Author: tirana

Temperaturat e ulta të këtyre ditëve kane sjellë një fenomen jo normal për Fierin, reshjet e borës. Edhe pse jo me intensitet të lartë, flokët e borës kanë filluar të bien këtë pasdite në Fier. Edhe sinoptikanët i kishin parashikuar reshjet e borës dhe temperaturat e ulta, të cilat pritet të kulmojnë ditën e hënë. Si rrallë herë, Fieri mbulohet nga dëbora, qyteti përfshihet nga reshje të dendura Temperaturat e ulta të këtyre ditëve kane sjellë një fenomen jo normal për Fierin, reshjet e borës. Edhe pse jo me intensitet të lartë, flokët e borës kanë filluar të bien këtë…

Read More

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Athinë, me pasojë plagosjen e tre personave. Mediet fqinje raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Voulas, ku një person ka hapur zjarr drejt një furre buke, në kryqëzimin e rrugëve “Ermou” dhe “Proodou 42”. Nga breshëria e plumbave kanë mbetur të plagosur dy shtetas shqiptarë dhe një iraken, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital. Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, ku deri më tani është sekuestruar një thikë. Siç raportojnë mediet fqinje, ngjarja dyshohet për larje hesapesh, ndërsa autorët janë larguar…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një takim me demokratët e Durrësit deklaroi se është kundër projektit të Portit të Durrësit. Basha theksoi se nuk do të lejojë oligarkët që shkojnë e vijnë mes trekëndëshit të Bermudës të vazhdojnë të ushqejnë ‘Foltoren’ dhe Ramën ditë e natë. “Pse është çështja e Portit të Durrësit kaq e prekshme? E para punës se është një tjetër provë korrupsioni. Nëse ti ke qëllim të ndërtosh të hapësh vende pune dhe të pasurosh këtë qendër nuk i bën punët natën, nuk i kalon ligjet në mesnatë pakonsultim, nuk sjell këtu një sheik, por del para durrsakëve…

Read More

Reperi Stresi ka qenë një nga reperët më të përfolur kudo kohët e fundit, sidomos pas bashkimit të tij me “konkurrentin” Noizy, të cilit i ka shprehur herë pas here suportin dhe mbështetjen. Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në një intevistë, në të cilën ka dhënë një koment lidhur me situatën shumë të diskutuar, lidhjen e banorëve të “Big Brother VIP Albania” Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj. Ai ka shprehur faktin se ka një shoqëri shumë të madhe për aktorin e humorit dhe se nuk e gjykon. Sipas tij, është pikërisht Beatrix e cila ka vepruar gabim, duke…

Read More

Në një takim me demokratët e Durrësit, kreu i PD, Lulzim Basha, ‘sulmoi’ sërish ish-kryeministrin Sali Berisha ndërsa theksoi se ky i fundit lufton vetëm për interesa personale. Basha komentoi shpalljen non grata nga SHBA të Berishës ndërsa theksoi se në fillim ishte një ‘shok’ për të gjithë, por ish-kryeministri shkeli vijën e kuqe me protestën e dhunshme të 8 janarit në selinë blu. “Shpallja ‘non grata’ e tij nga SHBA ishte me të vërtetë një shok për ne, por tani e shohim çdo ditë si sillet me demokratët, si manipulon, si gënjen, si kaluar vijën e kuqe më 8…

Read More

Vijojnë shifrat rekord të infektimeve me koronavirus në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë rezultuar pozitivë 2230 qytetarë. Ndërkohë, në këto 24 orë e kanë humbur betejën me virusin e rëndë edhe 5 të infektuar dhe janë shëruar 1894 të tjerë. Njoftimi i MSH: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët…

Read More

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka lënë sonte shtëpinë e Big Brother Vip. Gjatë kësaj jave, Beatrix ishte në nominim me të dashurin e saj aktorin Donald Veshaj si dhe me prezantuesen Einxhel Shkira. Ajo u përcoll mes lotësh nga banorët dhe partneri i saj Donald Veshaj, me të cilin e kishte shumë të vështirë të ndahej. Donaldi teksa e përqafonte Beatrix i përlotur i tha se nëse do kishte ndonjë shqetësim të telefononte Romeon. “Nëse ke diçka, merr Romeon në telefon nëse ke shqetësim, për çdo gjë”, i tha Donaldi Trixës teksa po e përcillte tek dera. Emocionet duket se kapën…

