Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha për TiranaNews.al se mëngjesin e ditës së sotme kanë nisur reshjet e dëborës në zonat malore të Dibrës, Matit e Bulqizës.
Në zonat e thella trashësia e borës është 30 cm, ndërkohë në qytetin e Peshkopisë, 10 cm.
Probleme janë evidentuar në linjat elektrike që furnizojnë Gollobordën, Reçin, Zallë Dardhën dhe Kalanë e Dodës. Po punohet për riparimin e defektit në nënstacionin e Vojnikës.Sipas drejtuesit të Prefekturës Dibër, po punohet për mirëmbajtjen e të gjitha akseve rrugore. Borëpastrueset janë në terren. Sakaq po hidhet kripë dhe skorie aty ku është e nevojshme.
Prefekti Shehu u bën thirrje përdoruesve të rrugës së Arbrit dhe atyre të rajonit Dibrës të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes, të mbajnē zinxhirë dhe të kufizojnë sa të munden lëvizjet në rrugët me dëborë e akull.
Postime te ngjashme
Add A Comment
