Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

EMA: Vendimi për pilulën e Pfizerit, merret brenda pak javësh

19:30 / January 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 5 8 770x444 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rregullatori për ilaçe i Bashkimit Evropian deklaroi se do të vendosë brenda javësh nëse do të miratojë apo jo për përdorim pilulën e Pfizerit kundër koronavirusit. Shtetet e Bashkuara veçse kanë autorizuar për përdorim pilulën e gjigantit farmaceutik amerikan, Pfizer. Në dhjetor, Agjencia Evropiane për Barna (EMA) u dha të drejtë shteteve që të vendosin nëse duan që të lëshojnë miratim urgjent për përdorimin e pilulës, që njihet me emrin Paxlovid.

Por, EMA tha se tani do të nisë të vlerësojë pilulën me qëllim që t’i japë ose jo miratimin e plotë për përdorim në 27 shtetet e bllokut evropian. “EMA do të vlerësojë përfitimet dhe rreziqet e Paxlovidit në një periudhë të shkurtër kohore dhe mund të publikojë vendimin brenda javësh”, tha kjo agjenci përmes një deklarate për media.

EMA tha se marrja e vendimit do të varet nëse të dhënat e Pfizerit janë “mjaftueshëm të forta”. Kjo agjenci po ashtu është duke vlerësuar edhe aplikimin për miratim edhe të pilulës së krijuar nga kompania Merck. SHBA-ja në dhjetor miratoi për përdorim pilulat e dy kompanive Pfizer dhe Merck.

Të dy pilulat është thënë se mund të kontribuojnë në luftën kundër sëmundjes COVID-19, pasi studimet kanë treguar se ato ulin rrezikun e hospitalizimeve dhe vdekjeve në mesin e pacientëve që konsiderohen se janë në rrezik të lartë nga koronavirusi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.