Policia e Fierit ka vendosur në pranga 27-vjeçarin Kladuio Tringa, i cili akuzohet se ka plagosur me thikë dy persona. I riu, mësohet se ka goditur me thikë 2 vëllezërit, D. S., 32 vjeç dhe E. S., 38 vjeç, ngjarje kjo që ndodhi në fshatin Fermë Çlirim. Dy të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Njoftimi i Policisë: Plagosi me thikë 2 shtetas, kapet dhe arrestohet nga Policia 27-vjeçari. Pas…
Author: tirana
Tre vite më parë Kosova u bë më ushtrinë e saj. Parlamenti i Kosovës në 14 Dhjetor të vitit 2018 miratoi tre ligje që shndërruan Forcat e Sigurisë së Kosovës në një ushtri të rregullt. Tre ligjet që u miratuan ishin Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua në vitin 2009. Kjo Forcë, është ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s.
Kryedemokrati Lulzim Basha deklaron se demokratët do të bashkohen më 18 dhjetor për të zgjedhur sërish të ardhmen. Në një postim në “Facebook”, Basha shkruan se ora më e errët është ajo pak përpara agimit dhe e krahason situatën sot me atë të para 31 viteve kur PD u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara. “Ora më e errët është ajo pak përpara agimit. Kështu ishte 31 vite më parë, kur Partia Demokratike e Shqipërisë u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara, për të sjellë lirinë, për të rrëzuar kultin e individit dhe për…
Indonezia është tronditur nga një tërmet me magnitudë 7.6 të shkallës rihter. Mësohet se thellësia e tërmetit ishte 15 km në detin Flores, 100 km larg zonave të banuara. Ajo çka shkaktuar panik tek njerëzit është një tsunami i mundshëm. Autoritetet i kanë kërkuar qytetarëve që të marrin masa. Indonezia është tronditur nga një tërmet me magnitudë 7.6 të shkallës rihter. Mësohet se thellësia e tërmetit ishte 15 km në detin Flores, 100 km larg zonave të banuara. Ajo çka shkaktuar panik tek njerëzit është një tsunami i mundshëm. Autoritetet i kanë kërkuar qytetarëve që të marrin masa.
Sulmohet me gurë shtëpia e Big Brother VIP Albania. Episodi i rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, teksa disa prej banorëve kanë qenë duke biseduar me njëri-tjetrin jashtë në oborrin e shtëpisë, janë dëgjuar disa zhurma, ndërsa më pas kanë qenë banorët, të cilët kanë konstatuar se ndaj tyre po hidhen sende të forta dhe gurë. Në rrjetet sociale janë publikuar video të ndryshme nga momenti kur banorët shqetësohen sepse drejt tyre hidhen gurë e sende të forta. Ende nuk dihen autorët e këtij sulmi, ndërsa spektakli vijon me ritme të forta, ku ditët e…
Tashmë ka nisur puna për ndërtimin e rrugës turistike Perlat-Fushë Lurë, rrugë e cila, përtej të tjerave, do të mundësojë nxjerrjen nga izolimi të shumë fshatrave të Mirditës, Matit e Dibrës. Pikërisht me pamje nga projekti i kësaj rruge e ka nisur ditën sot kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se do të zbulojë një tjetër mrekulli të fshehur të Shqipërisë, siç është zona e Lurës. “Mirëmëngjes dhe me projektin e punës së nisur për 64 km të reja rrugë turistike, nga Perlati në Fushë Lurë e deri në Arras, e cila do të zbulojë një tjetër mrekulli të fshehur…
Report Tv mëson të tjera nga vrasja e të riut Jurgen Duka (Mëziri) në Tiranë. Mësohet se Duka dhe shoku i tij O.D., kanë hyrë në market dhe pas një debati, ka filluar një konflikt me një person tjetër të paidentifikuar ende. Sherri ka agravuar dhe ky i fundit ka qëlluar Dukën me armë zjarri duke e lënë fillimisht të plagosur, ndërsa më pas 29-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. Nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal. Jurgen Duka mësohet se është arrestuar në vitin 2020 në kuadër të një operacioni…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e sotme në Tiranë. Gjatë një konflikti të çastit mes dy personave, një prej tyre ka qëlluar me armë, duke lënë të vdekur 29-vjeçarin Jurgen Duka, i cili ka ndërruar jetë në spital. Policia informon se ka marrë në pyetje shokun e viktimës dhe personat e tjerë që ndodheshin pranë vendit ku ndodhi krimi. Dyshohet se autori dhe viktima ishin në gjendje të dehur, mirëpo hetimet janë ende në vijim e sipër. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e autorit, i cili ende nuk është identifikuar.
Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë orëve të mesnatës në kryeqytet. Në rrugën “Irfan Tomini”, pasi një konflikti të çastit është plagosur 29-vjeçari Jurgen Duka.Ky i fundit është dërguar në spital, por fat të keq nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve të marra. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një supermarket dhe paraprakisht dyshohet se se të rinjtë kanë qenë të dehur.
Sokoli, djali i ish-diktatorit Enver Hoxha, në një rrëfim për emisionin “Rrugë pa rrugë”, ka zbuluar detaje mbi vilën 31, ku para viteve 1990 jetonte ai dhe familja. Sipas Hoxhës, tuneli i shumëpërfolur ishte ndërtuar në rast nevoje, nëse shtëpia bombardohej ose binte tërmet. Kur keni shkelur për herë të fundit në vilën 31? Sokol Hoxha: Për herë të fundit ka qenë dita kur ikëm dhe që atëherë nuk kam shkelur më. Nuk do të shkosh për arsye personale? Sokol Hoxha: Jo, nuk dua më të futem. Ka qenë dita që kemi dalë, pasi ra busti, një ditë më vonë. Nëse busti ishte…
Ish-kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka deklaruar se në Partinë Demokratike po kërkohen roje me pagesë. Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, ai tha se kërkohen njerëz që do të paguhen 50 mijë lekë për të ruajtur natën selinë blu. Madje, ai shtoi se ky informacion i vjen nga brenda partisë. “Më thonë nga selia se po kërkohen njerëz me 50 mijë lekë nata, që të ruajnë selinë. Po më informojnë tani. Kjo është çmenduri”, tha Këlliçi.
Këngëtari i adhuruar nga vajzat, Maluma ka konfirmuar zyrtarisht se do të vijë në Tiranë. Fillimisht, koncerti i tij ishte paralajmëruar shumë kohë më pare, por pandemia bëri të anullohej. Pak orë më parë, këngëtari ka publikuar të gjitha datat e turit të tij në botë. Edhe vihet re që më 14 mars 2022 do të jetë në Shqipëri. Pikërisht, kjo datë konsiston edhe Ditën e Verës. View this post on Instagram A post shared by MALUMA (@maluma)