Author: tirana

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka publikuar një foto ku shihet efektivi duke mbajtur një qytetar që kishte mbetur në mes të ujit. E teksa poston këtë foto Braçe falenderon të gjithë policët, elektricistët, zjarrfikësit etj, që gjenden pranë qytetarëve në zonat e përmbytura si Fieri apo Vlora.  “Nder e respekt për çdo burrë e djalë, ushtarë e oficerë siç këta këtu të batalionit të tretë të sigurisë, zjarrëfikës, policë, elektricistë, punonjës të impianteve e rrjetit të kullimit, mjekë e infermierë, të cilët prej dje e gjatë gjithë natës po shërbejnë për njerëzit në zonën e përmbytur Fier/Vlorë!” shkruan Braçe.

Read More

Në 48 orët e fundit Malësia e Krujës është mbuluar nga dëbora, e cila ka mbuluar rrugët, ndërsa mësohet se në lartësinë 1.700 metra trashësia e dëborës shkon rreth 25 cm. Për pasojë, në zonën e Qafë-Shtamës, prej dy ditësh nuk ka energji elektrike. Të gjitha rrugët janë të kalueshme, përveç pjesës së kampit të punëtorëve e cila ndodhet në majën e malit të Qafë-Shtamës.

Read More

Afganistani prodhon 80% të opiumit në botë, sipas raporteve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Përdorimi dhe varësia nga droga ndikon tek miliona njerëz që jetojnë në atë vend. Në këtë pjesë, në kuadrin e disa raporteve televizive mbi krizën e varësisë nga droga në Afganistan, shërbimi afgan i Zërit të Amerikës ishte në provincën Bamyan, 180 kilometra në perëndim të kryeqytetit Kabul, duke ndjekur nga afër efektet e përhapjes së varësisë nga droga në zonat rurale. Provinca Bamyan njihet për peizazhet e bukura. Rreth 20 vjet më parë në atë vend (mars 2001), Talebanët shkatërruan dy statuja të lashta…

Read More

Ditën e sotme reshjet e shiut janë pakësuar dhe janë ndërprerë në shumë zona. Përmirësimi i motit do të vijojë edhe gjatë javës. Në qarkullim do të ketë masa ajri të ftohta të cilat do të sjellin kryesisht rënie temperaturash me më së shumti ngrica përgjatë akseve rrugore. Në zona të thella malore dëbora parashikohet të mbesë e grumbulluar si shkak i temperaturave të ulta. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 3 dhe 4 ballë.

Read More

Arjolës ende nuk i ka dalë inati nga spektakli i së premtes. Aktorja po diskutonte me Ilirin, Moniken dhe ‘Big Mamën’ për diskutimet e mbrëmjes. Arjola është akuzuar shpeshherë për viktimizim dhe pikërisht në këtë pikë e mbështeti edhe replikën e saj. ‘’Kanë frikë se viktimizimi im më jep pikë. Ata kanë harruar që unë nuk i kam dalë ndonjëherë publikut dhe t’i them që më votoni mua sepse jam gjynah’’,- tha ajo e revoltuar teksa bisedonte me Ilirin, Monikën dhe ‘’Big Mamën’’. Arjola gjithashtu foli për Donaldin, i cili e akuzoi aktoren se mbështet dhe favorizon lojën e Ilirit.…

Read More

Arbana Osmani, prezantuesja e reality show-t më të famshëm në Shqipëri, ka vendosur të flasë ‘pa dorashka’ për ‘Big Brother Vip’! Atë e shohim çdo të martë dhe të premte në ekranin e Top Channel. E jo vetëm spektakli e banorët, por të gjithë që marrin pjesë në këtë ‘reality-show’ janë mjaft të përfolur dhe nën vëzhgimin e syrit kritik të ndjekësve. E padyshim që në një reality-show si “Big Brother” ka shumë spekulime, pyetje, paqartësi të cilat jo çdokush i mendon njësoj. E së fundmi, Arbana ka vendosur t’ju përgjigjet disa prej tyre duke sqaruar paksa disa nga dyshimet…

