Aksidentoi tre shtetas të mitur, kapet dhe ndalohet drejtuesi i mjetit, i shpallur në kërkim nga DVP Kukës. Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim A. L., 23 vjeç, banues në Kukës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Kukës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, pasi më datë 02.01.2022, në afërsi të spitalit të Kukësit, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, pa targa dhe…
Author: tirana
Seanca gjyqësore e ish-gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha është shtyrë sërish ditën e sotme dhe arsyeja ka qenë mungesa e prokurorit për probleme shëndetësore. Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar 3.6 vite burg për gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha, e cila akuzohet se së bashku me grupin që vepronte nxirrte të dënuar nga burgu me raporte false. Pas përgjimeve të kryera dhe sigurimit të provave SPAK e akuzoi Hoxhën për veprën “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim. Një ndër bashkëpunëtorët e Hoxhës për nxjerrjen e të dënuarve nga burgu…
Një zjarr në një kompleks apartamentesh në Bronks të Nju Jorkut që shkaktoi vdekjen e 19 vetëve njerëz, përfshirë nëntë fëmijë, u shkaktua nga një ngrohës elektrik në një prej apartamenteve. Zjarri i së dielës, ishte njëri nga më vdekjeprurësit në qytetin e Nju Jorkut në tre dekada. Autoritetet e qytetit të Nju Jorkut thanë se zjarri që përfshiu katin e dytë dhe të tretë të pallatit me 19 kate u shkaktua nga një ngrohës elektrik portativ. “Zjarri filloi nga një ngrohës elektrik portativ që pësoi një defekt. Ky ishte shkaku i zjarrit. Zjarri dogji dhomën ku ndodhej ngrohësi elektrik dhe…
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka publikuar disa foto në ‘Facebook’, ku duken edhe dëmet e shkaktuara gjatë protestës së zhvilluar në 8 janar në selinë e PD. Bashkangjitur fotove të publikuara Basha shprehet se ajo që u shkatërrua nga ish-kryeministri Sali Berisha , do të ngrihet më e fortë nga demokratët. ‘Atë që shkatërroi ai, ne do ta ngremë më të fortë!’, shprehet ai.
Vendosja e rregullt e alarmit për zgjim mund të jetë rrezik për shëndetin, paralajmëron mjeku i specializuar për çrregullimet e gjumit, Aleksandar Kalinkin. Zgjimi me ndihmën e një alarmi për shumë njerëz duket se është një fillim krejtësisht i natyrshëm i ditës, por ky zakon mund të çojë në zhvillimin e sëmundjeve të rënda. Ai thotë se nëse alarmi përdoret vazhdimisht, pasoja është privimi kronik i gjumit, pra pagjumësia kronike. Për shkak të kësaj, ai vuri në dukje se mungesa e gjumit mund të jetë shkas për zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme. Nëse kohëzgjatja e gjumit zvogëlohet për një orë…
Prokuroria e Tiranës në një njoftim zyrtar ka bërë me dije se po vijon hetimet në lidhje me protestën e dhunshme që u regjistrua ditën e shtunë në selinë e Partisë Demokratike. Protesta në fjalë, u thirr nga ish-kryeministri Sali Berisha. Organi i akuzës ka ngritur 4 akuza në lidhje me këtë ngjarje. PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TIRANËProkuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen hetime për çështjen penale me Nr. 182 të vitit2022, për ngjarjen e datës 08.01.2022, të ndodhur në selinë e Partisë Demokratike.Nga veprimet e para hetimore të kryera rezultojnë të jenë arrestuar 34 persona,…
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në…
947 kilogramët kokainë janë sekuestruar në Paraguaj, ndërsa mes të arrestuarve ishte dhe djali i ish-deputetit paraguaian Elvis Balbuena.about:blank Kokaina kishte si destinacion Europën dhe kapte vlerën e 60 milionë dollarëve. Droga do të kalonte nëpërmjet lumit nga Paraguaji në Parana dhe më pas drejt Europës. Djali i ish-deputetit paraguaian sipas hetuesve ishte përgjegjës për grumbullimin dhe dërgimin e ngarkesave të mëdha të kokainës. Prej kohësh, pro sido mos gjatë pandemisë Paraguai është kthyer në një nyje logjistike për trafikun e kokainës që ka si denstinacion final vendet e Europës.
Suedia njoftoi më 10 janar se ka vendosur masa të reja frenuese kundër koronavirusit, përfshirë shkurtimin e orarit të punës së bareve dhe restoranteve si dhe kufizimin e tubimeve publike. Ky shtet po përballet me rritje të madhe të rasteve për shkak të përhapjes së variantit Omicron të koronavirusit. Baret dhe restorantet do të mbyllen në ora 23:00 dhe dëshmia e vaksinimit do të kërkohet për të gjitha tubimet publike që mbahen në ambiente të mbyllura e ku marrin pjesë mbi 50 persona. Ndërkaq, tubimet private nuk mund të kalojnë shifrën prej 20 personash. Këto masa do të hyjnë në…
Lëkundjet e tërmetit me epiqendër në Follorinë të Greqisë, janë ndjerë më së shumti në zonën e Devollit. Veç tronditjes që pësuan banorët e fshatit Vranisht tregojnë se muret e shtëpive kanë pësuar plasaritje. “Çuni….u trembëm mora fëmijët në krah dhe dola jashtë. U dëmtuan më shumë shtëpi se ishte dëmtuar dhe tërmetet e mëparshme”. “Na u çanë muret ra suvaja”. Nga vlerësimet paraprake në terren të grupit të emergjencave veç dy banesave në fshatin Vranisht janë dëmtuar dhe 6 të tjera. 2 prej të cilave në Bilisht, 2 në fshatin Mençurisht dhe 2 në Shuec. Kreu i Bashkisë Devoll…
Temperaturë deri në 39 gradë deri në tre ditë me radhë, ethe, kollë e thatë, lodhje, rrjedhje hundësh dhe dhembje muskujsh janë simptomat që manifestojnë pacientët e prekur me koronavirus ditëve të fundit në Kosovë, thotë infektologu Sali Ahmeti. Në fund të dhjetorit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë konfirmuar praninë e variantit Omicron të koronavirusit. Ky variant, i cilësuar si shqetësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, është identifikuar për herë të parë në Afrikë të Jugut në muajin nëntor dhe që atëherë është përhapur në qindra vende të botës, duke u bërë dominues në disa. Sipas Ahmetit, infektolog në Klinikën…
Çlirim Gjata mendon se ajo që ndodhi në protestën e 8 janarit kishte nisur prej kohësh për shkak se Lulzim Basha shiti betejat e PD. “Ata që ishin atje nuk shkuan për tu rrahur, ata kanë punuar 8 vite për PD. Pse duhej Basha ti thërriste të gjithë ata? Partia është bashkim vullnetar. PD u ndodh në rrezik të shpërbërjes. Hajde se po e pranoj unë e kam propozuar, unë e kam fajin, por nuk është këtu çështja. Ka shitje nga Basha, betejat nuk u çuan deri në fund”, tha Gjata për MCN Tv.