Author: tirana

Nën moton ‘Për një Parti Demokratike, më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar” Sali Berisha ka mbledhur sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ditë e cila sipas tij do të shënojë rithemelimin e PD. Në këtë ditë vendimtare të karrierës më shumë se 30-vjeçare në politikë të Berishës, duket se ka mbështetjen e të gjithë familjarëve të tij. Ndër to përmendim edhe të fejuarën e djalit të tij, Shkëlzenit, blogerja Armina Mevlani. Ajo ka publikuar pamje nga Kuvendi, duke shkruar: Stadiumi sot ka marrë ngjyrën blu! Por në asnjë moment nuk ka mundur që të pikaset nga…

Read More

Një mësuese është shkarkuar nga puna në Siberi pasi bëri një video ku shfaqi trupin e saj me të brendshme, duke tërhequr vëmendje të madhe në internet. Victoria Kashirina, një 23-vjeçare nga qyteti i Novosibirsk, bëri bujë në mediat ruse të martën për ngarkimin e videos së bërë në shtëpi të cilën e postoi në llogarinë e saj në Instagram. Filmi i shkurtër erotik fillon me mësuesen lëshon pallton kur hyn në shtëpinë e saj për të zbuluar çorapet e zeza. Më vonë mësuesja filmon veten duke përkëdhelur trupin e saj në shtrat.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar podiumit në “Air Albania” duke u shoqëruar me këngën e famshme “The final countdown”. Duke përshëndetur me dy gishta të pranishmit në stadium, Berisha i falënderoi ata për pjesëmarrjen, ndërsa këta të fundit e përshëndetën me duartrokitje dhe brohërima. Berisha e cilësoi këtë event të demokratëve si Kuvendi më i bukur në historinë e pluralizmit shqiptar. “Të dashur delegatë dhe delegate të Kuvendit më madhështor, më të bukur, më triumfues, më mahnitës, në historinë e pluralizmit shqiptar në këto 30 vite. Kuvendi që mblidhet si monument i lirisë shqiptare, Kuvendit që mblidhet si monument…

Read More

Si jo rrallë herë spektaklet nxisin jo pak diskutime, debate dhe komente mes banorëve. E njëjta gjë ndodhi edhe mrëmjen e djeshme teksa banorët kanë diskutuar për përballjet dhe reagimet e bëra. Më të revoltuara duket se kanë qenë Arjola dhe ‘’Big Mama’’ të cilat kanë shprehur rezervat e tyre për Beatrix. ‘’Beatrixën kurrë nuk e kam parë të pambajtur në shtëpi, por reagimi im nuk ishte në atë kuptim. Ajo u ofendua sepse erdhi dhe më pyeti: A vetëm lyhem gjithë ditën unë?”,-tha ajo. Gjithashtu edhe ‘’Big Mama’’ reagoi duke thënë se Beatrix nuk e ka parë kurrë në…

Read More

Rikthimi i “Big Brother VIP” në ekran, pas 4 vitesh pauzë si dhe edicioni i veçantë me personazhe VIP, ka bërë që ky format të kalojë pritshmëritë, sa i përket shikueshmërisë. Zakonisht, qëndrimi i banorëve në shtëpi zgjat 100 ditë, por duket se këtë edicion, po shqyrtohet mundësia për zgjatjen e tij. Burime për Prive, kanë konfirmuar se në tryezën e diskutimeve është edhe opsioni për të mos e përfunduar aventurën televizive në 16 janar, por disa javë më vonë. Në fakt, ashtu si në ide, skenografi, edhe këtë herë, duket se po ndiqet shembulli i “Grande Fratello VIP”, që…

Read More

Kuvendi Kombëtar i PD i thirrur nga Sali Berisha ka nisur procedurat për shkarkimit e kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Kryetari i Komisionit që po drejton punimet e Kuvendit Kombëtar, Belind Këlliçi tha se do të votohet në fshehtësi propozimi i 7 deputetëve të PD dhe 15% të delegatëve për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetari i PD-së. “Në mbëshrtetje të nenit 43, gërma Ç, të statutit të PD, miratuar në 11.12.2021 me propozimin e delegatëve të Kuvendit Kombëtar vendosi: Të votojë me votim të fshehtë të delegatëve për shkarkimin e kryetarit të PD Lulzim Basha për thyerje të rënda…

Read More

Lulzim Basha ka mbledhur një grup mbështetësish në selinë e Partisë Demokratike që sot ka ditëlindjen e saj. Disa dhjetëra anëtarë të PD-së, disa deputetë kanë duartrokitur dhe kanë brohoritur Lulzim Bashën, për të cilin në stadiumin Air Albania janë mbledhur më shumë se 5 mijë vetë për ta shkarkuar. Basha tha se për herë të parë PD risjell dokumentin themeltar të Partisë Demokratike përmes një instalacioni.

Read More

Belind Këlliçi, kryetari i komisionit që do të drejtojë punimet e Kuvendit të Rithemelimit ka bërë me dije se ka nisur procedura për punimet dhe verifikimin e kërkesave nga delegatët, për mbledhjen e Kuvendit. “Kuvendi i Rithemelimit të PD është jo vetëm i ligjshëm, por ka edhe aftësi vendimmarrëse”, kështu deklaroi Belind Këlliçi pas verifikimeve. “Numri total i delegatëve të Kuvendit Kombëtar është 7646. Sekretariati më njofton se 4200 formularët e depozituar për thirrjen e Kuvendit janë firmëtarë dhe janë të pranishëm në Kuvend. Në zbatim të statutit deklaroj se ky Kuvend është i thirrur ligjërisht sipas statutit të PD-së.…

Read More

Niveli i lumi Vjosë ka kapur shifrën 6.60metra, pra ka rritje prej me shumë se 1 m dhe vijon të ketë , ku kuta e daljes nga shtrati është mbi 7 m. Situata pritet të përkeqësohet edhe për ngarkesën e reshjeve që zotëron jugun e vendit,Përmet,Tepelenë dhe Gjirokastër, kjo konfirmuar dhe nga IGJEUM ditën e djeshme. Ndërkohë probleme edhe në fshatin Llakatund të bashkisë Vlorë. Lumi i Shushicës ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur tokat bujqësore të këtij fshati., siç duket dhe nga pamjet lumi Shushica ka rritje të nivelit duke kaluar dhe urën e Llakatundit. Po kështu në…

Read More

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim ditën e sotme një 21-vjeçar pasi ka përdhunuar një 19-vjeçare. I shpalluri në kërkim është shtetasi me iniciale R.Sh pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 19 vjeçare, pa dëshirën e saj. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, po punojnë për kapjen e shtetasit R. Sh., 21 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 19-vjeçare, pa dëshirën e saj”, njofton policia.

Read More