Author: tirana

Policia e Shtetit, që prej ditës së djeshme, ka kaluar në gatishmëri, për t’u ardhur në ndihmë banorëve, në rast përmbytjesh që mund të shkaktohen si pasojë e motit të keq. Nisur nga situata e krijuar si pasojë e motit të keq me reshje shiu e dëbore në vendin tonë, ku në disa zona ka dalje të lumenjve nga shtrati dhe në zonat malore është krijuar vështirësi në qarkullim për shkak të dëborës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, që prej ditës së djeshme, ka urdhëruar kalim në gatishmëri të strukturave policore në të gjithë vendin, për…

Read More

Komisioni i Rithemelimit të PD i konstituar dje në mbledhjen e Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha i bën thirrje anëtarëve të Këshillit Kombëtar të bojkotojnë mbledhjen e thirrur nga Lulzim Basha. Komisioni i Rithemelimit e cilëson nul dhe të paligjshëm mbledhjen e Këshillit Kombëtar të thirrur nga Basha dhe iu bën apel anëtarëve të mos bëhen pjesë e përçarjes dhe e përjashtimeve nga PD. DEKLARATA Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar! Dje me 4446 vota Kuvendi Kombëtar i PD vendosi shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit për shkelje të rënda statutore, si dhe konstatoi paligjshmërinë e pjesës…

Read More

Moti i keq ka mbyllur përkohësisht Rrugën e Arbrit. Policia e Dibrës njofton se për shkak të resjeve të dëborës në Rrugën e Arbrit, në Bypass, qarkullimi i automjeteve është ndaluar përkohësisht pasi i gjithë aksi po pastrohet nga borëpastueset. Njoftimi i policisë: Për shkak të reshjeve të dëborës në Rrugën e Arbrit, në Bypass, qarkullimi i automjeteve është ndaluar përkohësisht pasi i gjithë aksi po pastrohet nga borëpastueset. Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në të dyja kahet e lëvizjes dhe nuk do të lejojnë asnjë drejtues mjeti të qarkullojë pa vendosur goma dimërore zinxhirë dhe deri sa rruga të…

Read More

Pavarësisht apeleve të vazhdueshme që policia rrugore ka bërë për drejtuesit e mjeteve që të mos përdorin alkool kur janë në timon ky fenomen nuk është zhdukur. Kjo shkelje e rrezikshme e kodit rrugor bëhet edhe më evidente në muajt e festave. Burime nga policia thanë se vetëm gjatë kësaj fundjave në kryeqytet janë arrestuar 9 persona të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Të arrestuarit janë të moshave nga 21 deri në 53 vjeç.

Read More

Një 59-vjeçar ka vdekur në Librazhd, pasi e ka zënë korrenti. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:30, në fshatin Dardhë, Librazhd, ku është gjetur i pa jetë e pa shenja dhune pranë banesës së tij shtetasi R. Qyra, rreth 59 vjeç. Nga të dhënat e para, dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e pakujdesisë, pasi duke pastruar tubin e mbledhjes së ujërave të shiut nga çatia e shtëpisë, shufra metalike që përdorte për të zhbllokuar tubin ka rënë në kontakt me telat elektrik që furnizonte banesën e tij me energji elektrike…

Read More

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton si paraqitet situata me energjinë në vend nga moti i keq. OSHEE bën me dije se ka probleme të furnizimit me energji elektrike në disa zona, për shkak të reshjeve masive të shiut e dëborës që kanë mbërthyer vendin. Njoftimi i OSHEE: Nisur nga situata e krijuar prej motit te keq, ne disa zona te vendit ka probleme te furnizimit me energji elektrike.Raportimet nga terreni jane dinamike, per rrjedhoje njoftimet tona do jene sipas zonave dhe specifikes. Konkretisht, per rajonin Gjirokastër, situata paraqitet kritike per shkak te prurjes se lumejve nga reshjet…

