Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin ‘’Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 13 dhjetor deri në 19 dhjetor) për të gjitha shenjat. Javë pak e stresuar në lidhje më cështjet që duam t’i realizojmë sa më shpejt që të jetë e mundur për arsye kohe sic është puna, dashuria apo udhëtimet, është një javë dinamike, përfekte për nisjen e gjërave të reja. Shenjat më të favorizuara janë gaforrja e cila do të rregulloj aspektin financiar, luani i cili ka një ndikim shumë të mirë në cështjet e punës . Ja çfarë duhet të keni…
Author: tirana
Partia Demokratike kallëzon në SPAK disa deputetë demokratë, që iu bashkuan Kuvendit Kombëtar të mbledhur nga ish-kryeministri Sali Berisha, pasi i akuzon ata për falsifikimin e vulës së PD. Selia blu njofton se ka kallëzuar deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe Ivi Kaso, Ervin Minarolli. Sipas Partisë Demokratike, ata akuzohen për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal. Në kallëzim drejtuar SPAK-ut thuhet se “këta janë persona që kane pasur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat…
Çmenduria e një 24-vjeçari që ka rrezikuar përdoruesit e rrugës në aksin Milot-Mamurras ka përfunduar me një bllokim mjeti, gjobë dhe pezullim të lejes së drejtimit për dy vjet ndaj tij. Blutë e Lezhës bëjnë me dije se i riu, ka bërë “drift” me makinë në sensin e kundërt të lëvizjes, në aksin rrugor Milot-Mamurras dhe më pas e ka postuar këtë video në rrjetet sociale, për t’u mburrur. “Policia e Lezhës, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqej një drejtues mjeti që bënte manovra të rrezikshme me mjetin, në sensin e kundërt të lëvizjes, në aksin…
Ndonëse jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP” prej javësh, Ardit Çuni vijon të jetë i përfshirë me reality shown dhe t’i kushtojë vëmendje në rrjetet sociale. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, këngëtari krijoi raporte shumë të mira me Ilirin, Arjolën, Monikën, Beniadën etj. Duket se debatet që Einxhel ka pasur me ta, (përveç Beniadës) dhe sjellja e saj nuk i ka pëlqyer Arditit. Përmes një postimi në “Instastory” ai ka kërkuar nga publiku ta votojnë Einxhel për të dalë jashtë. “Po boll o boll se le nam. S’ngele cep pa ulërit dhe pa hedh…
Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në zonën e Nea Madyto të Selanikut, teksa një grua është futur në ambientet e një pastiçerie dhe ka qëllua me armë zjarri drejt punonjësve që ishin brenda. Si pasojë e të shtënave, ka mbetur e plagosur një punonjëse, e cila është nisur me urgjencë drejt spitalit rajonal, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas mediave greke, e plagosura është qëlluar tre herë, ndërsa mësohet se shkak është bërë largimi nga puna e të dyshuarës dhe për të marrë hak, ajo është kthyer e armatosur dhe ka qëlluar ndaj…
I riu së bashku me babanë e tij, Skënder Lika, u arrestuan nga Policia në lidhje me vrasjen e biznesmenit Rakip Roli në Sanxhak të Kurbinit, ngjarje e ndodhur paraditen e së premtes. I riu ka pranuar autorësinë e vrasjes, ndërsa dy bashkëpunëtorët në këtë krim, të arrestuar gjithashtu nga Policia, nuk kanë pranuar të flasin në lidhje me ngjarjen. Sipas burimeve, 22-vjeçari Llej Lika ka thënë se vrasjen e ka kryer në shenjë hakmarrjeje, pasi viktima dhe djemtë e tij e kishin dhunuar barbarisht me 8 korrik të këtij viti, duke i shkaktuar fraktura të shumta dhe ka marrë…
