Author: tirana

Valon Shehu, këngëtari i njohur dhe njëkohësisht ish-konkurrenti i shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” është diskutuar në media kryesisht për deklaratat e tij para hyrjes brenda garës, që lidhenin me femrat e shtëpisë. Së fundmi, këngëtari ka qenë i ftuar në “Glamour Zone”, ku ka folur gjatë rreth jetës së tij, si dhe për ngacmimet e vajzave të shtëpisë më të famshme të momentit. Ai është pyetur se nëse vajzat brënda shtëpisë së “Big Brother VIP” e kanë parë duke u larë nudo dhe si kanë reaguar ato. ‘Të gjitha, nuk besoj se kanë reguar keq por thjeshtë më…

Read More

Rreth dy muaj pas zbulimit të Omicron, ne kemi të dhëna të mjaftueshme për të argumentuar se është një variant më pak vdekjeprurës i Delta. Të dhënat e para për shtrimet në spital në Afrikën e Jugut u konfirmuan si nga të dhënat angleze ashtu edhe nga provat in vitro të mbledhura në laborator. Pavarësisht mutacioneve të shumta dhe aftësisë për të shmangur (të paktën pjesërisht) përgjigjen imune në subjektet e vaksinuar dhe të kuruar, varianti Omicron duket se shkakton rreth një të tretën e shtrimeve në spital të shkaktuara nga Delta. Ky ndryshim mund të shpjegohet pjesërisht nga prania…

Read More

Bora Zemani ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen dhe si asnjëherë më parë ka qenë në qendër të vëmendjes të të gjithve. Dhe një nga videot më virale të momentit është ajo me protagonistë moderatoren dhe dy këngëtarët Bruno dhe Klajdi Haruni. Në video çunat shfaqen duke i kënduar këngën e Shpat Kasapit “Kush të ndau prej meje”. Moderatorja ka reaguar menjëherë, ku gjatë këndimit të kësaj këngë ajo tenton të largohet nga Bruno teksa të gjithë qeshin. Kjo video ishte realizuar në një festë të organizuar nga një mike e saj, në të cilën morën pjesë emra të njohur…

Read More

Mbrëmë, Greqia u godit nga një tërmet me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter. Lëkundja sizmike u ndjen edhe në vendin tonë, e cila ka frikësuar veçanërisht banorë të zonës së juglindjes. Tërmeti u ndje kryesisht në Bilishti, ku janë shënuar edhe disa dëme të lehta materiale. Siç duket nga pamjet brenda një banese në këtë qytet, pjesa e suvasë se brendshme të dhomës ka rënë dhe muret kanë pësuar çarje.

Read More

Të dielën, “Shoqata e Shtypit të Huaj të Hollywood” shpalli të gjithë fituesit e çmimeve të përvjetorit të 79-të të “Golden Globe”. Transmetimi televiziv nga “NBC” i shfaqjes së çmimeve u anulua pasi shoqata u akuzua për mungesë diversiteti dhe sjellje joetike, si dhe për shkak të shqetësimeve për COVID-19. Kështu, fituesit u shpallën nga një grup i zgjedhur anëtarësh të tyre dhe u shpërndanë në rrjete sociale. Lista e plotë e të nominuarve dhe fituesve: Filmi më i mirë dramë “Belfast” (Focus Features) “CODA” (Apple) “Dune” (Warner Bros.) “King Richard” (Warner Bros.) “The Power of the Dog” (Netflix) FITUES…

Read More

Gentjan Bejtja, i cili i shpëtoi një atentati dje në Fushë Krujë, rezulton me një të shkuar jo pak problematike, që dyshohet se solli dhe ngjarjen. Ish-efektivi i policisë njihet ndryshe edhe si anëtar i bandës së Niklës, ndërsa disa vite më parë ai së bashku me Enver Stafuka u arrestuan pasi kishin vjedhur autoveturën e cila u përdor në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013. Policia ka shoqëruar disa persona të cilët mendohet të kenë parë lëvizjet e atentatorëve si dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë në disa biznese në zonë për të parë nëse kanë fiksuar…

Read More

Daja i fëmijës që mbeti i vdekur në një kopsht privat në Fier ka reaguar ashpër para gjykatës. Ai ka zbuluar se në shtëpi ka ardhur edhe një ndërmjetësues për të qetësuar situatën, por edhe ai ka gënjyer. Ajo që ua rëndon edhe më shumë plagën sipasj tij është se sot, kopshti është hapur. “Na sollën një Vangjel Ndreko si ndërmjetës ,nuk isha dakord që ai të vinte si ndërmjetës se nuk do më mbante fjalën. Ndërhyri kryeplaku i fshatit, jemi njerëz të bashkëpunojmë. Unë i thashë je i garantuar, dua vetëm diçka vendi ku është varur fëmija “a ka…

Read More

Policia në Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar “Pararoja”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. Njoftohet se në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë tre persona dhe u proceduan penalisht tre të tjerë. Të arrestuarit janë I. D., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”; A. V., 22 vjeç dhe J. S., 20 vjeçe. Të rinjtë janë kapur nga shërbimet e Policisë, në hyrje të Tiranës, duke transportuar 3 emigrantë, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së,…

Read More

Këngëtarja me famë botërore edhe një herë ka treguar se nuk e harron origjinën e saj. Në një video të fundit këngëtarja Rita Ora është shfaqur duke kërcyer vallen shqiptare, duke i bërë fansat krenarë. Rita edhe pse prej vitesh ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar asnjëherë nuk harron origjinën e saj dhe herë pas here ndan me ndjekësit traditat shqiptare. Krahas videos këngëtarja shkruan se gjatë rrugës është frymëzuar nga shqiptarët dhe vallja që kërcen është një nga të preferuarat e saj.

Read More

Policia ka arrestuar një 63-vjeçar në Memaliaj, pasi ka kërcënuar me thikë një 66-vjeçar pasditen e djeshme. Ngjarja siç raportohet edhe nga policia ka ndodhur pas një konflikti mes dy burrave, ndërsa ishe A.L ai që iu drejtua me thikë H.M, të dy banues në Memaliaj. Materialet në ngarkim të shtetasit A. L. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Read More

Janë dhënë masat e sigurisë për katër personat e arrestuar pak ditë më parë, pasi akuzohen nga prokuroria se nxorën të dhënat e më shumë se 690 mijë qytetarëve. Policia arrestoi dy specialistët e IT-së, në Drejtorinë e Tatimeve, Eni Qirjako dhe Andi Agaraj si dhe 2 përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, që i blenë të dhënat kundrejt shumave monetare që varionin nga 20 mijë deri në 30 mijë lekë. Eni Qirjako është lënë me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ndërkohë për 3 të tjerët është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Read More

Familjarët e vogëlushit 3-vjeçar që u gjend i vdekur në kopshtin e tij në Fier kanë dalë sot në protestë përpara Prokurorisë së këtij qyteti. “Të zbardhet ngjarja si humbi jetën në kopsht fëmija. Kërkojmë takim me strukturat e drejtësisë. Kopshti sot është hapur, po na vrisni për të dytën herë. Na thanë që ka kamera dhe kur i kërkuam, na thanë që nuk punojnë”, thanë famijarët.

Read More