Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje te “Pallati i Brigadave” në Tiranë. Policia njofton se një makinë ka përplasur një biçiklist 28 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 10.01.2022, rreth orës 20:00, te “Pallati i Brigadave”, mjeti me drejtues shtetasin K. B., ka aksidentuar biçiklistin shtetasin S. D., 28 vjeç. Si pasojë e aksidentit shtetasi S. D., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të aksidentit.
Author: tirana
Kryeministri, njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbledhur sot në seli drejtuesit e qarqeve. Mbledhja ka zgjatur 30 minuta dhe ka patur në fokus përmbledhjen e analizës zgjedhore. Burime për Tirananews.al bëjnë me dije se kryeministri Rama do të thërrasë Asamblenë Kombëtare me qëllim mbajtjen e Kongresit të Partisë Socialiste. Ende nuk dihen detaje për datën se kur do të mblidhet Asambleja Kombëtare, organ kolegjial që thërret Kongresin.Ndërkohë, kreu i qeverisë do të mbledhë nesër edhe Kryesinë e Partisë Socialiste. Po ashtu, në 15 janar FRESSH feston 30-vjetorin dhe pritet të ketë një organizim nga partia./Tirananews.al
Presidenti Ilir Meta, i ftuar në “Click Plus” në Maqedoni, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e bujshme që po ndodhin brenda Partisë Demokratike.about:blank Ai sulmoi kreun e opozitës duke theksuar përgjegjësia për dështimin e saj i takon Lulzim Bashës. “Përgjegjësia ekskluzive për dështimet e opozitës i takon Lulzim Bashës”, tha mes tjerash presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Albana Vokshi me anë të një postimi i drejtohet të gjitha grave deputete të PD-së. Vokshi shkruan se ajo që ndodhi ishte një skandal ndërsa shton se është turp për ata që bëjnë festë. Deklarata Për të gjitha gratë deputete, anëtare të Këshillit Kombëtar të PD, anëtare të Kryesisë së PD që nuk janë lodhur së postuari dje e sot mesazhet standart të prodhuara nga zyrat e shtypit legale të Lulzim Bashës. – Turp për ju që jeni bërë palë e mbroni dhunën ndaj grave e burrave demokratë të ushtruar brenda dhe rrotull mjediseve me urdhër të Lulzim Bashës; –…
Bizneset në Itali janë të rrezikuara nga shpërthimet me lëndë plasëse. Përkatësisht në Foggia të Italisë janë raportuar se që në fillim të 2022 janë regjistruar katër shpërthime brenda 10 ditëve. Mediat italiane shkruajnë se shpërthimi i fundit ishte këtë fundjavë përpara restorantit Poseidon në Vico Ciancarella, ku u dëmtua vetëm pjesën e jashtme të grilave të këtij biznesi. Nga ana e tyre hetuesit janë duke këqyrur pamjet e kamerave të sigurisë të biznesit por edhe të banesave aty pranë. Pronari i “Poseidon” është po i njëjti me atë të kompanisë Coffeè 0861 që merret me shpërndarjen e kafesë, të…
Kompania e sigurisë kibernetike “Jones group international” do të ofrojë ekspertizën e saj në Shqipëri, për te gjitha sistemet elektronike për te mbrojtur databazat me te dhënat e qytetareve. Këshilli i Ministrave ka miratuar memorandumin e mirëkuptimit mes këtë kompani, me qëllim forcimin e sigurisë kibernetike të infrastrukturës kritike për Shqipërinë. Ky memorandum bashkëpunimi vjen pas skandalit të pagave, ku listat me emrat e tatimpaguesve shqiptarë u publikuan në rrjetet sociale. VENDIMIMIRATIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE GRUPIT JONES INTERNATIONAL, PËR FORCIMIN E SIGURISË KIBERNETIKE TË INFRASTRUKTURËS KRITIKE PËR SHQIPËRINË. Në mbështetje…
