Author: tirana

Armina Mevlani është njohur gjerësisht për aktivitetin e saj si blogere. Burime për “Vip Magazine” kanë mësuar ekskluzivisht dhe kanë njoftuar se Armina Mevlani do të jetë pjesë e një projekti televiziv në rolin e moderatores. Projekti bëhet fjalë pikërisht për emisionin e “Top Channel” “Goca dhe Gra”. Është njoftuar se ajo do të jetë një nga moderatoret e në sezonin e ri për këtë fillim vit të programit të njohur. Rikujtojmë se kjo është eksperienca e parë e Armina Mevlanit si drejtuese e një programi televiziv dhe mbetet të shikojmë se si shkëlqen në këtë fushë.

Read More

Nga Lorenc Vangjeli Basha: “Rama e Berisha, dy vëllezër siamezë!”. Berisha: “Binomi i pandashëm Rama –  Basha!”. Edhe kryetari, edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, të shtunën në mbrëmje arritën kulmin në përpjekjet e tyre për të strehuar tjetrin në prehërin e Ramës. Vetë Rama, një ditë më pas, tentoi të distancojë nga të dy prehërin e tij, duke i konsideruar kaq të padobishëm tashmë për veten, sa nuk ju drejtua as njërit dhe as tjetrit, por demokratëve. Pra, njerëzve që kanë votuar kundër tij dhe që sot e shohin atë të vizatuar nga vetë drejtuesit e tyre, si padron të…

Read More

Busti i dikatorit gjakatar të ish-Bashkimit Sovjetik Jozef Stalin është rishfaqur në qendër të Tiranës më shumë se katër dekada pas heqjes së tij. Qytetarë të ndryshëm kanë publikuar në rrjetet sociale një foto nga oborri i Galerisë së Arteve, ngjitur me instalacionin “Reja” ku duket qartë statuja prej bronzi e Stalinit, e cila ndodhet prej disa ditësh aty. Statujat e Stalinit, Leninit, Enver Hoxhës, etj., janë qenë që në verë në pjesën e mbrapme të Galerisë së Arteve, duke u bërë edhe një atraksion turistik për vizitorët e huaj gjatë verës, por duket se pa fillimit të rikonstruksionit ajo…

Read More

20 autoambulanca moderne i janë shtuar flotës së autoambulancave të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, theksuan se ky investim i qeverisë shqiptare bëhet me qëllim transformimin më tej të flotës së Urgjencës Kombëtare Mjekësore, për shërbim sipas standardet më të mira europiane.“Flota e re e autoambulancave sapo ka mbërritur. Është një investim prej 1.4 milion euro. 20 autoambulanca të reja të mirëpajisura me të gjithë aparaturat jetëshpëtuese tashmë kanë mbërritur për të fuqizuar akoma më shumë sistemin e shërbimit të Urgjencës Kombëtare. Sigurisht edhe duke u përpjekur për të…

Read More

Niveli i të ardhurave për frymë është padiskutim treguesi kryesor i mirëqënies së qytetarëve në një shtet. Tregues të shumtë të kësaj natyre tregojnë se Shqipëria është ndër vendet me të ardhurat për frymë më të ulta në rajon dhe më gjerë. “Scan Intelligence Unit” ka bërë një analizë gjithpërfshirëse të të ardhurave, për t`i dhënë përgjigje pikërisht pyetjes se sa të ardhura për frymë kanë shqiptarët në një vit ose në një muaj. Në analizë janë marrë të ardhurat nga paga, biznesi, pensionet dhe mbrojtja sociale, si dhe remitancat, si burimet kryesore. Fitimet neto nga biznesi janë përfshirë në…

Read More

Një episod nga “Big Brother VIP” ka bërë lëmsh rrjetin së fundmi. Gjatë një bisede mes Monika Lubonjës, Arjola Demirit dhe vajzave të tjera në shtëpi,ndjekësit vënë në dyshim vërtetësinë e këtij programi i cili ka marrë përmasa të mëdha. Në video, Monika ishte duke i treguar banorëve një porosi për Beniadën që i ka lënë vajza kur i ka dhuruar kekun. Në këtë bisedë, tregohet qartë se Monika dëshmon që ka folur me vajzën, detaj ky që bie ndesh me rregullat e programit. Kështu, duket sikur Arjola ia bën me shenjë aktores, duke i lënë të nënkuptojë që është…

Read More

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, ku protesta e 8 janarit thirrur nga ish-kryeminsitri Sali Berisha degjeneroi në dhunë dhe përplasje mes demokratëve jashtë dhe brenda selisë. Në një shënim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan mes të tjerash se shqiptarët kaluan përsëri në mesjetë, në një luftë kështjellash. Sipas Ngjelës, Basha bëri likuidimin e Sali Berishës. “Por kjo kohë do të tregojë këto ditë se sa do të jetë aftësia politike e Lulzim Bashës. Këtij i ka ardhur shansi të mbetet në histori për ringjalljen cilësore të Partisë Demokratike. Duhet të jemi të qartë: likuidimi…

Read More

Nëse keni menduar se këto ditë të para të janarit kanë qenë të ftohta, atëherë nuk kemi parë asgjë akoma! 10 ditëshi i dytë i janarit pritet të jetë edhe më i ftohtë me temperatura që do të shkojnë deri në -13 gradë celsius në zonat malore. Meteorologia e Metoalb, Lajda Porja në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, ka bërë me dije se nga e mërkura pritet të ulen temperaturat dhe kulmi do të arrijë të enjten dhe të premten. “Duke filluar që nga nesër do kemi depërtimin e të ftohtit, mëngjesi…

Read More

Policia Rrugore e Tiranës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radarë, dragera, dronë, patrulla në lëvizje me mjete të paloguara, si dhe falë edhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë ndëshkuar dhe proceduar një numër i madh drejtuesish të automjeteve. Si rezultat i kontrolleve gjatë javës që lamë pas, janë proceduar dhe arrestuar 28 drejtues mjetesh, nga të cilët 20 janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim…

Read More

Mjetet e tonazhit të rëndë nuk do lejohen të qarkullojnë në kryeqytet nga ora 7 e mëngjesit deri në 20:00 të mbrëmjes. Bashkia e Tiranës ka marrë masën e re kufizuese që synon të lehtësojë gjendjen e trafikut, sidomos për orët e para të mëngjesit, kur prindërit dërgojnë fëmijët në shkollë. Por shoqata e ndërtuesve kërkon të anulohet si vendim nga bashkia e Tiranës. Deklarata e plotë Lënda: Kërkesë për lejimin i lëvizjes së mjeteve të përpunimit dhe transportit të betonit,gjatë orarit të punës në Tiranë Të nderuar zotërinj, Shoqata e Ndërtuesve dhe Prodhuesit e Betonit, Ju urojnë një vit…

Read More

Specialistja e IT te Tatimet, Eni Qirjako ishte ajo që zbuloi skemën se si dolën të dhënat personale të mbi 680 mijë qytetarëve, duke bashkëpunuar me drejtësinë. Mësohet se pas shoqërimeve në Polici, kolegu i saj Andi Agraj i kishte kërkuar Qirjakos që të riformatonte kompjuterin për të humbur gjurmët, por një gjë e tillë nuk u bë nga ajo. Pas Qirjakos, bashkëpunëtor i drejtësisë u bë edhe Agaraj, i cili pranoi krimin duke treguar më pas edhe emrat e dy përmbaruesve privatë që ja kishte shitur, Klodian Sotës dhe Endri Ikonomit.

Read More