Politika gjermane i ndjek me shqetësim protestat, pjesërisht të dhunshme të zhvilluara në fundjavë në disa qytete gjermane kundër masave të Coronës dhe vaksinimit. Sa serioz është rreziku i radikalizimit? Në të gjithë Gjermaninë u zhvilluan në fundjavë protesta kundër masave të Coronës dhe vaksinimit. Jo të gjitha protestat ishin paqësore, e jo të gjitha ishin të lejuara. Ekspertët dhe politika paralajmërojnë për një rrezik radikalizimi. Studiuesi i terrorizmit, Peter Neumann, i cili i ndjek me shqetësim zhvillimet e protestave kundër masave kufizuese dhe vaksinimit dhe shikon aty rrezik potencial për një radikalizim të tyre. Në një intervistë për Bild…
Rita Ora dhe i dashuri i saj i ri Taika Waititi do i kalojnë Krishtlindjet në Australi. Ylli i popit dhe i dashuri i saj do të festojnë sezonin festiv Down Under pasi ajo zbarkoi në Sydney në fillim të këtij muaji për të filmuar sezonin e ri të “The Voice Australia”. Duke folur për “Daily Mail Australia”, një burim i afërt me Ritën konfirmoi se këngëtarja dhe i dashuri i saj do të kalojnë pesë javët e ardhshme duke jetuar në Sydney në një rezidencë 11.54 milionë dollarëshe në Bellevue Hill. “Rita mezi pret me padurim që të ketë…
Shkencëtarët në Japoni kanë krijuar një maskë të re anti-covid, e cila ndriçon kur zbulon gjurmë të koronavirusit. Mediat e huaja shkrujnë se shkencëtarët përdorën qeliza struci për prodhimin e maskës. Yasuhiro Tsukamoto dhe ekipi i tij në Universitetin e Kiotos janë shprehur se maskat e reja do t’u ofrojnë njerëzve një mënyrë të thjeshtë për të zbuluar nëse janë të infektuar me Covid. Shkencëtarët shpresojnë që kjo metodë të çojë në identifikimin e personave pozitivë me virusin. Grupi i studiuesve zhvilluan disa eksperimente për 10 ditë me 32 persona që ishin infektuar me koronavirus, duke zbuluar se të gjitha…
Kur mendojmë se cili është qyteti më i vjetër në botë, përgjigja duhet të jetë në parim e thjeshtë. Fituesi është qyteti, ekzistenca e të cilit mund të gjurmohet më larg në kohë, duke përdorur analizën me radiokarbon. Por përgjigja nuk është dhe aq e thjeshtë nga sa duket. Në fakt, çfarë nënkuptojmë kur flasim për “qytetin më të vjetër”? A është qyteti më i vjetër në botë një vend i banuar vazhdimisht? Apo qyteti i parë i ndërtuar nga njerëzit, që sot nuk ekziston më? Po qytetet që e filluan jetën si vendbanime të vogla, dhe u shndërruan në…
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur në Ferras të Fierit këtë të hënë, pasi lumi Vjosa doli nga shtrati dhe shkaktoi përmbytje. Niveli i lumit Vjosa ka rënë këtë mëngjes, por dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë ende nën ujë. Situata paraqitet më e qetë. Uji është larguar nga banesat, duke lënë pas baltë dhe llum. Gjatë natës, banorët kanë qëndruar te familjarët e tyre. Ata apelojnë për ndihmë, ndërkohë që thonë se dëmet janë të shumta, uji u ka shkatërruar pajisjet elektroshtëpiake.
Motra e saj më e madhe është një superyll me famë botërore, megjithatë, Rina Lipa ka hapur rrugën e saj për një karrierë të suksesshme modelimi dhe aktrimi. Bukuroshja brune, 20 vjeçe, është cilësuar me meritë si një “It Girl” pasi ka punuar me markat më të mira të modës – dhe shtëpia luksoze italiane “Prada” dëshiron që të punojë me të. Ajo ndan një lidhje të ngushtë me motrën e saj, Dua, dhe Rina pranoi se e ‘adhuronte’ atë në një intervistë të re me “Tatler”. “Unë e adhuroja atë. Do të përpiqesha të vishesha si ajo, do t’i…