Publikohet historia e panjohur e djemve të Ismail Qemalit, nga periudha e Monarkisë së Zogut, kur ata emëruan në funksione të larta zyrtare dhe u nderuan me medalje, dekorata e pensione të veçante. Nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, kur Qamil Vlora, u burgos që në vitin 1947, duke u akuzuar për armëmbajtje pa leje, ndërsa familja e tij, deri në fund të regjimit komunist, u persekutua, u denigrua dhe u shpërfill, duke mos u ftuar asnjëherë në përvjetorët e shpalljes së Pavarësisë. Dëshmia e rrallë e znj. Esma Hurshiti Vlora, mbesa e Javer bej Hurshitit, (ish-firmëtar i Pavarësisë në…
Author: tirana
“Serbia nuk do paqe”, thoshte në vitin 1998 Hamëz Jashari për mediat gjermane e kroate të asaj kohe Sulmi i para 24 vjetëve i forcave serbe mbi familjen e heronjve Adem e Hamëz Jashari, nuk mbeti i padokumentuar. Disa ditë pas sulmit të asaj kohe, Hamëz Jashari foli për mediat kroate dhe gjermane, duke treguar se si ndodhi sulmi, transmeton Albinfo.ch. Serbia nuk do paqe. Ata çdo ditë rrahin, vrasin dhe rrisin dhunën ndaj shqiptarëve…Ata hynë nëpër shtëpitë tona dhe na poshtërojnë. Dekani i Universitetit Shqiptar poshtërohet nga një polic i thjeshtë serb”, ishte shprehur atë kohë Hamëz Jashari në…
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Just in time”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Sektorin e Forcës Operacionale dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Vihen në pranga 3 shtetas që mbanin në banesë emigrantët e paligjshëm. Procedohen penalisht edhe 14 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP…
Dibra është një nga qarqet me temperaturat më të ulëta në vend. Në zonat e thella të qarkut te Dibrës, temperaturat shënojnë -16°c . Njesia Lur eshte e bllokuar dhe nuk mund të lëvizet drejt Peshkopise por vetem nga Rresheni, pasi lartesia e bores vjen nga 30 deri ne 50 cm. Po keshtu ka probleme edhe në njesinë Sllov, Zall-Reç këto njësi janë të bllokuara nga prezenca e akullit dhe bora. Probleme ka edhe Kalaja e Dodës, ku disa fshatra janë te izoluara, probleme ka edhe në zonën e Gollobordës si Trebishti dhe Ostreni. Ndërsa rruga nacionale nga Peshkopia drejt…
Britania e Madhe ka akuzuar presidentin Putin për komplot për të instaluar një figurë pro-Moskës për të udhëhequr qeverinë e Ukrainës. Ministria e Jashtme ndërmori hapin e pazakontë duke emëruar ish-deputetin ukrainas Yevhen Murayev si një kandidat të mundshëm të Kremlinit. Rusia ka zhvendosur 100,000 trupa pranë kufirit të saj me Ukrainën, por mohon se po planifikon një pushtim. Ministrat e Mbretërisë së Bashkuar kanë paralajmëruar se qeveria ruse do të përballet me pasoja të rënda nëse do të ketë një inkursion. Në një deklaratë, Sekretarja e Jashtme Liz Truss tha: “Informacioni i publikuar sot hedh dritë mbi shtrirjen e…
Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP duket se vazhdojnë të jenë shumë të diskutuar edhe pas daljes së tyre nga aventura e famshme. Megjithëse brenda shtëpisë kanë pasur disa herë debate dhe raporte jo shumë të mira me njëri-tjetrin, këngëtari Sabioni dhe DJ Dagz duket se kanë bërë paqe pas largimit nga spektakli. Ata kanë realizuar së bashku një video nga prapaskenat e spektaklit, ku shihet teksa i dhurojnë përqafime të zjarrta njëri-tjetrit.“Ja dhe vëllai i vogël ka ardhur këtu nga Kosova”, dëgjohet duke thënë Sabiani, pasuar nga DJ Dagz, i cili thotë: “Sabi, të dua shumë”. Raportet e…
Ky është kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme. Dollari amerikan sot blihet me 104.6 Lekë dhe shitet me 110.6 lekë. Euro blihet me 119.8 Lekë dhe shitet me 124.8 Lekë. Paundi britanik blihet me 143.4 Lekë dhe shitet me 148.4 Lekë. Franga zviceriane blihet me 115.1 Lekë dhe shitet me 120.1 lekë. Dollari kanadez blihet me 83.4 Lekë dhe shitet me 88.4 Lekë.
Kryeministri Edi Rama këtë të diel e ka nisur me një video nga pika turistike e Dardhës. Nga pamjet shihet sesi dhe pse në ditë të ftohta, Dardha mbetet një ndër destinacionet turistike më të preferuara nga qytetarët. Kreu i qeverisë përmes kësaj video uron një fundjavë të mbarë për të gjithë. “MIRËMËNGJES 😊 nga Dardha😍”, shkruan Rama.
Pesë të rinj nga 17 deri në 22 vjeç, katër djem dhe një vajzë, humbën jetën në një aksident në rrugën provinciale 45 në komunën Rezzato, në provincën e Brescias. Një makinë dhe një autobus janë përplasur në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës. Përplasja ishte shumë e dhunshme dhe për të rinjtë nuk mund të bëhej asgjë, pasi ndërruan jetën në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit të 118 ndërhynë në vend për të nxjerrë trupat nga makina. Viktimat, disa me origjinë të huaj, por të gjithë banues në Valsabbia, udhëtonin për në Brescia me…
Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Pfizer Inc, Albert Bourla tha të shtunën se një vaksinë vjetore për COVID-19 do të ishte e preferueshme në krahasim me doza të shpeshta përforcuese në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Vaksina e Pfizer/BioNtech për COVID-19 ka rezultuar efektive kundër rasteve të rënda dhe vdekjeve të shkaktuara nga varianti Omicron, por më pak efektive në parandalimin e transmetimit. Në një intervistë me televizionin N12 News të Izraelit, zoti Bourla u pyet nëse ai parashikon që dozat përforcuese do të ofrohen rregullisht çdo katër deri në pesë muaj.“Nuk do të ishte një skenar i mirë. Unë shpresoj…
Nga mot me temperatura në ulje dhe me kthjellime, do të ndikohet vendi ynë ditën e sotme. Sipas MeteoAlb masat ajrore me origjinë polare do të diktojnë orët e para të ditës mot të kthjellët, por ekstremisht të ftohtë në të gjithë vendin tonë. Parashikohet që pasditja dhe kryesisht mbrëmja të shtoj vranësirat në jug-juglindje por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të jenë negative gjatë gjithë 24-orëshit në zonat lindore. Temperaturat e ajrit ulen sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga –12°C deri në 8°C.Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare…
Franca ka regjistruar mbi 400 mijë raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik, me 400.851 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 16.601.498 ndërsa me 235 vdekje numri i viktimave nga COVID-19 arriti në 128.347. Në spitale vazhdojnë trajtimin 28.457 persona, prej të cilëve 3.792 në kujdesin intensiv. Në një deklaratë nga Autoriteti i Lartë Shëndetësor i Francës, theksohet se është miratuar përdorimi i “Paxlovid” ilaçit të prodhuar nga kompania amerikane Pfizer me qëllim trajtimin e COVID-19. Në lajmet…