar në endemi. “Shifrat kanë filluar të bien. Një numër i caktuar faktorësh ka sjellë një situatë ku Omicron nuk është më rreziku që ishte para disa javësh. Ne kemi prirë në pandemi me shumë statistika dhe Evropa ka ngecur për…
Author: tirana
Familjarë e një prej viktimave të 21 janarit, Ziver Veizit kanë bërë sot homazhe në nderim të tij, teksa apelojnë për drejtësi 11 vjet pas ngjarjes tragjike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Ata kanë vendosur lule në varrin e Ziver Veizit, teksa deklaruan se nuk është bërë asgjë për zbardhjen e ngjarjes. “Ne drejtësinë do ta kërkojmë deri sa të rrojmë. Drejtësinë do ta kërkojmë për vëllain tonë. Nuk dua të ma zësh në gojë as Berishën as…Nuk dua që të mi zësh fare në gojë. Unë kërkoj drejtësinë e vëllait tim, do ta kërkojmë deri sa ta…
Sot është shënuar 11 vjetori i protestës së përgjakshme të 21 janarit të vitit 2011 ku mbetën të vdekur katër qytetarë. Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga familjarët e katër viktimave bëri homazhe duke vendosur lule në bulevard në vendin ku dhanë frymën e fundit protestuesit. Por, komentuesit në faqen e tij në Facebook i kanë kërkuar llogari për drejtësinë e munguar. Kryeministri shprehet se “ato që i takonin, i ka bërë” dhe se tani fjalën e ka drejtësia e re. Disa nga përgjigjet e Edi Ramës për komentuesit Mbase nuk e ke ndjekur, po ne e…
Kryebashkiakja aktuale Emirjana Sako do të kandidojë për zgjedhjet e pjesshme në Durrës. PS pritet të nisë edhe një mbledhje të Kryesisë Durrës për të prezantuar kandidaten Sako. Mësohet se Emirjana Sako ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama për të kandiduar për kryetare bashkie në Qarkun e Durrësit. Sako njihet dhe si njeriu i Vangush Dakos.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kujtuar sot 11 vjetorin e 21 Janarit, ku gjatë protestës paqësore u vranë 4 protestues në Bulevard. Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social facebook Balla deklaron se më 21 Janar 2011, Sali Berisha urdhëroi të qëllohet me plumba mbi popullin që kishte dalë në protestën më të madhe kundër regjimit të tij korruptiv, duke u marrë jetën katër shqiptarëve të pafajshëm e plagosur dhjetra të tjerë. “Kurrë nuk do e harrojmë. Më 21 Janar 2011 Sali Berisha urdhëroi të qëllohet me plumba mbi popullin që kishte dalë në…
Vota e emigrantëve dhe modeli më optimal për ta mundësuar atë,ka qenë në fokus të bisedimeve që kryetari i KQZ Ilirijan Celibashi zhvilloi në Athinë me ministrin e brendshëm grek Maqis Voridhis. Ndonëse një premtim shumëvjeçar i politikës shqiptare,deri tani ka qenë pikërisht politika që e ka përdorur votën e emigrantëve për përfitime mikropolitike. Duket se këtë herë më tepër se politikës,kjo çështje i është lënë në dorë ekspertëve teknicientë,ndaj dhe për zotin Celibashi,vizita ka qenë e ngjeshur me takime me ekspertë të çështjes. Në fokus të hulumtimeve të palës shqiptare ka qenë modeli Grek i votës së diasporës,dhe problematikat…
Këngëtari i muzikës polifonike, Guri Rrokaj, ka krijuar një këngë për presidentin Erdogan, që e ka rikthyer në qendër të vëmendjes, pas vizitës së Erdogan në Tiranë. Rrokaj rrëfeu në emisionin “Të Paekspozuarit” , se nga u frymëzua për këtë këngë. Pjesë nga biseda: Guri Rrokaj: Vargjet, nuk pretendoj se jam shkrimtar, por jam krijues dhe tek poeti popullor, kam realizuar edhe tre libra. I fundit, me 250 këngë. Ylli Rakipi: Si erdhi kjo këngë për Erdoganin? Guri Rrokaj: Unë shihja televizor, shumë herë e mbaja edhe te ju, se më pëlqente. Shoh unë kryeministrin Rama në Turqi, u befasova,…
Big Brother VIP”, është tashmë gati për finale dhe banoret veçse kanë nisur betejat me njëri-tjetrin. Situata do jetë më e agravuar sepse tre nga banorët e nominuar, që janë Donald, Beatrix dhe Einxhel pritet ta lënë shtëpinë e që secili është aluduar se do e prek finalen. Megjithatë, nuk dihet se çka do të ndodhë. Theksojmë se, nominimi i treshes Einxhel, Donald dhe Beatrix ka shkaktuar tensione brenda shtëpisë e kjo u dallua shumë lehtë pas zinxhirit të nominimeve të martën. Të premten do të mund të ndjekim edhe përballjet mes banorëve pak para finales.
Ditë shumë të ftohta për të kaluar më pas në ditë të ftohta. Ky është parashikimi i motit nga meteorologët e Meteoalb për 10 ditëshin e fundit të janarit. Sinoptikania Lajda Porja tha se nga pasditja e sotme do të ketë rënie të menjëhershme të temperaturave. Nga nesër e në vijim do ketë mot të kthjellët, por shumë të ftohtë, të paktën deri të enjten e ardhshme. E hëna pritet të jetë dita më e ftohtë. “Mëngjesi ka vijuar ende i ngrohtë, për shkak të qarkullimit të masave me origjinë nga jugu. pritet që orët vijuese, në pjesën e dytë…
Sot shënohen 11 vite ga 21 janari ku mbetën të vrarë katër protestues të opozitës asokohe gjatë protestave para kryeministrisë. Në nder të 4 viktimave Aleks Nika Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, kryeministri Edi Rama bashkë me familjarë, ministra dhe deputetë zhvilluan homazhe ne Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ .
Një 32-vjeçar që ishte shpallur në kërkim është vënë në pranga nga Policia e Lushnjes. Autoritetet sqarojnë se Klevis (Klajdi) Kasa është arrestuar në kuadër të operacionit “Laboratori”. Për Kasën gjykata kishte vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike” të kryera në bashkëpunim. 32-vjeçari në bashkëpunim me 3 persona të tjerë të cilët janë arrestuar në 1 Prill 2021, akuzohen se kishin përshtatur katin e parë dhe katin e tretë të një banese, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.
Nga Artan Hoxha Kur degjoj Ujkun, tu kërkojë “qoftë dhe një provë të vetme” amerikanëve, ndërsa ka lënë një pirg me kufoma n ë Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, më vjen të shkrihem gazi, se nuk kam fuqi të ulëras… Marshall, kerkon një prove si e ke “minuar demokracinë” ne kete vend, si ke “fshehur krimet” dhe ke “penguar hetimet” pasi te shpallen “non grata”???!! Ja ku e ke. Me figure dhe me krisma… Me kufoma te pergjakura mbi bulevard dhe me tru te derdhur mbi trotuar… Jo nje, por dy protestues krejtesisht paqesore, pa çadra pistolete dhe thika me helm…