Author: tirana

Pak pas kallëzimit në SPAK të Belind Këlliçit nga ana e Gazment Bardhit, ka ardhur edhe reagimi i ish-kreut të FRPD. Ai shkruan se gjatë opozitës së Bashës është dhunuar nga qeveria në çdo protestë dhe është mësuar me paditë në SPAK nga zyrtarët e qeverisë. Por Këlliçi ka një porosi për Bardhin. “Ju sugjeroj të përdorni si dalje nga selia derën e FRPD-së, në anën perëndimore të godinës” – thotë ai. Reagimi i plotë: Nga viti 2015 kur u zgjodha kryetar i FRPD, bashkë me qindra demokratë të tjerë, kemi provuar në kurriz qelitë, gazin lotsjellës dhe dhunën policore.…

Read More

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, ka raportuar për mediat punën e bërë gjatë një muaji. Ajo ka thënë se kanë adresuar të gjitha problematikat e regjistruara nga mediat dhe po punohet për rehabilitimin e tyre. Po ashtu, ajo ka thënë se së bashku me OSBE kanë nisur një forum takimesh në qytete të ndryshme të vendit, ku të pranishëm do të jenë dhe deputetë. Sa i takon mbledhjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare, Nikolla tha se Shqipëria ndodhet gati për mbajtjen e kësaj mbledhjeje, që do të përcaktojë shumë në rrugëtimin që vendi do të ketë drejt anëtarësimit në BE.…

Read More

Ish-kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar ashpër pas denoncimit në SPAK të 5 mbështetësve të tij në përballjen me Lulzim Bashën për falsifikim. Berisha thotë se ky vendim për të denoncuar në SPAK 5 demokratë është marrë me këshillën dhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, Basha është i pashpresë dhe ka prekur fundin e tij politik dhe moral. Berisha thekson se Shqipëria nuk meriton një opozitë fasadë. Partia Demokratike kallëzoi sot në SPAK për falsifikimin e vulës së PD deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe Ivi Kaso, Ervin Minarolli. POSTIMI I PLOTË Opozita nuk…

Read More

Një ditë pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet masive të shiut, kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në grykëderdhjen e Lumit Vjosa, për të parë nga afër situatën. Rama ka vlerësuar punën e bërë këto vite, teksa është shprehur se “falë investimeve të kryera për argjinaturat e reja dhe mirëmbajtjen e sistemit të rivendosur prej disa vitesh në punë të kullimit, bilanci i dëmeve nga prurjet tejet masive të lumit është minimizuar shumë ndjeshëm, ndërsa tërheqja e ujërave nga fushat ka ndodhur në kohë rekord”. Edhe banorët e pranishëm kanë vlerësuar punën e bërë, teksa janë shprehur se argjinaturat e…

Read More

Me rreth 100 mijë trupa, forca të blinduara, avionë sulmues, raketa dhe aftësi të tjera sulmuese, të “parkuara” përgjatë kufijve veriorë dhe lindorë të Ukrainës, Rusia duket se është përgatitur për një tjetër pushtim të fqinjes së saj. Ndërsa presidenti i SHBA-së Joe Biden po përballet me këtë krizë, ekipi i tij i sigurisë kombëtare duhet të konsultohet me historinë, për të mësuar sesi ta pengojë Kremlinin nga sulmi ndaj një anëtari jo të NATO-s, por që është gjithsesi brenda sferës së tij të ndikimit. Në fundin e vitit 1980, presidenti Jimmy Carter dhe ekipi i tij i sigurisë së…

Read More

Arrestohet në Itali ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla. Llalla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej datës 8 tetor. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi atë me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga funksionet publike. Kjo gjykatë e gjykoi Llallën si fajtor për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë” dhe vendosi sekuestrimin e një pjese të pasurisë së tij që deri tani ishte nën sekuestro preventive.

