Author: tirana

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha i cili e akuzoi se ka rrahur ish-kryetarët e PD. Berisha e ironizoi këtë akuzë të Bashës duke thënë se me këtë “ai kupton se lideri i PD ka qëndruar i heshtur para tij për 8 vite nga frika se mos e grushton” “Sot sot ish kreu Basha dëshmoi shqiptarëve se përse ka nejtur sus para meje 8 vite, ai duket se ka përfytyrue se pas çdo kundërshtie do të ketë një grusht turinjve për ti thyer dhëmbët. Kryetarë që kanë qenë gjatë 31 viteve, kanë qenë Eduard Selami Tritan…

Read More

Mund t’ju habisë të mësoni se si e kalon mëngjesin një nga njerëzit më të pasur në botë. Jeff Bezos tha se i pëlqen ta shpenzojë atë duke “ardhur rrotull”. Ai një herë tha në një fjalim të vitit 2018 në klubin Ekonomik të Uashingtonit se zgjohet herët, lexon gazetën, pi kafe dhe ha mëngjes me fëmijët e tij. Takimi i tij i parë është në orën 10:00. Duke ofruar më shumë njohuri për rutinën e tij të mëngjesit, Bezos tha në fjalim se “Koha e tij e ‘ardhjes rrotull’ është e shumë e rëndësishme”. Së bashku me tetë orë…

Read More

Qyteti zviceran i Bazelit është kthyer në fushëbetejën e 100 personave që janë rrahur me njëri-tjetrin. Në mesin e tyre, kishte edhe shqiptarë. Sipas “Blick”, përleshja masive ndodhi të shtunën në mbrëmje rreth orës 20:00 në komunitetin e vogël midis Bazelit dhe Délemont. Policia zvicerane thotë se rrahja erdhi si pasojë e një konfrontimi verbal mes dy grupeve rivale; por pas kësaj, debatet u pasuan nga përplasje të ashpra fizike. Përleshja ishte zhvendosur nga Eishalle në stacionin e trenit, e në momentin që në zonë mbërriti Policia, personat e përfshirë në konfrontim fizik janë larguar me shpejtësi në drejtime të…

Read More

Dashi Nesër nuk duhet të keni shumë iluzione, prandaj është më mirë të mbështeteni në aftësitë tuaja. Demi Parashikohet një ditë pozitive, nën shenjën e Afërditës dhe Hënës, që do t’ju mbështesin jo vetëm në planin sentimental, por edhe në çështjet ekonomike. Binjakët Me gjithë largimin gradual të Jupiterit nga shenja juaj, se vendin vakant do ta zërë Neptuni në një orbitë mëse brilante për ju. Priten kontakte dhe njohje të reja. Gaforrja Dita e nesërme duhet shfrytëzuar në maksimum, për të sistemuar njëherë e mirë problemet në fushën sentimentale. Mos kini frikë të formuloni kërkesat tuaja. Luani Ekziston mundësia…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në “Radarin Informativ” në ABC e pyetur nëse është vendosur gjobë për Kuvendin e organizuar 2 ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha, për shkak se u shkelën masat anti-COVID, tha se nuk ka dijeni lidhur me këtë rast. Ministrja u shpreh se duhen pyetur organet ligjzbatuese, ndërsa shtoi se aktivitetet e partive s’mund të prevalojnë ndaj misionit për të mbrojtur qytetarin nga COVID. “Unë nuk i shikoj aktivitetet me parti, por i shikoj sa këto aktivitete zbatojnë rregullat anti-COVID, për këtë ministria e Shëndetësisë i përkthen në vendime dhe urdhra. Nëse jeni të interesuar…

Read More

Arjola Demiri dhe Donald Veshaj gjatë këtyre ditëve kanë qenë ndër banorët më të komentuar brenda shtëpisë. Debatet mes tyre nisën kur aktori nga Vlora i tha Arjolës se po qëndron pas hijes së Ilirit e madje në spektaklin e së premtes e dërgoi në nominim, meqenëse u shpall lider i shtëpisë. Edhe pse të dy kanë deklaruar se nuk do i flasin më njëri-tjetrit, ata ditën e sotme u përfshinë sërish në një debat.Debati mes dyshes doli jashtë kontrollit kur Donaldi i tha Arjolës se nuk po i thotë gjërat në sy. DebatiDonaldi: Mirë të keqen vllai vazhdo Arjola: Si të…

