Author: tirana

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.3 ballë të shkallës rihter goditi mbrëmjen e djeshme Greqinë, lëkundjet e së cilës u ndjenë edhe në disa qytete të Shqipërisë. Sipas mediave greke, epiqendra e tërmetit ka qenë në Follorinë, ndërsa thellësia fokale e saj ishte 14.1 km. Banorët janë tronditur së tepërmi nga tronditjet e forta, që sipas tyre zgjatën për sekonda të tëra. Ata e kanë kaluar natën në makinë dhe në ambientet e jashtme, duke braktisur kështu nga frika banesat e tyre. Mediat greke kanë publikuar edhe momentet teksa lëkundjet nisin të ndihen, ndërsa janë dokumentuar edhe dëmet. Në…

Read More

Kanë filluar punimet e rehabilitimit në aksin Qafë Kashar-Rinas, të cilat pritet të zgjasin 7-10 ditë në varësi edhe të kushteve atmosferike. Lajmi bëhet i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili ka publikuar edhe informacionet për devijimin e trafikut sipas planit të menaxhimit. Punimet do të ndiqen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Shtetit. Punimet e planifikuara kanë për qëllim përmirësimin e sigurisë rrugore dhe konsistojnë në: – Skarifikimin e shtresave ekzistuese asfaltike dhe realizimin e të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë. – Rifreskimin e sinjalistikës rrugore dhe masave të sigurisë rrugore përgjatë të…

Read More

Një aksident i rëndë është shënuar në fshatin Cerujë të Klosit. Një automjet ka përfunduar në greminë, e për pasojë ka humbur jetën shtetasi Petrit Meça. Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët e fshatit të Cerujës teksa mjeti po rimorkiohej nga një tjetër mjet. Por këputja e litarit tërheqës ka rezultuar fatale për shtetasin Meça, i cili ka përfunduar në greminë, e për pasojë ka humbur jetën.

Read More

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në seli drejtuesit politik të qarqeve. Mbledhja nisi në orën 08:30 dhe zgjati gjysmë ore. Mësohet se qëllimi i kësaj mbledhje ishte përmbledhja dhe analiza e situatës që kryeministri Edi Rama kërkoi më herët nga drejtuesit e PS-së në qarqe. Ditën e nesërme pritet që Partia Socialiste të zhvillojë Mbledhjen e Kryesisë, aty ku do të diskutohet organizimi për 30-vjetorin e FRESH. Mbledhja e Kryesisë së PS do të nisë në orën 09:00 dhe temë diskutimi do të jetë edhe organizimi i PS, si dhe sfidat politike të kësaj force politike. Në mbledhjen e nesërme…

Read More

Këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga përfundimi i rindërtimit të 61 shtëpive, pas shembjes së tyre nga tërmeti. “Mirëmëngjes, dhe nga Ndroqi ku pas përfundimit të 61 shtëpive të para të cilat u rindërtuan aty ku u shembën, tashmë edhe rindërtimi në lagjen e re me 74 banesa ka hyrë në fazën e fundit, e shumë shpejt familjet do të rikthehen në shtëpitë e reja, ju uroj një javë të mbarë.”,-shkruan Rama.

Read More

Për ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë intervalet me diell. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash. Në relievet malore në veri mbi 300 metër dhe juglindje mbi 800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Read More

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:43 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një tërmet të madhësisë M5.6 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 9 km. Epiqendra është lokalizuar 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë, sipas shkallës MSK-64. Nuk ka njoftime për dëme.

Read More

Lëkundje të forta tërmeti shkundën Shqipërinë mbrëmjen e kësaj të diele. Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete, si në Tiranë, Fier, Kukës, Vlorë dhe Sarandë. Aplikacioni EMSC raporton se lëkundjet janë ndjerë në Shqipëri, në jug të Greqisë dhe në Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq, sipas IGJEUM, epiqendra ka qenë 8 kilometra në veri të qytetit të Kavajës, ndërsa ende nuk dihet magnituda.

Read More

Qerimja ka ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare” vjehrrën e saj Dashmirën.  Marrëdhënia e tyre është e shkëlqyer dhe madje Qermija i thërret mama. Çfarë ka për t’i thënë ajo nënës së bashkëshortit të saj në program?   Qerime: Vij nga qyteti i Kukësit, kam ardhur këtu për t’i bërë një mesazh vjehrrës time. Unë me bashkëshortin tim jemi njohur para 5 vitesh. Unë jetoja në Tiranë me vëllezërit sepse kemi pasur 2 shtëpia edhe në Tiranë, edhe në Kukës. Atje shkoja për të takuar prindërit e mi, sepse isha dhe me shkollë këtu. Ishim…

Read More

Anëtarë të Komisionit të Rithemelimit kanë mbërritur pasditen e së dielës në Selinë Blu, pasi paralajmëruan për një konferencë me mediat. I pranishëm është edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili shoqërohet nga Flamur Noka, Floriana Garo dhe anëtarë të tjerë të Komisionit të Përkohshëm. Në fjalën e tij para gazetarëve, Berisha u shprehu mirënjohjen atyre që i cilësoi si heronj të 8 Janarit. Sipas tij, protestuesit ditën e djeshme treguan me “vetëpërmbajtjen dhe ftohtësinë e një shumice demokratike” që Lulzim Basha është një armik për demokratët. “Erdha këtu, për të shprehur në emër të Komisionit të Rithemelimit të PD përshëndetjet…

Read More