Author: tirana

309 raste të reja me covid-19 dhe 2 humbje jete, është ky bilanci i raportuar sot nga ministria e Shëndetësisë, lidhur me situatën e pandemisë në vend. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim…

Read More

Ka përfunduar numërimi i votave për ‘shkarkimin’ e Lulzim Bashës. Nga 4934 delegate , 4491 kanë marrë pjesë në votim dhe 4446 prej tyre kanë votuar pro shkarkimit të Bashës nga posti i kryetarit të PD. Rezultati është bërë i ditur nga deputeti Belind Këllëçi ku 36 kanë votuar kundër dhe 9 vota të delegatëve kanë rezultuar të pavlefshme.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha pas përfundimit të punimeve të Kuvendit ka mbajtur një deklaratë për mediat. Berisha u shpreh se ky është një nga Kuvendet më të veçanta jo vetëm këtu, por në Europë dhe në botë. “Dua të përshëndes sot demokratët dhe qytetarët shqiptarë për këtë ngjarje më e veçanta, më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve. Ky Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të Partisë Demokratike, i pari i këtij lloji në Europë e në botë. Një momument madhështor i rithemelimit të PD-së i cili është me misione të mëdha, misionin e rivendosjes së të drejtës…

Read More

‎Shumë gra, gjithnjë e më shumë, zgjedhin të ngrijnë vezët, si një mënyrë për tu siguruar që një ditë të bëhen nëna. Kështu ka bërë edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora, e cila ka folur shpesh për këtë temë. Së fundmi ajo ka folur për “The Independent” ku ka treguar edhe arsyet që kanë ndikuar. Ajo ka theksuar se dëshiron që në të ardhmen të ketë familje të madhe dhe të bukur, pasi sipas saj, në kulturën kosovare, të kesh fëmijë është shumë e rëndësisume “Do të doja të kisha një familje të madhe të bukur. Në kulturën kosovare, të kesh…

Read More

Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha të zhvilluar në stadiumin ‘Air Albania’, iu bashkua edhe pasardhësja e Bajo dhe Çerçiz Topullit. Në fjalën e saj, delegatja Enkelejda Muçi falënderoi ish-kryeministrin Berisha për këtë takim, ndërsa theksoi se tashmë ka ardhur koha e Partisë Demokratike. Nuk kanë munguar notat e humorit gjatë fjalës së saj, ndërsa ka shkaktuar edhe të qeshura tek të pranishmit. Po ashtu, ajo shtoi se PD duhet të çmohet dhe ngrihet në parimet konservatore. “Unë jam ëndërrimtare dhe kam besim. Dita dhe momenti erdhi dhe ne nuk duhet ta lëshojmë këtë gjë të bukur që po…

Read More

Viti 2022 po vjen dhe këto tre shenja të horoskopit do t’i përkëdhelë fati në dashuri. Shenjat më poshtë do të jenë më të dashuruara se kurrë vitin e ardhshëm. Peshqit Viti 2022 është planifikuar të jetë një vit i jashtëzakonshëm për peshqit, me gabime minimale kozmike për t’ju penguar të gjeni dashurinë. Lehtësia që sjell 2022 për ju do t’ju japë gjithashtu akses të lehtë në mundësitë romantike. Gjysma e parë e vitit ka më shumë potencial për ju—përdoreni këtë kohë për të kultivuar marrëdhënie autentike (platonike ose të tjera) dhe shikoni se çfarë lulëzon. Jini të vëmendshëm rreth…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën apel drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë drejt vendeve të mbuluara nga dëbora që të pajisen me goma dimërore dhe të respektojë sinjalistikën rrugore duke reduktuar shpejtësinë. ARRSH ka ndarë foto nga situata në Qafë Mali-Fierzë ku thekson se po vijon puna për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës për të mos lejuar bllokimin e qarkullimit të mjeteve. “Në Qafë Mali-Fierzë puna për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës për të mos lejuar bllokimin e qarkullimit të mjeteve ka vazhduar pa u ndalur Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të…

Read More

Akuzohen se vranë biznesmenin Rakip Rolin në Kurbin, arrestohen babë e bir. Skënder e Llej Lika janë të dyshuat si autor të vrasjes. Ata janë prangosur në zonën e Fushë Milotit nga forcat policisë të Komisariatit të Kurbinit. Në lidhje me ngjarjen është ndaluar dhe një person i tretë. Ai është Klaudio Beleshi, shoferi, i cili  fshehu dhe ndihmoi babë e bir.

Read More

Në fshatin Mesaplik të Bashkisë Selenicë është rrëzuar ura e fshatit për shkak të reshjeve të dendura të shirave gjatë natës dhe rrëshqitjes së dherave. Për pasojë fshati me rreth 100 familje ka mbetur i izoluar pa pasur mundësi tjetër kalimi. Sakaq pritet përmirësim i kushteve atmosferike të motit që më pas të ndërhyhet në këtë segment rrugor nga shtabi i emergjencave civile.

Read More

Reality show “Big Brother Albania VIP” është kthyer në emisionin më të shikuar në të gjitha trevat shqiptare. Risia e këtij viti, futja e banorëve VIP brenda shtëpisë më të ndjekur, i ka bërë akoma më kuriozë teleshikuesit të shohin përditshmërinë e personave që i kanë njohur prej kohësh nëpërmjet artit të tyre. Madje, për këtë reality show, si asnjëherë më parë kanë qarkulluar edhe “teori konspirative” të shumta. Moderatorja historike e “Big Brother”, Arbana Osmani, e cila edhe këtë vit është në drejtimin e këtij programi, i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram. Ajo i ka kërkuar atyre…

Read More

Një seri tornadosh të fuqishme në Kentucky kanë shkaktuar më shumë se 80 të vdekur, tha sot guvernatori i shtetit amerikan. Të tjera vdekje janë raportuar në zonat qendrore e perëndimore të SHBA. Governatori Andy Beshear tha për mediat vendase se numri i viktimave mund të arrijë deri në 100, pasi tornado i fuqishëm ka rrafshuar tërësisht një fabrikë në qytezën e Mayfield, me dhjetra punonjës brenda saj në kohën e goditjes. Beshear përshkruante mbrëmjen e të premtes si “një nga më të rëndat në historinë e Kentucky,” teksa shtonte se “shumë zona janë goditur aq rëndë sa është e…

Read More

Situata në pjesën më të madhe të qarkut të Elbasanit vijon të jetë e stabilizuar, ndërsa në Labinot Mal reshjet vijojnë me intensitet. Top Channel mëson se deri tani i bllokuar është fshati Benë. Po ashtu fshati Muriqan ka pasur përmbytje nga prurjet e mëdha të përrenjve, pasi nuk përballojnë turbinat presionin e ujit. Probleme me energjinë elektrike janë hasur edhe në Rrajcë. Në këtë fshat është raportuar se një shtyllë është gati për tu rrëzuar mbi një banesë. Ajo ka qenë në këtë gjendje prej një viti edhe pse ekipet e OSHEE janë njoftuar më parë nuk është bërë…

Read More