Read More

Çim Peka ka publikuar disa fatura që sipas tij janë paguar nga “oligarkët” në favor të kunatit të Kreut të PD-së, Lulzim Basha. Ai thotë se familjarët e Bashës justifikuan ndërprerjen e protestave, pasi kreu i PD-së “nuk do bënte 7-14 vjet burg për pastrim parash që të vinin demokratët në pushtet. “Lul, këto janë disa nga faturat që “oligarkët” i paguajnë kunatit tënd. Asnjë nga gazetarët e Syrit nuk të ka marrë të të ankohet për bravat e Syrit, por familjarët tuaj më janë justifikuar kur ndërpreve protestat se: “Nuk do bëjë Luli 7-14 vjet burg për pastrim parash,…

Read More

Numri një i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë dhe deputetët për të diskutuar lidhur me futjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në seli. Në mbledhjen e sotme, Basha po diskuton me deputetët lidhur me masat që duhet të merren në mënyrë që një skenar i tillë mos të ndodhë më në të ardhmen. Megjithatë ende nuk dihen detaje të tjera. Po ashtu, duket se në fokus është edhe mbledhja e Kuvendit të 18 dhjetorit, ku Basha u ka kërkuar të pranishmëve në mbledhje që për një javë të mos jenë aktive në Komisionet e Kuvendit, por të fokusohen në…

Read More

Lajmet për martesën e Greta Koçit kanë qarkulluar prej muajsh në median online ndonëse të pazyrtarizuara nga ana e këngëtares e cila nuk kanë dhënë asnjë komunikim në lidhje me këtë aspekt të jetës së saj. Por Koçi vendosi të thyej heshtjen në ‘Abc e Pasdites’, ku pohoi pas shumë zërave se ajo është martuar dhe jeton në Vjenë me bashkëshortin. “Kanë shkruar mediat, unë e kam parë por asnjëherë nuk kam dashur të reagoj. Po e them vetëm tek ty. Është zyrtare që unë po jetoj në Vjenë, por e kam zyrtarizuar dhe çështjen e zemrës. Unë jam martuar…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Instagram një thënie të shkrimtarit të njohur Samuel Beckett që referuar zhvillimeve të vrullshme që ndodhën sot duket se godet PD-në. “Thënie e ditës. Sipas meje aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë, njeri që nuk do asgjë më shumë se sa të rrijë aty ku është dhe tjetri që e gënjen mendja se jeta e tij, pak më tutje, do të bëhet një çikë më pak e hidhur. Samuel Beckett” shkruan Rama.

Read More

Ndonëse aktualisht nuk ka përhapje masive në Europë, mutacioni “Omicron” parashikohet të mbizotërojë në muajin janar edhe në Shqipëri, i cili ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik theksojnë se duhet krijuar mbrojtje e mirë në popullatë, pasi bashkë me gripin në qarkullim si dhe mutacionin Delta, mutacioni i ri do të shndërrohet në risk serioz. Ekspertët bëjnë thirrje edhe për vaksinimin e fëmijëve 12 vjeç e lart. Të dhënat më të fundit që vijnë nga vendet e prekura nga “Omicron” tregojnë për një simptomatologji të lehtë.

Read More

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük në një takim në Universitetin e Shkodrës për marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë, nga e kaluara në të sotmen deklaroi se Perandoria Osmane erdhi në Shqipëri për të mbrojtur trojet shqiptare. Ai foli edhe për marrëdhëniet tregtare, ekonomike dhe sociale mes Shqipërisë dhe Turqisë duke e konsideruar ofensivën turke në ato vite, jo vetëm ushtarake por edhe kulturore që la gjurmë në Ballkan. “Po ta shikojmë në aspektin historik Ballkani është një zonë e hapjes dhe përhapjes së natyrshme të shtetit osman. Lëvizjet osmane në Ballkan nuk ishin vetëm ushtarake, por edhe…

Read More