Author: tirana

Imagjinoni një shpërthim të madh, teksa jeni duke fluturuar në një lartësi mbi një mijë metra. Imagjinoni një avion të mbushur me tym. Imagjinoni një motorr që bën zhurmë kra-kra-kra. E frikshme. Unë kisha një vend unik në avion atë ditë, ndodhesha në sediljen 1D. Isha i vetmi që mundesha të flisja me stjuardesën. Hodha sytë menjëherë drejt tyre, dhe ato më thanë: “S’ka problem, me siguri kemi goditur disa zogj”. Piloti e kishte kthyer tashmë avionin dhe ne nuk ndodheshim shumë larg, Manhattani shihej me sy të lirë. Kur kaluan vetëm dy minuta, tre gjëra ndodhën në të njëjtën…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka deklaruar se, vendimi për kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda dhe betoniereve gjatë ditës në rrugët e Tiranës, ishte vendim i vështirë, por i drejtë dhe i duhur. Duke marrë shkas nga disa reagime nga ana e ndërtuesve, Veliaj shpjegoi se arsyeja kryesore është mbarëvajtja e aktivitetit të institucioneve arsimore në kryeqytet, sidomos në orët e para të mëngjesit kur edhe trafiku në Tiranë rëndohet. “Ne kemi marrë disa vendime të vështira, por të drejta dhe detyra ime e kërkon, ashtu sikurse edhe detyra juaj nesër, që jo të merrni vendimet…

Read More

Nga Edvin Shvarc Ka qenë dikur një mbret hebre, para nja tremijë vitesh, i cili quhesh Solomon, djali i Mbretit David. Edhe myslimanët e përmendin në Kuran si Sulejmani, biri i Dautit (Suleiman ibn Daut). Mbahet mend në Dhjatën e Vjetër dhe në historinë njerëzore si njeri i mençur dhe sundues i drejtë. Gjëja më e vështirë në këtë botë është të jesh i drejtë, se i mirë apo i keq, e gjykon tjetërkush… Ishin dy gra hebreje dikur, të cilat u paraqitën në oborrin e Mbretit Solomon, duke pretenduar se djali, që po rrisnin, ishte fëmija i tyre, i…

Read More

Erion Rexhepi, 27-vjeçari që u vra pas shpërthimit të bombës më datë 30 dhjetor në Cërrik, duket të jetë viktima fatkeqe e një atentati të mirëoganizuar ndaj Mikel Harizajt. Ekzekutuesit e porosisë dështuan në tentativën e parë për të hedhur në erë Harizajn, por e provuan shansin sërish pak ditë më vonë duke mundësuar shpërthimin, i cili la të plagosur rëndë objektivin e atentatit si edhe Serin Dunin. Dy shpërthimet tronditën vendin gjatë fundit të 2021 dhe fillimin e 2022, të cilat ndodhën pikërisht për të vrarë Mikel Harizajn. Tentativa e parë, vrasja e Erion Rexhepit Vrasësit kishin ndjekur lëvizjet…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledhë ditën e sotme në orën 18:30 kryesinë e Partisë. Çështja në fokus të rendit të ditës që pritet të diskutohet do të jetë mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithë anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit Njoftimi i plotë:Te nderuar anëtarë të Kryesisë,Sot në orën 18:30, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të mblidhet Kryesia e Partisë, me rend dite “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithe anëtarëve të organeve të Partisë dhe…

Read More

Ditën e sotme është zgjedhur zëvendëskryetari i ri i Gjykatës së Apelit të Tiranës.Në mbledhjen e zhvilluar sot në mesditë është zgjedhur në mënyrë unanime zv.kryetare e Apelit gjyqtarja Valdete Hoxha. Njoftimi i plotë: Sot, më datë 10.01.2022 ora 12:00, në Gjykatën e Apelit Tiranë, u mbajt Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve në kuadër të procedurës së zgjedhjes së Zëvëndëskryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë. E pranishme në këtë mbledhje, ishte dhe Kryetaria e Këshillit të Lartë Gjyqësor znj. Naureda Llagami. Në përfundim të votimit, në mënyrë unanime zgjidhet Zv/Kryetare e Gjykatës së Apelit Tiranë. Gjyqtare znj. Valdete Hoxha, me mandat…

