Ditën e djeshme Partia Demokratike mblodhi Këshillin Kombëtar i cili miratoi unanimisht rezolutën e propozuar dy ditë më parë nga Kryesia e PD kundër lëvizjes dhe veprimeve anti-statutore dhe përçarëse të ndërmarra nga Sali Berisha. Këshilli Kombëtar konfirmoi unanimisht se lufta kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në sferat e larta është një element kyç për vendosjen e shtetit të së drejtës dhe integrimin e vendit në BE. Me votim të fshehtë dhe pasi konstatoi thyerje flagrante statutore dhe ligjore, Këshilli votoi shkarkimin nga funksionet partiake të emrave të propozuara nga Kryesia e Partisë Demokratike. Pas përfundimit të kësaj mbledhje, burime nga…
Author: tirana
Harnaaz Sandhu nga India u kurorëzua Miss Universe 2021 të dielën, duke shënuar fundin e një konkursi të diskutueshëm të organizuar këtë vit në Izraelin jugor. Në një fjalim në skenë gjatë konkursit, Sandhu u kërkoi të rinjve të dinë se janë të veçantë dhe kjo është ajo që i bën të bukur. “Kam besuar në veten time dhe kjo është arsyeja pse po qëndroj këtu sot”, shtoi ajo, nën duartrokitje të forta nga publiku. Konkursi u mbajt në qytetin turistik të Eilat, me 80 vajza nga e gjithë bota që konkurruan për kurorën. Mbrëmja e së dielës ishte dita…
Në seancën për raportimin 2 mujor, për veprimet e kryera në kuadër të hetimit për ish-drejtorin e TVSH, Thoma Gëllçi, SPAK thotë se ka kërkuar informacione për tendera të tjerë të zhvilluar gjatë viteve të fundit, por pa dhënë informacion nëse janë zbuluar fakte penale. Seanca ndaj Gëllçit është shtyrë për të martën (datë 14 dhjetor 2021), ku do të paraqitet dhe mbrojtja, raporton BW. Avokati Dorjan Matlija thotë se zgjerimi i hetimeve është tregues kryesor që hetimi për tenderin e parë ka dështuar. Vlen të përmendet se ish-drejtori Thoma Gëllçi është nën hetim për shpërdorim detyre, për një tender…
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar takimin e parë me ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi. Përmes një postimi në “Facebook”, shoqëruar dhe me foto, ambasada amerikane thekson se ambasadorja Kim ka biseduar me ministren Muzhaqi mbi punën e Ministrisë së re dhe planet për nisma e projekte për të rinjtë. “Foto e Ditës | Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua për herë të parë me Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi javën e kaluar. Ato biseduan mbi punën e Ministrisë së re dhe planet për nisma e…
Avokat Spartak Ngjela ka komentuar deklaratat e Sali Berishës, i cili thotë se do të bëjë revolucion. Me anë të një postimi në Facebook, Ngjela shprehet se ish-kryeministri është i trembur nga antikorrupsioni, pasi është i fajshëm. Ngjela shkruan se Amerika është duke qeshur me të, ndërsa parashikon që këtë javë do të fillojë stigma kundrejt tij. Foltoren dhe Kuvendin që u thirr në 11 dhjetor, Ngjela i konsideron si tragji-komedi. Postimi i Spartak Ngjelës: Ç’është ky revolucion që po përsërit Saliu si të ishte Robespieri? Po ç’revolucion do të bëjë ky njeri i humbur! Jo; ai është i trembur…
“Asnjëherë nuk është vonë për asgjë” dhe Ted Beckham e ka kuptuar plotësisht kuptimin e frazës. Babai i David Beckham u martua me të dashurën e tij 62-vjeçare, milioneren Hillary Meredith në moshën 70-vjeçare në një ceremoni private në Londër. Kjo është martesa e dytë e Ted Beckham, pasi ai u divorcua nga nëna e futbollistit, Sandra, në vitin 2002, pas 33 vitesh martesë. Të dy janë takuar në vitin 2019, kur ajo punonte për veteranët e ushtrisë në Broughton House Veteran Care Villag , ndërsa në mars të vitit të kaluar vendosën të fejoheshin pavarësisht kushteve të vështira të…
