Ka përfunduar me sukses operacioni nga forcat e ushtrisë në Vlorë për shpëtimin e familjes së rrethuar nga uji. Mësohet se banorët kanë shkuar aty për të shpëtuar bagëtitë dhe më pas janë izoluar si pasojë prurjeve mëdha të ujit në zonë. Bëhet fjalë për 2 persona, të cilët kanë hipur në tarracën e banesës që prej orëve të para të mëngjesit.
Author: tirana
Një studim i gjerë i kryer në Britaninë e Madhe sugjeron se kulmimi i valës së infeksioneve të shkaktuara nga varianti i ri i COVID-19 i quajtur Omicron do të mbërrijë në muajin janar dhe në pranverë numri i viktimave mund të shkojë nga 25 mijë deri në 75 mijë në ditë. Hulumtimi bazohet në supozimin që Omicron është më pak i rëndë nëse jeni vaksinuar dhe gjithashtu merr parasysh masat aktuale kufizuese në fuqi në Britaninë e Madhe. Marrja e lartë e dozës përforcuese ka të ngjarë të zbusë ndikimin e valës Omicron, thanë studiuesit. Një nga autorët tha…
Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë si pjesë e një grupi grabitësish që vidhnin kasaforta në biznese të ndryshme në zonën a autostradës Tiranë-Durrës, por jo vetëm Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore…
Një familje në Novoselë të Vlorës ka hipur në tarracën e shtëpisë, pasi niveli i ujit po mbulon banesën e tyre. Siç shihet edhe nga pamjet në tarrace janë disa persona. Ata kishin ndenjur në banesë për të shpëtuar bagëtitë e tyre, por niveli i ujit është rritur me shpejtësi. Drejt tyre është nisur një gomone, e cila pritet të marrë familjarët.
Forcat e ushtrisë ju kanë ardhur në ndihmë banorëve, që preken nga përmbytjet e lumit Vjosë në Fier. Janë 30 forca të ushtrisë, të cilët iu janë bashkuar punonjësve të emergjencave në terren. Mësohet se forcat e ushtrisë do të operojnë në terren, në zonat ku ka nevojë për ndërhyrje. Gjithashtu, mësohet se me kërkesë të kreut të Shtabit të Emergjencave kanë zbarkuar në këtë zonë edhe dy varka. Ndërkohë, në fshatin Qarr po punohet me mjete të rënda për rregullimin e një ure, që është dëmtuar nga prurjet e shumta të lumit.
Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar në doganën e Kapshticës. Duke iu referuar burimeve nga Pika Kufitare e Kapshticës, mësohet se është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike ndërsa janë të arrestuar disa persona. Operacioni ka filluar prej mbrëmjes të së shtunës dhe po vijon ende.
Kreu i emergjencave Haki Çako ishte në terren për të parë nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet në qarkun e Fierit. Çako bën me dije se nuk ka përmbytje masive, por në zonën e Ferrasit disa zona janë përfshirë nga uji, duke bërë që të evakuohen tre familje. “Prej disa orëve, gati dy ditësh kanë vazhduar reshje intensive, shkak i cili ka sjellë edhe përmbytje dhe mbingarkesën e lumit Vjosa dhe të lumenjve të tjerë, ajo që është më e rëndësishme është kapja e niveleve maksimale të lumit Vjosa. Strukturat kanë qenë gjitha natës në qarkun Fier dhe Vlorë…
Reshjet masive të shiut, që kanë përfshirë vendin, kanë vështirësuar situatën edhe në Qarkun e Lezhës. Emergjencat Civile raportojnë se deri më tani janë përmbytur rreth 200 hektarë tokë depresive të kënetës Kakarriq, nj.ad. Balldren, bashkisë Lezhë Njoftimi i plotë: -Situata në qarkun Lezhë, ora 09.00, paraqitet e qetë. -Gjate 24 oreve, kemi reshje me intensitet te ulet rradh meditare, ne rreth 23 mm. Nga raportimet e strukturave të MC, kemi: -Niveli i ujrave ne shtreterit e lumenjeve dhe sistemin kullues eshte ne kuota normale; -Hidrovoret punojne me kapacitetin te plote dhe kuatat ne basenet e tyre jane ne kuata…
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton si paraqitet sot situata në disa nga akset kryesore, pasi vendi u përfshi nga reshjet e dendura të shiut dhe bores. ARRSH bën me dije se qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale. Po ashtu, këshillohen drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore. NJOFTIMI I ARRSH Në Rajonin Jugor dhenë Rajonin Qendror reshjet kanë pushuar kontraktorët kanë punuar me mjete borëpastruese dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës në ato segmente ku ka pasur prezencë bore Në Rajonin Verior gjatë natës ka pasur kryesisht…
Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në Durrës. Reagimi i menjëhershëm i shërbimeve policore të Komisariatit të Policisë Durrës dhe “Shqiponjave” parandaloi vrasjen e shtetases K. B., banuese në Durrës. Arrestohet në flagrancë bashkëjetuesi i saj, i cili po e kërcënonte me pistoletë për ta vrarë bashkëjetuesen e tij. Vihet në pranga edhe vëllai i tij, pasi u kap në banesën e tij, me një armë zjarri kallashnikov. Gjithashtu, po në vijim të veprimeve të thelluara hetimore u zbulua një banesë në Tiranë, që e përdorte bashkëjetuesi i shtetases K. B. dhe dy shokë të tij, të cilët u shpallën…
Juglindja prej dy ditësh është përfshirë nga reshjet e dëborës çka ka sjellë probleme në disa zona. Si pasojë e reshjeve të shumta në segmentin e Dardhës trashësia e dëborës ka shkuar deri në 70 cm dëborë ku pavarësisht punës dhe mirëmbajtjes së rrugës mjetet e vogla që lëvizin gjatë paradites duhet të jenë të pajisura me zinxhirë ndërsa Voskopoja dhe Qafa e Qarrit nuk kanë probleme me kalueshmërinë e mjeteve pasi dëbora varion nga 5 deri në 15 cm. Probleme me energjinë elektrike vijon të ketë në territorin e Bashkisë Maliq pasi reshjet janë shoqëruar edhe me erë të…
Finalizohet operacioni policor i koduar “Bujtina”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Kishte përshtatur lokalin për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike kokainë, vihet në pranga pronari i tij. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një sasi kokaine, fishekë luftarakë, një peshore elektronike dhe dy armë të ftohta (thika). Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative se një shtetas kishte përshtatur lokalin në pronësi të tij për…