Read More

Armando Broja bëhet gjithnjë e më shumë personash i mediave të njohura britanike, dhe e përditshmja “The Sun” ka zgjedhur pikërisht një reportazh të publikuar nga “Panorama Sport” për futbollistin kuqezi, që të tregojë se kush është djaloshi i cili po mahnit Anglinë. Në ditën e ndeshjes se Sauthempton ndaj Mançester Sitit të Guardiolës, e gjithë vëmendja ishte pikërisht te sulmuesi shqiptar. “The Sun” tregon fillimet e Brojës dhe si u bë një emër i njohur në futbollin anglez duke kapërcyer shkallët në radhët e akademisë së Çelsit. Më pas, tregon edhe prejardhjen e futbollistit nga fshati Kamicë në Malësinë…

Read More

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë dalë në protestë kundër kryedemokratit Lulzim Basha. Dhjetra qytetarë kanë dalë për të pritur me protestë Bashën në qytet, ku do të zhvillojë një takim me mbështetësit e tij. Në duar ata mbajnë pankarta në të cilat lexohet; Kemi bërë burg për të ndihmuar ty, ti na shite tek Rama!; Lulzim Brava peng i qeverisë!; Lulzim Brava boll mashtrove ambasadat e huaja! apo dhe STOP kapjes së PD nga Rama…! Ndërkohë që Basha nuk ka mbërritur ende në qytet, efektivët e Policisë së Shtetit kanë krijuar një kordon për të siguruar numrin një të…

Read More

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku, publikon në “Facebook” një dokument, që sipas saj, tregon aferën e bashkive me inceneratorin e Tiranës. Deputetja Tabaku shkruan se rezultati i negociatës mes bashkive dhe inceneratorit është “”. Postimi i Tabakut: 📍📍📍Përditë bëhet më e qartë përse socialistët bllokuan hetimin për aferën e inceneratorëve në Komisionin Hetimor. Ato duan të mbulojnë provat për grupin të strukturuar kriminal që ende sot e kësaj dite merr nga xhepat e shqiptarëve miliona euro. Të tre inceneratorët nuk punojnë ne kapacitet të plotë dhe qeveria është ngritur në këmbë t’i “krijojë” punë, sidomos atij te Tiranës. Të gjithë…

Read More

Monika Lubonja ishte lojtarja që hyri si “zonja e shtëpisë”, e cila e ka mendjen kryesisht te higjiena, por që me kalimin e javëve rezultoi se është një stratege e vërtetë në “”. Aktorja që në prill do të festojë 54-vjetorin, është një ndër pretendentët që synojnë finalen e BBV, mes emrave të tjerë të përfolur që janë: Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Arjola Demiri, Beniada Nishani, si edhe Einxhel Shkira. Sa i përket situatës së saj aktuale, këtë javë, një lojë e papritur brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, ka çuar menjëherë në nominim Monikën. Banorët zgjodhën një listë emrash…

Read More

Përjetimi i ndjenjave negative, stresit, mërzisë apo ankthit pa dyshim që janë prezente tek çdo njeri në pjesë të caktuara të ditës apo jetës. Problemet e jetës së përditshme arrijnë të krijojnë luhatje dhe përmbysje të mëdha humori ndaj përjetimi i këtyre ndjenjave është i shpeshtë. Zakonisht stresi apo ankthi largohet në kohë të shkurtra dhe njerëzit që e përjetojnë nuk i kushtojnë shumë rëndësi.Gjithsesi sipas ekspertëve, ka një limit të caktuar të përjetimit të këtyre ndjenjave. Krahas ankthit normal të cilin e përjeton çdo njeri, ka edhe një lloj tjetër ankthi i cili konsiderohet si një nga armiqtë më…

Read More