Author: tirana

Ditën e sotme kryeministri, Edi Rama ka nisur me takimet me drejtuesit e qarqeve. Socialistët u mblodhën në qytetin e Fierit. Mësohet se të pranishëm kanë qenë edhe deputetët socialist jo vetëm drejtuesit politikë. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka është emëruar nga Edi Rama, e deleguar për të menaxhuar zgjedhjet e 6 marsit në qarkun e Shkodrës. Kujtojmë se aktualisht, bashkia e Shkodrës drejtohet nga kryebashkiakja Voltana Ademi e cila nuk është e zgjedhur nga qytetarët duke qenë se PD nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale të 2019.

Read More

Në kulmin e debatit për zgjedhjen e kreut të ri të FSHF-së, të tjera fakte dalin në dritë, e kësaj radhe lidhen me pagat e majme me të cilat i paguan Duka vartësit e tij. Federata Shqiptare e Futbollit është sot një nga institucionet që jep për stafin e saj të tejfryrë paga të majme që variojnë nga 2 deri në 5 milionë lekë, pavarësisht pozicionit, specialist apo drejtor institucioni. Piramidën e pagave të majme e kryeson Ilir Shulku me 5 milion e 200 mijë lekë si Sekretar i Përgjithshëm i FSHF. Më pas vijnë: Aldi Topçiu, Andi Verçani etj.…

Read More

Kandidati për Shoqatën e Futbollit Rajonale të Tiranës Eduard Prodani ka denoncuar skandalin me manipulimin e listave të votimit nga ana e kreut të FSHF, Armando Duka.Në një dalje për mediat pas dështimit të mbledhjes për shkak të mungesës së kuorumit, Prodani theksoi se i gjithë organizimi i bërë nga Federata është në kushtet e konfliktit të pastër të interesit.“ Ka manipulim të listave, nuk na është dhënë numri i delegatëve. Nuk mund të shkosh në votime pa ditur se kush voton për ty. Qëllimi është shumë i qartë për të manipuluar listat e delegatëve Mbledhja drejtohet nga njerëz të…

Read More

Një lajm i hidhur për ndjekësit e serialeve turke është bërë i ditur së fundmi. Aktori i njohur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”, Ayberk Pekcan, me rolin e tij si mjeku popullor i quajtur “Artuk Bej”, ka ndërruar jetë ditën e sotme. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj vdekje, por mendohet që aktori të ishte i sëmurë prej kohësh tashmë.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zbritur në terren këtë të hënë për takime me strukturën e qarkut të Fierit, përshkak të zgjedhjeve të pjesshme lokale që do të mbahen në datë 6 mars. Kryeministri Rama mësohet se do të mbajë takime në të gjitha qarqet të cilat përfshijnë 6 bashkitë që do zhvillojnë zgjedhje për kryetar në datë 6 mars. Pjese te takimeve do te jene dhe deputetet e qarqqeve perkatese. Në qarkun e Fierit, zgjedhjet do të zhvillohen në Bashkinë Lushnje, pas arrestimit për korrupsion të ish-kryetarit, Fatos Tushe.

Read More

Pasi dhunoi gruan e parë dhe u lirua nga burgu, edhe gruaja e dytë me të cilin bashkëjetoi e denoncoi. Por 38 vjeçari Arben Çokaj insiston se drejtësia e paragjykoi në rastin e dytë dhe duke i besuar partneres së tij e dënoi me 2 vjet e gjashtë muaj burgim për dhunë. “Asnjë provë nuk kishin, si futet njeriu kështu në burg”, thotë ai. I sapo dalë nga burgu ai akuzon se policia beson më shumë gratë se burrat në sherret që ndodhin mes çifteve. “Ma futi shteti, dhunë në familje. Nuk e kam rrahur, nuk e kam prekur fare”.…

Read More

Pandemia Covid-19 nxiti keq dhe mbipërdorim të antibiotikëve. Mjekët shpjegojnë se përdorimi pa kriter i tyre ka rritur rezistencën bakteriale. Kjo do të thotë më shumë vështirësi në trajtimin e sëmundjeve. Nga ana tjetër, pacientët në shumë raste, të shtyrë nga paniku, marrin antibiotikë edhe pa konsultimin e mjekut. “Kohët e fundit kemi një dështim në terapinë me antibiotikë si rezultat i shfaqjes së rezistencës. Është një alarm botëror dhe janë të shqetësuar të gjithë. Një nga arsyet kryesore që ne jemi në këtë situatë është keqpërdorimi i tyre ose mbipërdorimi i tyre”, shprehet mjeku, Arben Pilaca.

