Author: tirana

Agjensitë imobilare dhe punonjësit e tyre do të kenë detyrimin që të ushtrojnë aktivitetin përmes licensimit nga Ministria e Drejtësisë. Mazhoranca kaloi në Komisionin e Ligjeve vetëm me votat e saj një projektligj që përcakton detyrimin e çdo zyre imobilare që të certifikojë në ministrinë e drejtësisë punonjësit e saj. Sipas projektligjit të qeverisë, një punonjës imobilar që të certifikohet nuk duhet të jetë nën hetim apo gjykim për veprat penale në fushën e pastrimit të parave, të financimit të terrorizmit apo të armëve të shkatërrimit në masë. Por me këtë projektligj ndërmjetësuesit në zyrat imobilare do të kenë edhe…

Read More

Armina Mevlani ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, ku tregoi marrëdhënien me familjen e Shkëlzen Berishës. Ajo tregoi se ka marrëdhënie shumë të mira me nënën e tij, por do të donte që partneri të kishte pak më shumë karakterin e ish kryeministrit Sali Berisha. “Lilit i kërkoj shpesh mendime se e vlerësoj shumë dhe me të ndaj gjëra njësoj si mamit tim. E shoh si mamanë time, e kam pjesë të familjes dhe të gjitha vajzat duhet të kenë këto marrëdhënie me vjehrrat. Se ajo e ka rritur dhe edukuar. Shkëlzeni është më shumë si mami në pjesën…

Read More

Nga Daniel M. Davis Xhef Bezos ka nisur një mision për të mposhtur plakjen e njeriut. Ai sapo ka angazhuar shkencëtarin Hal Barron nga “GlaxoSmithKline”për të ndihmuar në drejtimin e “Altos Labs”, kompaninë e re ambicioze që synon të ndalë plakjen nëpërmjet investimeve prej miliarda dollarësh. Por çfarë thotë në fakt shkenca mbi këtë çështje? A mund ta mposhtim plakjen?Plakja nuk është vetëm një ndryshim në mënyrën se si ndihemi apo dukemi së jashtmi. Plakja ndodh në nivelin qelizor. Në laborator, është zbuluar se qelizat e lëkurës së një njeriut të rritur ndahen afërsisht 50 herë përpara se ky proces…

Read More

Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë. 2156 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus nga 7067 teste që janë kryer. 976 raste pozitive janë në Tiranë, 149 në Shkodër, 96 në Durrës, 88 në Fier, 80 në Vlorë, 74 në Gjirokastër, 61 në Lushnje, 52 në Sarandë, 50 në Berat, 45 në Elbasan, 35 në Kurbin, 34 në Pogradec, 31 në Krujë, 30 në Lezhë, 24 në Patos, 23 në Kamëz, nga 21 qytetarë në Korçë, Kavajë, 19 në Dibër, 18 në Tepelenë, 16 në Kuçovë, nga 15 qytetarë në Vau i…

Read More

Bashkia Mat, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, ka nisur punën për ndërtimin e vend-depozitimit të mbetjeve urbane. Lajmin e mirë e ka dhënë kryebashkaku i Matit, Agron Malaj. Teksa ka postuar foto nga punimet intensive që po kryhen për zgjidhjen e këtij problemi shumëvjeçar, Malaj shkruan: “Ky vend-depozitim po ndërtohet në afërsi të vend -depozitimit aktual të mbetjeve urbane. Pas këtij investimi do të shmanget ndotja e ambjentit dhe do të marrë zgjidhje një prej problematikave të mëdha për qytetin tonë”.

Read More

Krijohet Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, një emërtesë që zëvendëson strukturën aktuale të SHÇBA (Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat). Nisma ligjore është botuar sot në Fletoren Zyrtare. Ajo është pjesë e paketës ligjore për reformimin e strukturave të sigurisë. Sipas qeverisw, ky ligj u bë i domosdoshëm, ndikuar nga disa faktorë që janë përgjegjësia e (SHÇBA) për realizimin e vettingut ndaj Policisë e  Gardës, reforma në drejtësi apo krijimi i institucioneve të reja të akuzës si SPAK e BKH. Disa nga synimet kryesore të ligjit janë reformimi i Shërbimit, si një Agjenci inteligjente për të luftuar korrupsionin; transformimi i…

