Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Situata nga përmbytjet/ Dritan Leli jep alarmin: Qytetarët në këtë zonë të largohen përpara se të jetë vonë!

12:12 / December 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Leli permbytjet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Novosela mbetet pika më e nxehtë e përmbytjeve që kanë ndodhur në zonën e Vlorës si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Vjosa. Deri më tani raportohet për 17 familje të cilat janë evakuuar nga banesat e tyre, ndërkohë që procesi i evakuimeve vijon ende.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, nga terreni u bëri thirrje banorëve të Novoselës që ndodhen në zonat e rrezikut të evakuohen përpara se të jetë vonë, pasi uji ka të papritura dhe nuk mund të parashikohet e ardhmja.

“Gjithmonë zgjidhja jepet që në momentin e parë dhe zgjidhja është dhënë që paraditen e djeshme. Bashkë me drejtuesin e Njësisë Administrative, me Policinë Bashkiake dhe Emergjencat Civile ne shkuam shtëpi më shtëpi dhe kemi njoftuar të gjithë banorët e Novoselës të cilët kanë banesat më në rrezik, të cilët nuk kanë pranuar të zgjedhin vendet e akomodimit nga bashkia por janë strehuar te të afërmit e tyre.

Ne jemi këtu të gjithë, gjithë drejtorët e bashkisë Vlorë, gjithë administratorët janë këtu pasi është pika më e nxehtë e të gjithë situatës të këtyre ditëve, Kanani është në krye të detyrës për të bërë maksimumin, mjetet e bashkisë Vlorë, eskavatorët dhe maunet që sjellin inerte janë këtu për të bërë këtë bllokim të argjinaturës, e cila është investuar së fundmi dhe të bëjmë maksimumin për të minimizuar dëmet.

Siç e shikoni është një nga ato situata ku dhe siç thonë vendasit nuk ka bërë vaki që uji të dalë mbi urën e vjetër. Është një situatë që do angazhim dhe do sensibilitet qytetar, unë bëj thirrjen time që për gjithë qytetarët që janë në zona që ka rrezik të largohen sa më shpejt pas uji ka të papritura, ne nuk mund të bëjmë parashikime megjithëse lajmet janë shpresdhënëse pasi ka një ulje të nivelit të Vjosës në zonën e Përmetit”, tha Leli.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.