Read More

Ekzistojnë disa faktorë të tillë si regjimi ushqimor, që mund të bëjnë një ndryshim të madh kur bëhet fjalë për shëndetin dhe fuqinë e trurit. Në mënyrë të veçantë, marrja e llojit të duhur të lëndëve ushqyese mund të ndihmojë në mbrojtjen e funksioneve njohëse. Ju njohim më poshtë me lëndët ushqyese më të rëndësishme. Vitamina DVitamina D është e njohur gjerësisht për rolin e saj në fortësinë e kockave sepse është thelbësore për përthithjen e kalciumit nga organizmi. Por ajo është e rëndësishme edhe për shëndetin neurologjik sepse ndihmon në ruajtjen e strukturës së neuroneve. Në thelb, vitamina D…

Read More

Komisioni për rithemelinin e Partisë Demokratike, e ngritur në Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cilëson si të pavlefshme vendimet e ndërmarra sot nga Këshilli Kombëtar. Përmes një njoftimi, ata bëjnë me dije se me shumicë votash u vendos për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD, e nga dje sipas tyre, ai nuk ka më asnjë funksion tjetër veç atij të deputetit. Në njoftim, saktësohet më tej se vendimet e ndërmarra këtë të diel për shkarkimin e disa prej anëtarëve të kryesisë, sekretarëve dhe Edi Palokës si kryetar i Këshillit Kombëtar janë…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas mbledhjes së anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, të cilët shkarkuan Edi Palokën, anëtarët e kryesisë si dhe sekretarët. Basha thotë se në Kuvendin e 18 dhjetorit do të zgjedhin të ardhmen e PD-së dhe do ta shndërrojnë në një forcë qeverisëse. ‘Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike foli qartë. Edhe më qartë do të flasë Kuvendi Kombëtar më #18Dhjetor. Ne do të zgjedhim të ardhmen, në mbrojtje të vlerave të shenjta të Partisë Demokratike dhe për ta shndërruar atë në forcën qeverisëse që shqiptarët meritojnë!’- shkruan Basha.

Read More

Dashi Nesër duket të jetë një ditë e mirë në aspektin e përgjithshëm. Në planin ekonomik ruani ekuilibrin, ndërsa një surprizë e bukur ju pret në planin sentimental. Demi Pritet që dita e nesërme të jetë përgjithësisht pozitive në aktivitetin e përditshëm, por me shumë pasion në dashuri. Në horizont paraqiten probleme të vogla shëndeti. Binjakët Dita e nesërme në pjesën më të madhe të saj do të jetë e mirë. Por nuk mjafton për të ringjallur optimizmin tuaj. Gaforrja Përgatituni për një ditë në të cilën do t’ju duhet të luftoni shumë. Do të ndiheni entuziastë dhe të mbushur…

Read More

Në vendin tonë vijon ulja e temperaturave. Depërtimi i masave ajrore të ftohta por të qëndrueshme nga Europa Veriore do të diktojnë në vendin tonë mot me kthjellime por me ngrica në zonat malore. Siç shihet në hartën live, reshje dëbore priten në Bajram Curri, Fushë Arrëz, Kukës, Bulqizë, Dibër, dhe disa zona të Librazhdit. Temperaturat e ajrit pritet të ulen sërish ndjeshëm duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -7°C deri në 11°C.

Read More

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.MSh informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 1,752 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 263 qytetarë, në këto bashki:111 në Tiranë, 26 në Fier, 16 në Vlorë, 11 në Berat, 10 në Durrës, Korçë, 9 në Elbasan, 6 në Mallakastër, 5 në Kavajë, 4 në Shkodër, Krujë, Dibër, Gjirokastër, 3 në Kurbin, Shijak, Sarandë,…

Read More