Deputeti i PD Arbi Agalliu ka publikuar pamje nga zona përreth Vjosës e përmbytur nga uji. Agalliu shkruan se qyteza e Selenicës në zonën e Bishtit të Malit është e pakalueshme. Sipas tij, mungesa e theksuar e investimeve në argjinaturë, në kanalet kulluese, abuzimi me shtratin e lumit nga kompanitë e inerteve si dhe ndërtimet pa leje bëjnë që sot të kemi këto përmbytje. “Vijojnë të ngelen të përmbytura zonat rreth Vjosës, dhe jo vetëm. Qyteza e Selenicës, në zonën e quajtur Bishti i Malit është bërë e pa kalueshme, si çdo fshat përgjatë Vjosës. Mungesa e theksuar e investimeve…
Telefonata që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka pasur javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë, mund të përfundojë si njëra nga më të rëndësishmet e presidencës së tij. Dhe kjo, sigurisht, nuk ka qenë hera e parë që presidenti amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë të ashpër me homologun e tij ukrainas, në lidhje me Rusinë. Zelenskiy ka biseduar 90 minuta në telefon me Bidenin, më 9 dhjetor. Qëllimi ishte të diskutohej biseda që Biden ka zhvilluar paraprakisht me njeriun, i cili ka grumbulluar dhjetëra mijëra ushtarë afër kufirit me Ukrainën: presidentin rus, Vladimir Putin. Biden, i cili…
Pasuria me vlerë 1 milion euro e Astrit Beqirit të lidhur me trafikun e kokainës në Danimarkë, i ka kaluar shtetit. Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) kanë konfiskuar 2 pulari në Shkodër me vlerë 800 mijë euro, 5 automjete të ndryshme si edhe rreth 250 mijë euro para kesh. Vendimi është marrë ditën e sotme, teksa lajmi u konfirmua nga vetë SPAK. “Pasuri dhe Cash konfiskuar nga SPAK! Pasuri e krijuar nga aktivitet kriminal – trafik ndërkombëtar droge në Danimarkë. Vlera: 1 Milion € i kalojnë shtetit shqiptar. Një aktivitet biznes pulari në Shkodër =400 mijë € / Një aktivitet…
Detaje të reja kanë dalë nga operacioni policor i koduar “Mataro”, ku deri më tani janë arrestuar çifti i bashkëshortëve Nikoll e Marie Marku, si dhe dhëndri i tyre Mark Lamkja. Këtë të hënë, policia ka mësyrë në apartamentin në pronësi të Edmir Vlashit, që ndodhej në Rrugën Besëlidhja në Lezhë. Atje është gjetur një pistoletë si dhe disa mjete identifikimi. Vlashi dhe Hektor Ndoka, të dy të shpallur në kërkim, dyshohet se do të vrisnin Preng Palucën në Kamëz, e aktualisht, mendohet se ato janë larguar nga vendi. Sakaq, mësohet se policia ka dërguar në laborator pistoletën, pasi dyshohet…
Një person është vrarë dhe së paku 13 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi afër qytetit Hjuston në shtetin amerikan Teksas, më 12 dhjetor. Sherifi i qarkut Heris, Ed Gonzales tha se sulmi ka ndodhur rreth orës 6 në mbrëmje (sipas kohës lokale), kur rreth 50 persona u mblodhën afër një tregu për të kremtuar një festë lokale. “Njerëzit po lëshonin balonat në ajër një veturë iu afrua turmës”, tha sherifi Gonzales. “Me t’u afruar filluan të shtënat drejt turmës”, shtoi ai. Njëri prej të lënduarve u desh të dërgohej me helikopter në spital, shtoi tutje Gonzales…
Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin “Mataro”, e cila kishte si qëllim vrasjen e Preng Palucës. Efektivët kanë mësyrë në apartamentin në përdorim nga Edmir Vlashi, e kanë gjetur atje materiale një armë zjarri pistoletë, disa mjete identifikimi dhe leje drejtimi të lëshuara nga një shtet tjetër. Policia ka shpallur në kërkim dy shtetasit, Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka. Pistoleta është dërguar në laborator për ekzaminime të mëtejshme, pasi dyshohet se ajo është përdorur në një ngjarje kriminale. Vlen të përmendet që në vazhdën e këtij operacioni janë vënë më herët në pranga Nikoll e Marie Marku dhe…