Read More

“PowerIndex”, indeksi i fuqisë ushtarake të shteteve, i finalizuar nga “Global Firepower”, mat fuqinë ushtarake të 140 shteteve të ndryshme. Ky indeks e përcakton rezultatin e një shteti të caktuar duke përdorur si indikatorë jo vetëm fuqinë ushtarake, por edhe financat e deri te aftësitë logjistike dhe gjeografia. Për vitin 2022, Shqipëria renditet e 115-ta në botë nga 140 vendet e konsideruara për rishikim botëror. Vendi ynë regjistron një rezultat prej 3.0023, ku indeksi përcakton se në nivelin 0.000 rezultati mund të konsiderohet i përsosur. Shigjeta me ngjyrë të kuqe, e cila tregon krahasimin e tendencave nga viti në vit,…

Read More

Edhe përgjatë vitit të ri akademik 2022-2023 përzgjedhja e fituesve të rinj në degët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë do të zbatohet në dy kritere, që kanë të bëjnë me mesataren e studimeve të shkollës së mesme, si dhe mesataren e arritur në provimet e detyruara dhe lëndën me zgjedhje të Maturës Shtetërore. Sipas vendimit të marrë nga Senati Akademik i Universitetit të Tiranës në lidhje me kriteret e pranimit për vitin e ri akademik për këtë fakultet, vlerësohet se renditja do të bëhet nëpërmjet pikëve që çdo maturant dhe kandidat tjetër do të sigurojë nga vlerësimi i këtyre…

Read More

Nga Eduard Zaloshnja Sipas raporteve më të fundit të Transparency International dhe të Departamentit të Shtetit Amerikan mbi Shqipërinë, kurrupsioni mbetet i përhapur në të katër pushtetet: në ekzekutiv, në legjislativ, në gjyqësor e në media. Por ç’mendojnë shqiptarët e thjeshtë për nivelin e korrupsionit në to? Ja ç’më rezultoi nga një sondazh që zhvillova në terren anekënd Shqipërisë, si pjesë e një studimi të gjerë ballkanik(https://csdgalbania.org/report-1-public-perception-towards-security-and-justice-institutions-and-corruption-issues-in-albania/ ) Më të korruptuarat perceptohen partitë politike, ndërsa më pak të korruptuarat perceptohen Forcat e Amatosura.

Read More

Madhu Kumar u surprizua kur disa mobilje të cilat thjesht i kishte parë në internet, por nuk i kishte porositur filluan të vinin në shtëpinë e saj në New Jersey javën e kaluar. Çdo ditë ajo surprizohej nga një pako e re, lule, sende shtëpiake dhe kolltuk pas kolltuku. “Personi i parë erdhi me kutinë dhe e vendosi pranë derës”, tha Kumar për News 12 . Më pas mbërriti një person tjetër, pastaj një tjetër. Së shpejti, kutitë kafe mbuluan shkallët e përparme të familjes. Megjithatë, një e-mail i mbërritur e informonte se më shumë dërgesa të tjera ishin rrugës.…

Read More

Lëvizja Socialiste për Integrim dorëzon në KQZ propozimet e saj për anëtarët e KZAZ-ve  për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit që do të zhvillohen më 6 mars. Po ditën e sotme, edhe Partia Socialiste ka dorëzuar emrat e saj për anëtarë të KZAZ-ve. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që në fushatë të angazhohen vetëm deputetët e qarqeve ku ka bashki pa kryetarë dhe drejtuesit e qarqeve. Partitë Politike kanë kohë deri më 9 Shkurt për të dorëzuar kandidaturat në KQZ.

Read More

Sulmi me eksploziv në derën hyrëse të shtëpisë së presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka ngjallur reagimin e UEFA-s. Organi qeverisës i futbollit europian ka shprehur shqetësimin për sigurinë edhe të finales së Konferencë Ligë, finale që do të luhet në Tiranë më 25 maj. Në lajmin e publikuar nga Associated Press, thuhet se zyrtarë të UEFA-s do të udhëtojnë së shpejti drejt Shqipërisë për të diskutuar shqetësimet e vazhdueshme rreth ndërhyrjeve politike në futboll. UEFA e përshkroi ndërhyrjen e jashtme në futbollin shqiptar si “qartësisht të papranueshme” dhe një shkelje të rregullave të saj ligjore. Duka…

Read More