Author: tirana

Kompania amerikane, Pfizer, është duke zhvilluar një vaksinë me kompaninë partnere nga Gjermania, BioNTech, për të kombinuar vaksinën aktuale kundër koronavirusit me një formulë tjetër, që do të shënjestrojë variantin Omicron të këtij virusi. Shefi ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla, ka thënë më 10 janar se formula e re e vaksinës, që do të shënjestrojë Omicronin, do të jetë gati për të fituar miratimin e rregullatorëve amerikanë në muajin mars. Duke komentuar edhe deklaratat e ekspertëve tjerë, Bourla ka thënë se vaksinat kundër koronavirusit mund të kthehen të doza të përvitshme, të ngjashme me ato të gripit stinor. Shefi…

Read More

Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar pas vendimit të Kryesisë për pezullimin e tij nga PD. Me një postim në Facebook, Këlliçi nuk kursen sulmet e ironinë ndaj Bashës, teksa shkruan ‘çudi që s’ka ende të internuar apo pushkatuar’. Këlliçi akuzon Bashën edhe një herë se bashkëpunon me Ramën, teksa shton se ai ka zgjedhur ‘demokratët e bazës dhe ata të sakrificave’ “Ish kryetari i partisë që blindoi humbjen në PD, nga xhelozia se nuk u bë dot lider, i rezistoi gjumit deri në të gdhirë të ditës së sotme për të përjashtuar e pezulluar në grup kritikët e tij. Çudi…

Read More

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga Partia Demokratike. Ai e quan të padrejtë përjashtimin dhe bën edhe një krahasim lidhur me këtë gjë. “Ha ha ha laraskat perjashtojne shqiponjen!”, shkruan Vasili. Vendimi për përjashtimin e Berishës u mor gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së që u zhvillua deri në orët e vona të mbrëmjes që lamë pas.

Read More

Arjola Demiri që nga 5 tetori ka nisur aventurën e saj në Big Brother VIP Albania. Aktorja nga Tropoja shpesh e ka treguar fiksimin e saj për veturat. Në një bisedë me Donaldin, Beatrixën, Einxhelin e tjerë, Arjola Demiri tha se ka qenë e para femër që ka vozitur Porsche në Shqipëri. Derisa i drejtohet Donaldit ajo thotë: “Zemër, unë jam e para femër që kam vozitur Porsche në Shqipëri, dhe bëhet fjalë për vitin 2008, kur atëherë ishin gjërat ndryshe”, tha Arjola.

Read More

Vjen edhe reagimi i një prej anëtareve të Komisionit të Rithemelimit të pezulluar nga kryesia e PD në mbledhjen e orëve të vona të së hënës. Aldo Bumçi shprehet se nuk e njeh këtë vendim. “Ky është fundi i pluralizmit në Shqipëri, nëse kryetari i opozitës mbron godinën me polici nuk ka më demokraci. Përballë ka një opozitë të vërtetë, që mbushi stadiumin, referendumi, protestat.Nuk pres unë që të njoftohem nga askush, nuk i njoh ata që kanë marrë këtë vendim. Keni parë ju që Lulzim Basha të dalë dhe të takojë njerëzit, ai nuk ka më asnjë lidhje me…

Read More

Mjafton një postim në rrjetet sociale që Rezarta Shkurta të kthejë gjithë vëmendjen nga vetja. E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku shfaqet së bashku me bashkëshortin e saj, Ermal Hoxha. Ata kanë pozuar të kapur për dore dhe duken shumë elegantë, ndërkohë Rezarta na zbulon se çfarë i thoshte nëna kur ishte adoleshente për shkak të gjatësisë. “Në adoleshencë mami më thoshte: Boll u zgjate se do na ngelësh në derë. Maaaamiiii e gjeta 1 e 96”, shkruan këngëtarja me humor.

Read More

Albana Vokshi ka reaguar pas përjashtimit të saj përgjithmonë nga Partia Demokratike. Vokshi kundërshton vendimin e Kryesisë, teksa thotë se nuk mund ta përjashtojnë dot nga PD ata që nuk kanë lidhje me partinë. Ajo akuzon Bashën se e do partinë me çdo kusht vetëm për pasurimin e tij personal. “Nga PD nuk më përjashtojnë dot ata që nuk kanë lidhje me PD-në. Nga PD nuk më përjashton dot një grup uzurpatorësh që PD-në e kanë mjet për pasurimin personal, ndaj e duan me çdo kusht. Ata nuk kanë lidhje as me demokratët as me demokracinë. I vetmi organ legjitim…

Read More

Vetëm pak kohë pasi shfaqej krah ish-Kryeministrit Sali Berisha në takimet e Foltores, Evi Kokalari ka vendosur të tërhiqet nga skena politike në Shqipëri. Këtë vendim ajo e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, ndërsa shton se i duhet ti kthehet jetës së saj normale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që e kishte lënë pas dore prej disa kohësh. Në postimin e saj Kokalari thotë se do të vazhdojë të jetë në komunikim me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, edhe pse jo në të njëjtën shpeshtësi si më parë. Postimi i Evi Kokalarit: Kam vendosur të distancohem pak…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka dërguar mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli. Kreu i qeverisë shkruan në rrjete sociale, se Sassoli ishte një Italian krenar dhe një avokat i zjarrtë i Shqipërisë. Ai shton më tej se ndarja nga jeta në mënyrë të befasishme të Sassolit ka shkaktuar një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo që pati nderin e kënaqësinë ta njihte! Postimi i Edi Ramës: Çfarë trishtimi! Miku ynë i mirë, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, një europian i paepur, një italian krenar, një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, gazetar i shquar dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e Partisë Socialiste. Mbledhja do të nisë në orën 09:00 në ambientet e brendshme të selisë së PS-së. Kjo mbledhje zhvillohet për të ndarë edhe qëndrimet para nisjes së sesionit parlamentar, pas pushimeve të dimrit. Më 15 janar është 30-vjetori i FRESH dhe pritet të ketë edhe një organizimi për të festuar ditën e shënuar. Ditën e djeshme kreu i qeverisë mblodhi për gjysëm orë drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS-së,. Dhe pse pas takimt nuk pati asnjë deklaratë për mediat, mësohet se u bë një analizë e situatës…

Read More

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare Presidenti i Parlamentit Evropian, Davide Sassoli. Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë ishte i sëmurë rëndë për më shumë se dy javë dhe kishte anuluar të gjitha aktivitetet zyrtare. Sassoli u shtrua në spital në Itali muajin e kaluar për shkak të një komplikacioni serioz me sistemin e tij imunitar. Ai vdiq në orët e para të së martës në një spital në Aviano, njoftoi zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo në Twitter.

Read More