Read More

Presidenti Ilir Meta reagon për situatën e krijuar nga përmbytjet në vend, si pasojë e motit të keq. Në një postim në “Facebook”, Kreu i Shtetit thekson se “problematik është fakti se ashtu si në të kaluarën, autoritetet e Mbrojtjes Civile dhe Prefekturat nuk e kanë njoftuar më herët popullatën në zonat me risk të lartë”. Teksa solidarizohet me banorët e prekur nga përmbytjet dhe ngricat, Presidenti Meta iu bën thirrje të gjithë institucioneve përgjegjëse shtetërore të angazhohen maksimalisht për sigurinë e jetës dhe të pronës. Reagimi i Presidentit Meta: Jam duke ndjekur me vëmendje të veçantë situatën kritike të…

Read More

Bora Zemani ka bërë një koment pikant teksa foli në lidhje me raportin mes Erjonit dhe Mikelës në “Përputhen” dhe dyshimeve që kjo e fundit ka ndaj tij. Në këtë monemt ndërhyri Bora, e cila “këshilloi” Erjonin që mos të luajë me dy vajza, pasi në fund do të mbetet pa asnjërën. Mirëpo a është ky një mesazh për ish-partnerin e saj Donald Veshaj me të cilin u nda para pak kohësh por që u rikthyen sërish në vëmendje pasi u takuan në shtëpinë e BB? Donaldi ka shprehur hapur pëlqimin për Beatrixin ndërkohë që historinë me Borën e ka…

Read More

Pas shkarkimit nga Kuvendi thirrur nga Sali Berisha, kreu i demokratëve Lulzim Basha nisi lëvizjet brenda selisë blu, ku paralajmëron të tjera shkarkime sot në orën 15:00. Ish-kryeministri Sali Berisha i fton të gjithë demokratët në betejën kundër të keqes që ka mbërthyer Shqipërinë SALI BERISHA SHKRUAN: Te dashur demokrate dhe demokratë! Kohet e fundit kane qene te mundueshme dhe te veshtira per Partine Demokratike. E di qe shume prej jush kane dyshuar, ndoshta edhe jane trembur per shkak te fushates se fuqishme lincuese qe eshte mbajtur kunder personit tim dhe levizjes se Foltores. Megjithate, ne te gjithe se bashku,…

Read More

Novosela mbetet pika më e nxehtë e përmbytjeve që kanë ndodhur në zonën e Vlorës si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Vjosa. Deri më tani raportohet për 17 familje të cilat janë evakuuar nga banesat e tyre, ndërkohë që procesi i evakuimeve vijon ende. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, nga terreni u bëri thirrje banorëve të Novoselës që ndodhen në zonat e rrezikut të evakuohen përpara se të jetë vonë, pasi uji ka të papritura dhe nuk mund të parashikohet e ardhmja. “Gjithmonë zgjidhja jepet që në momentin e parë dhe zgjidhja është dhënë që paraditen…

Read More

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë gjatë operacionit policor antidrogë i koduar “Restart”. Mësohet se mbrëmjen e djeshme janë sekuestrua dhe 73 kilogramë e 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis si dhe është vënë në pranga poseduesi i lëndës narkotike që tentonte për ta trafikuar në drejtim të shtetit grek. Në vijim të operacionit të koduar “Restart”, nisur 1 muaj më parë, ku u vunë në pranga 4 shtetas dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 114 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie…

Read More

Nga Nina Larson/ Bota mund të shohë vitin e ardhshëm transformimin gradual të pandemisë së Covid-19, në një sëmundje endemike si shumë të tjera me të cilat po bashkëjeton njerëzimi. Por kjo mund të mos ndodhë, në rast se pabarazia e dukshme në qasjen ndaj vaksinave, e zgjat atë akoma më tej, dhe nëse vazhdojnë të shfaqen variante më të këqija. Edhe pse vendet po përpiqen të ndalin përhapjen e një varianti të ri shqetësues të virusit, dhe Evropa po përballet me një rritje të ndjeshme të rasteve në fillim të këtij dimri, ekspertët e shëndetësisë thonë se është ende…

Read More