Read More

Disa muaj pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe për abuzime dhe shkelje të barazisë në tenderë, mëngjesin e së hënës SPAK ka vënë në pranga dhe nënkryetari i kësaj bashkie Gentian Nushi dhe L. S., me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Prokurimeve/Juridike. Ashtu si Tushe dhe nënkryetari Nushi së bashku me drejtorin e prokurime akuzohen për shkelje të barazisë në tenderë. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se tenderin TVSH “Për rehabilitimin e kanalit ujitës U3 – 27, V-1 /1 në fshatin Bishqethëm dhe Bitaj, Njësia Administrative Kolonjë”, zhvilluar në vitin 2020, ishin të përfshirë në kryerjen…

Read More

Shorti i Champions League për fazën me eliminim direkt për 1/16 prodhoi çifte të forta, ku spikasin përballjet mes Atletico Madrid dhe Bayern Munchen, Interit dhe Ajax dhe Paris SG me Manchester United. BENFICA – REAL MADRID VILLARREAL – MANÇESTER SITI ATLETIKO MADRID – BAYERN MUNCHEN SALZBURG – LIVERPOOL INTER – AJAX SPORTING LISBON – JUVENTUS CHELSEA – LILLE PSG – MANCHESTER UNITED Sfidat e vajtjes do të mbahen në datat 15/16-22/23 shkurt, ndërsa ato të kthimit në datat 8/9-15/16 mars. Të gjitha takimet do të luhen në orën 21:00. Shorti i çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales do të mbahet të…

Read More

Justin Bieber mbeti i shokuar teksa një fans u ngjit në skenë gjatë performancës së tij në “Jingle Bell Ball” të Capital në Londër. Fansi vendosi të pushtonte skenën ndërsa Justin po këndonte bashkëpunimin e tij me Quavo, “Intentions” – me turmën duke bërtitur. Ndërsa Justin kërcente në skenë, i panjohuri u përpoq të bënte një selfie me superyllin e popit dhe turmën, përpara se siguria ta nxirrte jashtë skenës. Justin, i cili në fillim u kthye i tronditur nga pushtuesi i skenës, vazhdoi me performancën e tij. “Një fans vrapoi në skenë, nuk bëri asgjë, por vrapoi përreth. Sigurimi…

Read More

Prej më shumë se dy javësh, Donaldi është në një lidhje me Beatrix, brenda shtëpisë së Big Brother. Këngëtarja ka qenë e preferuara e Kleidit, para se ky i fundit të dilte nga shtëpia. Kleidi, miku më i ngushtë i Donaldit brenda shtëpisë, pati edhe shansin e një darke me këngëtaren, që sot është e dashura e Donaldit. Në një nga netët live, Iliri, për të ditur aspektin kohor, e pyeti Donaldin, se çfarë mendonte, kur përgatiste Kleidin për takimin me Trixën. Kjo nuk i pëlqeu aspak Donaldit dhe e quajti pyetjen e Ilirit, lojë të tij. Donaldi dhe gjithë…

Read More

Situata me Covid-19 në vend paraqitet e stabilizuar, ndërsa ka një ulje graduale të personave të infektuar dhe viktimave, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Një vit më parë, shkalla e pozitivitetit ka qenë 34%, ndërsa aktualisht është 14%. Po ashtu në 11 ditët e para të dhjetorit 2020, janë shënuar 7.879 të infektuar, ndërsa në 11 ditët e para të dhjetorit të 2021, janë regjistruar 3.579 të infektuar. Sa i përket fataliteteve, në 11 ditët e para të dhjetorit 2020, kanë qenë 155, ndërsa në 11 ditët e para të dhjetorit 2021 janë 36.

Read More

Sara Hoxha dhe Ledion Liço festojnë sot ditëlindjen e djalit të tyre të madh, London. Sara ka ndarë me ndjekësit e saj postimin prekës për vogëlushin. “Happy Birthday Londonush! Ty mami te detyrohet gjithçka. 5 vite me pare ti solle drite ne jeten time dhe fillove te me sheroje zemren çdo dite e me shume. I hope you alëays shine this bright little guy❤️”, ka shkruar ajo krah fotove të dy djemëve përqafuar, London dhe Roman. Sara është paksa e rezervuar, sa i përket postimeve me djemtë e saj, por në ditë speciale si këto na e zbukuron feed-in. View…

Read More