Read More

Lëvizja Socialiste për Integrim ka paditur në Gjykatën Kushtetuese ligjin për krimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare. Ish-deputetja e kësaj force politike, Silva Caka, ndërsa e cilëson këtë ligj, antikushtetues, shpreh se është ideuesi i saj është kryeministri Edi Rama. Deklarata: Jemi bashkë në këtë komunikim për t’iu risjellë gjithë shqiptarëve në vëmendje ligjin skandaloz të Korporatës së Investimeve Shqiptare, të ideuar nga arkitekti i shkatërrimit dhe vjedhjes së pronave publike e private të qytetarëve tanë, Edi Rama, i cili i ndihmuar edhe nga një Parlament ilegjitim, miratoi përpara dy vitesh këtë ligj antikushtetues. Për t’ua rikujtuar të gjithëve: ky…

Read More

20 kilogramë eksploziv si dhe 5500 fitil detonator u deshën për të shembur një pallat të dëmtuar nga tërmeti nr.122 në lagjen nr. 18 në Durrës, ndërsa shpërthimi ka shkaktua edhe dëme te bizneset pranë. Nga forca e shpërthimit janë thyer xhamat e dy dyqaneve përballë pallatit. Shpërthimi u krye rreth orës 14:00 ndërsa të gjithë banorët e banesave dhe bizneseve që ndodhen pranë ishin paralajmëruar të largoheshin nga banesat dhe subjektet e tyre dhe të merrnin masa për të shmangur dëmet.

Read More

Andrea Agnelli nuk do të mund ta ndjekë drejtpërdrejt, në stadiumin “San Siro”, ndeshjen mes Interit dhe Juventusit, të mërkurën në mbrëmje, e vlefshme për Superkupën e Italisë. Presidenti bardhezi rezultoi pozitiv me Coronavirus pas raundit të fundit të tamponëve dhe nuk do të mund të largohet për në Milano. Ai mungoi edhe dje në “Olimpico” të Romës, me rastin e ndeshjes së fituar 4-3 nga “Zonja e Vjetër” ndaj verdhekuqve të José Mourinhos. Agnelli nuk ka pasur asnjë kontakt me grupin e skuadrës. Numri një i Juventusit, i vaksinuar rregullisht dhe pa simptoma, është në izolim pas rezultatit pozitiv…

Read More

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe PDK-së, Kadri Veseli, ka arritur në Mitrovicë. Veseli ka ardhur tek familja e tij tri ditë pas vdekjes së nënës së tij. Vizita e tij është lejuar nga Dhomat e Specializuara të Hagës, ku ai po vijon gjykimin. Ndërkohë pritet që Veseli të kryejë ritualet e përcjelljes së nënës së tij në banesën e fundit.

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha i kërkoi falje shqiptarëve për çfarë panë gjatë paradites së 8 janarit, ku sipas tij Berisha tentoi që të kryentë vëllavrasje me një grusht huliganësh rreth tij. Basha tha se skenari i Berishës dështoi falë rezistencës së demokratëve të vërtetë. “Berisha donte gjakdershje mes demokratëve në 8 janar. Donte të merrte godinën që ta kthente në një bunker kundër non gratas amerikane”, tha Basha. “Ajo që panë shqiptarët në 8 janar nuk është PD, por një grusht huliganësh të instrumnntalizuar nga Berisha dhe një grup demokratësh që qendronin si fasadë. PD është dickca tjëtër dhe do të…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-lideri Sali Berisha do të merren në pyetje në lidhej me protestën e 8 janarit. Lajmin e bëjnë të ditur burime për ABC nga prokuroria, ndërsa të dy do të thirren në cilësinë e deklaruesit. Kujtojmë se për protestën e mbajtur përpara Selisë Blu më 8 janar policia deri më tani ka shoqëruar 34 persona për incidentet e shkaktuara.

Read More