Author: tirana

Këto janë pamjet e rënda të konfliktit që ndodhi në minutat e para të ditës së sotme në Tiranë. Ngjarja ndodhi në brendësi të një marketi në rrugën “Irfan Tomini”, ku mbeti i vrarë Jurgen Duka. Ky i fundit dyshohet se në gjendje të dehur, së bashku me shokun e tij shtetasin O. D. Jurgeni dhe autori i vrasjes nisin të kapen me fjalë para banakut të shitësit ku po bëjnë pagesën.Sipas dëshmisë së shokut të Jurgenit në polici gjithçka nisi për radhën se kush do paguajë i pari.

Read More

GJKKO nuk ka ndryshuar asnjë masë për ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçin. Ish-drejtori, do të vijojë të qëndrojë në burg. Kujtojmë se Gëllçi është akuzuar për shpërdorim detyre, për një tender të dhënë në kohën që ka qenë drejtor. SPAK ndërkohë, ka thënë se është duke hetuar sërish për tendera të tjera, ku dyshohet se Gëllçi është i përfshirë.

Read More

Pak minuta më parë pranë zonës së Brrylit, pranë Iranianit në Tiranë, motomjeti me drejtues shtetasin B. Sh., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin T. B., 88 vjeç. Si pasojë e aksidentit, shtetasi T. B., ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Ka ndërruar jetë poeti i njohur Arben Duka. Duka ndërroi jetë për shkak të një arresti kardiak. Mbrëmjen e djeshme u dërgua nga familjarët pas problemeve shëndetësore dhe ndërroi jetë në spital. Duka është autori i dhjetra teksteve këngësh pjesëmarrëse në Festivalin e RTSH-së. Sëfundmi ai ishte angazhuar në shtypin e shkruar. Kush ishte Arben Duka Arben Duka lind në Labovë të Gjirokastrës. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara gjer në pesë herë. Është bashkëautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanërve duke filluar…

Read More

SPAK nis procedurat për ekstradimin e ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla në Shqipëri. Një ditë pas publikimit të lajmit për arrestimin e ish-kryeprokurorit Llalla më 10 dhjetor në Romë, Itali, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e tij nga Italia në Shqipëri.

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka renditur një tjetër arsye se përse e ka cilësuar buxhetin e vitit 2022 si anti-social dhe ka refuzuar ta dekretojë atë. Sipas kreut të shtetit në këtë buxhet është parashikuar të rritet fondi total i PPP-ve nga 636.8 miliardë lekë, në 830.9 mld lekë. Ndërsa po ashtu, shton se do të ketë zero rritje reale për mbi 930 mijë qytetarë që jetojnë me të ardhura nën 5.5 USD. Postimi i Metës: “Buxheti 2022” ËSHTË ANTISOCIAL. RRITET fondi total i PPP-ve nga 636.8 miliard lekë, në 830.9 miliard lekë. ZERO rritje reale për 930,457 qytetarë,…

Read More

Edhe pak ditë na ndajnë nga ardhja e vitit 2022…por disa shenja nuk do ta nisin dhe aq mirë për sa i përket dashurisë. Gjatë muajve të parë të vitit, këto 4 shenja zodiakale do të kenë shumë vështirësi për të nisur një lidhje të re ose për ta mbajtur atë. E para nga këto shenja, është një shenjë ajri dhe e kemi fjalën për Peshoren. Epo, kjo shenjë nuk mund të konsiderohet me fat në dashuri, të paktën për pesë muajt e parë të vitit 2022. Muajt më të vështirë do të jenë veçanërisht janari, shkurti dhe marsi. Megjithatë…

Read More

Ndërsa askush nuk e di më saktësi se kur u prodhua për herë të parë, mesa duket alkooli ka qenë rezultat i një aksidenti rastësor që ka ndodhur të paktën dhjetëra e mijëra vjet më parë. Por zbulimi i kazanëve të birrës që i përkasin Epokës së vonë të Gurit, ka vërtetuar faktin se pijet e fermentuara qëllimisht nga njerëzit, kanë ekzistuar të paktën që prej periudhës së neolitit rreth 10.000 vjet më parë, duke sugjeruar se birra mund t’i ketë paraprirë bukës si baza e ushqimit. Vera figuron si një produkt i shumë-përdorur nga piktorët egjiptianë rreth vitit 4000…

Read More

Një foshnje 3-muajshe ka ndërruar jetë në banesën e tij në Has. Ka qenë nëna e foshnjes, shtetasja G. P., 31 vjeçe, që ka njoftuar policinë për ngjarjen. Mësohet se do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e humbjes së jetës së bebit. Has/ Informacion paraprak Më datë 14.12.2021, jemi njoftuar nga shtetasja G. P., 31 vjeçe, banuese në Krumë, se ka ndërruar jetë në banesë, foshnja e saj 3-muajshe. Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.

Read More

Real Madrid ka një avantazh ndaj PSG-së në garën për Mbappé , i cili pranoi pak javë më parë se bëri të pamundurën për t’u larguar këtë verë. Reprezentuesi francez ka rrëfyer se është i frustruar nga pamundësia për të përmbushur ëndrrën e tij dhe që atëherë ai nuk është ulur për të negociuar me Al Khelaifi . Ai dëshiron të luajë në Santiago Bernabeu. Megjithatë, kalimi i Champions League mes dy kërkuesve të tij mund të shtyjë vendimin deri në mars. Mbappé do të përpiqet t’i bëjë gjërat mirë me PSG-në, të cilit do t’i jetë mirënjohës për jetën,…

Read More

Situata e krijuar në PD dhe përplasja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës ka sjellë reagimin e ambasadorëve të SHBA-ve, BE-së, Gjermanisë, Francës dhe Anglisë. Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se të pestë ambasadorët do të zhvillojnë një takim sot në orën 10:00 me kryetarin e PD-së Lulzim Basha në selinë blu. Një situatë kaotike u krijua dje në PD, pasi ish-kryeministri Sali Berisha me 29 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD të dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit zhvilluan një mbledhje në seli ku u zgjodhën komisionet që do të merren me referendumin e paralajmëruar me anëtarësinë…

Read More