Author: tirana

Adi Qose do të jetë drejtori i ri i Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Elbasan duke zëvëndësuar në këtë detyrë Artur Gunin. Kujtojmë se Qose ka një karrierë të pasur politike kurorëzuar me postin e sekretarit të përgjithshëm FRESSH Shqipëri. Nga tetori i 2020-tes ka mbajtur postin e nënkryetarit te Bashkise Elbasan.

Read More

Parlamenti i Bullgarisë ka konfirmuar Kiril Petkov në postin e kryeministrit. Në Parlament, 134 ligjvënës votuan për zgjedhjen e Petkov, ndërsa 104 vota ishin kundër. Tani parlamenti voton për strukturën dhe kompozicionin e Qeverisë së propozuar. Kjo është qeveria e parë e rregullt që kur qeveria e kryeministrit, Boyko Borisov u rrëzua në prill, për shkak të zemërimit të publikut lidhur me korrupsionin. Një ditë më parë Petkov deklaroi se Bullgaria nuk do të qëndrim ndaj Maqedonisë së Veriut. “Pozicioni bullgar mbetet ashtu siç është, por ne duam ta përmirësojmë. Nuk duam të vazhdojmë vetëm me deklarata nga të dy…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një 62-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku jetonte. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:00, në rrugën “Sitki Çiço”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet V. B., 62 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Është koha e duhur për t’u rikthyer nga recetat e gjyshes. Të gjithë e mbajnë mend kujdesin e saj në një periudhë të tillë të vitit, kur koha ka filluar të ftohet dhe virozat kanë prekur jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit. Në fakt, Dr. Keith Roach, asistent profesor në klinikën mjekësore “Weill Cornell Medicine” në New York City, thotë se ritualet që bëjmë të gjithë dhe që nuk kanë bazë shkencore, mund të funksionojnë — edhe sepse beson tek to: “Efekti i qetësuesve natyralë është i jashtëzakonshëm”, – thotë ai. Një recetë latine, por e përhapur më vonë…

Read More

Regjistrohen 3,841 raste të reja me koronavirus në Greqi në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 1.006.706, ndërkohë që 709 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 96 persona. Mësohet se nga pacientët e intubuar, 571 persona janë të pavaksinuar. Ndërkohë, që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar një total prej 19,345 vdekje.

Read More

Është rritur numri i viktimave nga Covid. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga 1836 testime, 138 qytetarë kanë rezultuar të infektuar dhe 6 pacientë kanë humbur jetën. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar,…

Read More

Atletico Madrid është bërë arsyeja që shorti i Champions League të përsëritet. Mediat ndërkombëtare shkruajë se skuadra madrilene është ankuar, pasi shorti i vendosi përballë Bayern Mynchen, në një kohë kur zyrtari i UEFA-s bëri gabimin teknik duke ndeshur Villareal dhe Manchester United, që më herët ishin pjesë e një grupi dhe nuk lejohet që të përballen serish para gjysmëfinaleve. Atletico pretendon se nëse kjo nuk do kishte ndodhur atëherë nuk do ishte përballur me Bayern dhe për këtë arsye shorti i fazës së 1/8 u përsërit në orën 15:00. Dhe kjo ankesë sërish nuk ka ndryshuar diçka të madhe…

Read More

Lulzim Basha ka ngritur akuza të forta ndaj burrit të Blerina Gjylametit ku tha se ka sigurua skenën e 11 dhjetorit të Sali Berishës na “Air Albania”. “Blerina Gjylameti i thotë Enkelejd Alibeajt dy javë më parë se deri në datë 11 do jesh ti. Bashkëshorti kishte një emër Kostika, ose Kostaqi. Është aksioner, apo ka qenë menaxher në një kompani të lidhur me TV klan, që kanë sjellë nga Italia një skenë kushedi sa lekë kushton në stadium. Këto lekë janë paratë që merren nga korrupsioni. Ja ku e ke Trekëndëshin e Bermudës. Blerina Gjylameti i thotë Alibejat pas…

Read More

Sipas kryedemokratit Lulzim Basha, pas Sali Berishës, radhën për t’u shpallur non grata nga SHBA e kanë Ilir Meta dhe Edi Rama. Gjatë një konference me gazetarët, Basha deklaroi se edhe dy brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës do kenë fatin e tij duke theksuar se ata konkurrencën e kanë me njëri tjetrin. “Më 18 Dhjetor demokratët bashkohen. Me Sali Berishën po konkurrojnë me sukses dy brinjët e tjera të trekëndëshit e Bermudës për t’u shpallur non grata. Mesa di unë, edhe dy brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës do të kene fatin e tij. Mbani mend ato…

Read More

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me akuzat se kishte bllokuar kartat e anëtarëve të kësaj partie. Basha tha se kryetari nuk merret me karta, ndërsa duke qeshur pohoi se nuk e di se ku e ka edhe kartën e tij të anëtarësisë. “Do isha përgjigjur duke qeshur po mos të ishim në gjendje që nuk është për të qeshur për familjet shqiptare. Si kam dëgjuar akuzat që ka hedhure sot ndaj meje se i kam marrë kartat anëtarëve? Unë i kam marrë kartat? (Qesh) Shiko e para e punës kryetari i…

Read More