Read More

Më 9 janar një breshëri plumbash i mori jetën një gruaje. Xhuliana Topalli, 40 vjeçe u vra nga partneri i saj Nikolin Hila, me të cilin ishte ndarë e bashkuar disa herë dhe ishin prindër të një vajze 5 vjeçe. Ngjarja ndodhi në fshatin Nënshat të Vaut të Dejës, teksa motivi dyshohet të jetë mospranimi nga ana e viktimës për t’u rikthyer me ish-partnerin e saj. Në News24 gjatë një komunikimi me familjarët e të ndjerës, mësoi detaje nga momenti i ngjarjes, një ngjarje që ka ndodhur në sy të fëmijës 5 vjeç dhe prindërve të së ndjerës, madje ata…

Read More

Dashi Kjo ditë do të jetë e mbushur me dyshime. Bëni kujdes ndaj personave që duan t’iu frenojnë, pasi nuk do të jenë dakord me projektet që ju i keni përzemër. Parashikohen konflikte të vogla në dashuri. Do të jeni të dyjëzuar mes historive të së kaluarës dhe atyre të lindura së fundmi. Demi E marta është një ditë mjaft e favorshme sa i takon ndjenjave. Nëse duhet të organizoni një takim, kjo ditë premton shumë. Po ashtu është ideale për të rikuperuar energjinë dhe formën fizike. Dashuritë e lindura prej pak kohësh, do të duhet të kalojnë disa prova.…

Read More

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka dalë me një sqarim pas reagimeve të shumta nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut lidhur me masat e fundit kundër COVID-19, ku për të hyrë në Kosovë shtetasit e huaj duhet të paraqesin dëshminë e vaksinimit me tre doza të vaksinës.MSH ka theksuar se vendimi nuk kërkon domosdoshmërisht dëshminë e vaksinimit me tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë, duke pasur gjithashtu mundësinë e hyrjes me dy doza bashkë me praninë e testit negativ RT PCR jo më të vjetër se 48 orë, rregull që është praktikuar edhe nga shtete te tjera.…

Read More

Themeluesit të faqes WikiLeaks, Julian Assange, i është dhënë leje për ta apeluar vendimin që mundëson ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara.Uashingtoni dëshiron ta përballë me gjykim Assange-in, lidhur me publikimin e 500,000 dokumenteve ushtarake që kanë të bëjnë me luftërat e Shteteve të Bashkuara në Irak dhe Afganistan. Në dhjetor të vitit të kaluar, një gjykatë në Londër ka përmbysur vendimin e një gjykate më të ulët që pamundësonte dërgimin e Assange-it në Shtetet e Bashkuara, me arsyetimin e rrezikut të vetëvrasjes. Avokatët e Assange-it më vonë kanë sfiduar vendimin, duke argumentuar se gjykata më e lartë e…

Read More

Sekuestrohen mbi 86 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar nga policia greke në Kozani, ku është ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër dhe janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta që përmbanin 80 pako me 86 kg 500 gram marijuanë. Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, shtetas shqiptar 32 vjeç. Nga policia greke është ndaluar edhe një mjet i dytë në Kozani, i cili shërbente për kontrollin e rrugës. Në pranga ka përfunduar drejtuesi shqiptar 39 vjeç. Veç drogës dhe dy mjeteve, janë sekuestruar gjatë operacionit edhe 1 celular, 1 karte SIM dhe 120 euro.

Read More