Kryetari i Komisionit të përkohshëm të ngritur nga Kuvendit Kombëtar të PD Belind Këlliçi i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të largojë makinat e policisë nga selia e PD. Ai tha se PD nuk ka nevojë të mbrohet me polici, por mjaftojnë dy rojet në hyrje të godinës. Ai tha se ky është një provokim pasi PD është e demokratëve dhe nuk duhet të mbrohet nga askush. “Kam një thirrje drejtuar Edi Ramës. Jemi informuar që makina policie ndodhen rreth selisë së PD. PD e mbrojnë vetëm dy rojet Papi dhe Iliri. I bëj me dije kryeministrit që nuk ka…
Author: tirana
Po vazhdon prej gjashtë orësh, Kuvendi Kombëtar i mbledhur sot në stadiumin Air Albania nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij. Mes tyre kanë qenë edhe shumë figura të njohura, të cilën së bashku kanë marrë një sërë vendimesh të ndryshme. Këtu mund të përmendim nga politikanë të njohur dhe deri te figura të dashura të ekranit si për shembull, aktori Julian Deda. Ndërkohë, më i fundit është reperi i famshëm, Stresi, i cili ka postuar në Instastory një foto nga stadiumi, ku shfaqet bashkë me të atin, Sali Lushaj, i njohur si ish-truproja e Berishës dhe një mik tjetër.…
Demokratët në Kuvendin e Berishës në stadiumin Air Albania kanë përfunduar procesin e votimit për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike. Rreth orës 16:00 ka nisur procesi i numërimit të votave. Ndërkohë Basha ka thirrur në orën 16:00 kryesinë e PD në selinë blu. Nuk dihet ende se çfarë vendimi ka marrë Basha pas zhvillimeve në Kuvend.
Aktorja e njohur Rajmonda Bulku ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel. Mes shumë detajeve nga jeta e saj, Rajmonda ka folur paksa edhe për Big Brother VIP. Ajo ka treguar se ka filluar ta ndjekë prej mikeshës së saj Monika Lubonja, për të cilën mendon se është më ndryshe jashtë. Gjithashtu është ndalur edhe tek çifti Beatrix Donald ku ka thënë se veç puthjeve dhe ledhatimeve do të ishte më mirë nëse do të shihte më shumë siguri tek ta, që të kishin një urë komunikimi. Më tej ajo ka treguar se darka mes…
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledhë kryesinë e partisë në orën 18:00. Ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së në stadiumin “Air Albania”, Basha ka vendosur të mos qëndrojë ‘duarkryq’. Në orën 18:00 ai do të mblidhet me anëtarët e kryesisë. Nuk dihet ende se çfarë do të diskutohet në këtë mbledhje, por temë kryesore pritet të jetë Kuvendi i thirrur nga Berisha dhe vendimet e marra aty.
Semi Jaupaj u largua para disa javësh nga “Big Brother VIP”. Por që atëherë, ajo nuk është shfaqur në thuajse asnjë intervistë e dalje publike. Po ashtu ka qenë shumë pak aktive në rrjetet e saj sociale. Por çfarë ka ndodhur me të? Semi ka vendosur t’iu japë ndjekësve të saj një shpjegim. Krahas një videoje, ku shfaqet duke kënduar një cover të këngës së Billie Elish, Semi ka shkruar: “Ju premtoj që do të këndoj më shumë për ju. Vetëm se kam nevojë për pak kohë. Ndërkohë, mund të dëgjoni këtë cover që kam bërë gjatë karantinës. (Kam pasur…
Floriana Garo ka folur nga foltorja e Kuvendit Kombëtar të PD për arsyet që e kanë detyruar të bashkohet me Berishën pas humbjes së 25 Prillit. Garo deklaroi se ka parë te Berisha energjinë që ia kalon çdo 40-vjeçari duke krijuar bindjen se sipas saj ai do të dijë t’i udhëheqë demokratët në ringritjen e PD në piedestalin e saj. “Është kënaqësi të jem prezentë në këtë ditë historike, Vendimi për t’u kthyer në Shqipëri nga Zvicra me tim shoq dhe vajzën tonë. Mungesa e shpresës i bën të gjithë të marrin rrugën drejt perëndimit. Kur vendosëm të ktheheshim ishte…
Në spektaklin e djeshëm të “Big Brother VIP”, pas debatit mes Einxhel dhe Ilirit ka patur debat të fortë edhe mes Arjolës dhe Donaldit. Ai ka akuzuar Arjolën që i mban krahun Ilirit edhe kur ai nuk ka drejtë dhe kjo gjë po e penalizon. Aktorja, ndër të tjera i tha që ka të drejtë të mbrojë Ilirin sepse e ka shok dhe ndjehet e afërt me të. Ai madje i tha Arjolës që ajo nuk ka mendimin e saj dhe se nuk po lufton për fëmijët e saj. Ajo iu përgjigj se nuk lufton si mendojnë të tjerët dhe…
Vendi është përfshirë nga një mot i keq prej disa ditësh, ndërsa kulmi arriti mbrëmë me reshje të dendura në jug, të cilat kanë shkaktuar fryrjen e lumenjve duke përmbytur deri më tani dhjetëra hektarë tokë në Gjirokastër, Tepelenë dhe Vlorë. Reshjet ishin mjaft intensive gjatë mbrëmjes së djeshme në trekëndëshin Gjirokastër-Përmet-Vlorë duke sjellë rrjedhimisht edhe daljen e lumenjve nga shtrati. Mësohet se niveli i Vjosës në Urën e Mifolit ka arritur në 7 metra, gjë që ka frikësuar banorët e fshatrave përreth se mund të ketë përmbytje më të mëdha gjatë orëve të mbrëmjes. Situata nuk duket të jetë…
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij një thënie të Emil Cioran. Kujtojmë se ditën e sotme në stadiumin ‘Air Albania’ u zhvillua Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. “Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit”, citohet në statusin e Ramës Statusi: THËNIE E DITËS Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit. Kur të gjitha arsyet – morale, estetike, fetare, sociale e me radhë…
Deputeti i PD, Edi Paloka u shpreh në një pronocnim të shkurtër për mediat, se Kuvendi i mori sot vendimet e tij, dhe se të gjithë kanë detyrimin për t’i zbatuar ato. Pyetjes nëse do të shkojnë për të marrë selinë, Paloka tha se ata nuk marrin asgjë me dhunë. “Nëse selinë e PD kanë frikë nga demokratët, ky është fundi. Ne nuk marrim asgjë me dhunë.” – tha Paloka ndërsa shtoi se Kuvendi i mori vendimet e tij të gjithë kanë detyrimin të zbatojnë vendimet.
Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha shpalli sot Azem Hajdarin kryetar nderi të Partisë Demokratike. Djali i vogël, që mban emrin e liderit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit falënderoi Kuvendin për vlerësimin e të atit dhe u bëri thirrje të rinjve që të bashkohen me PD-në. “Falenderoj PD-në për vendimin që vlerësoi babanë tim si president i përjetshëm i kësaj partie. PD është mbi çdo pjesëtar, është thirrja e zemrës së njeriut. Ftoj të gjithë moshatarët e mi dhe të gjithë rininë që të investojnë në tokën, dheun e nënës dhe babait të tyre. Shpresoj që ku kuvend dhe çdo…