Rregullatori për ilaçe i Bashkimit Evropian deklaroi se do të vendosë brenda javësh nëse do të miratojë apo jo për përdorim pilulën e Pfizerit kundër koronavirusit. Shtetet e Bashkuara veçse kanë autorizuar për përdorim pilulën e gjigantit farmaceutik amerikan, Pfizer. Në dhjetor, Agjencia Evropiane për Barna (EMA) u dha të drejtë shteteve që të vendosin nëse duan që të lëshojnë miratim urgjent për përdorimin e pilulës, që njihet me emrin Paxlovid. Por, EMA tha se tani do të nisë të vlerësojë pilulën me qëllim që t’i japë ose jo miratimin e plotë për përdorim në 27 shtetet e bllokut evropian.…
Italia vijon të regjistrojë shifra të larta të koronavirusit. Ditëve të fundit vendi ka regjistruar rekord të infektive, ndërsa për herë të parë janë tejkaluar mbi 2 milionë raste pozitivë me Covid. Kryeministri italian Mario Draghi ka mbajtur këtë të hënë një konferencë për shtyp, ku edhe ka analizuar situatën e COVID dhe masat për të luftuar pandeminë. Ai është shprehur se shumica e problemeve me të cilat po përballet vendi varen nga qytetarët e pavaksinuar’, tha ai. Ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve të mos hezitojnë por të marrin edhe dozën e tretë. I ndalur edhe tek arsimi, Draghi…
Duke marrë shkas nga situata e krijuar në PD, ku ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me mbështetës të tij kanë protestuar, me kërkesë të kryedemokratit Lulzim Basha eshte kerkuar mbledhja e Kryesise se PD e cila parak pak minutash ka filluar. Rendi i ditës do të jetë “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithe anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”. NJOFTIMI I BARDHITTe nderuar anëtarë të Kryesisë, Sot në orën 18:30, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të mblidhet Kryesia e Partisë, me rend dite “Diskutim mbi…
Duket se banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri po krijojnë marrëdhënie të ngushta me njëri-tjetrin dhe tashme ata janë të përfshirë nga ndjenjat e forta. Këtu po flasim për marrëdhënien romantike të krijuar nga çifti më i ri i shtëpisë, Einxhel dhe Dagz. Dyshja janë duke e shijuar lidhjen e tyre brenda shtëpisë me shumë puthje, përqafime madje edhe mëngjese romantike krah njëri-tjetrit. E teksa një prej tyre rrezikohet të dalë, pasi janë në nominim duket se kjo gjë nuk i ndalon ata ta shprehin dashurinë e tyre. Së fundmi teksa kanë qenë duke biseduar bashkë, një pyetje…
Leja që Gjykaka Speciale e Hagës i kishte dhënë ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përfunduar dhe ai është kthyer sërish në paraburgim.about:blank Veseli, ka përfunduar vizitën në shtëpinë e prindërve të tij në Mitrovicë ku para derës së shtëpisë po e priste bashkëshortja dhe fëmijët dhe është larguar nën përcjelljen e pjesëtarëve të EULEX-it. AI ka vizituar fillimisht ditën e sotme varrezat e fshatit Broboniq të Mitrovicës ku është varrosur nëna e tij, e cila u nda nga jeta dy ditë më parë, por nuk është lejuar të marrë pjesë në pritje të qytetarëve për ngushëllime. Ardhja e Veselit…
Kur kanë kaluar 2 ditë nga protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, para selisë blu, Partia Demokratike publikon të tjera pamje nga tubimi i 8 janarit. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, PD thekson se Berisha e humbi kur pa ditën e protestës se ishte i rrethuar nga një grup i vogël njerëzish. Sipas PD-së, me dhunën e 8 janarit ai dëshmoi që është gati të bëjë gjithçka, qoftë dhe viktima MESAZHI I PDSali Berisha e humbi kur pa se ishte i rrethuar nga një grup i vogël njerëzish, pasi shumica dërrmuese e demokratëve e braktisën. Me dhunën e 8…