Ashtu siç edhe u paralajmërua është mbajtur ditën e sotme në stadiumin ‘Air Albania’, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Demokratët janë bërë bashkë në mbështetje të ish-kryeministrit Berisha. Po ashtu figura të rëndësishme politike kanë marrë pjesë në këtë Kuvend. Ndonëse kushtet e atmosferike të motit nuk kanë qenë të favorshme kjo nuk i ka penguar demokratët të marrin pjesë në stadium. Por duket se edhe për këtë situatë është mirëmenduar nga strukturat, pasi në stadium janë vendosur batanije me logon e Partisë Demokratike, kundër të ftohtit.
Author: tirana
Nën moton ‘Për një Parti Demokratike, më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar” Sali Berisha mbledh sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ditë e cila sipas tij do të shënojë rithemelimin e PD. Pamjet brenda stadiumit tregojnë shumë personazhe të njohur të PD janë të pranishëm. Bujar Nishani, Agron Shehaj, Gent Strazimiri, Agron Kuliçaj, Klevis Balliu, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Julian Deda, Agustin Kola janë disa prej ‘vip-ave’ në Kuvendin e Berishës.
Edi Paloka ka humbur Kuvendin e thirrur nga ish-kreu i PD Sali Berisha, ditën e sotme në stadiumin Air Albania. Paloka deklaroi se kjo ditë do të hyjë në historinë e Partisë Demokratike si dita e rithemelimit të saj. Ai u shpreh se opozita e vërtetë nuk hyn në pazare me Edi Ramën. “Mirë se keni ardhur në Kuvendin e demokratëve të lirë. Prania juaj sot këtu në një ditë si kjo ku mesa duket edhe Zoti ka dashur të shtojë simbolikën e tij. Ne jemi demokratët e rrebeshit. Të tjerët le të shkojnë te shampanja. Kjo ditë do të…
Kulmi i Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha sot në “Air Albania” do të jetë miratimi i statutit të ri të PDSH-së. Qëllimi kryesor është shkarkimi i Lulzim Bashës. Pas hyrjes në fuqi të statutit të ri deri ne konstatimin e organeve të reja që do të jo më vonë se katër muaj, partia do të drejtohet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit që do të përbëhet nga 15 personalitete. Më pas parashikohet një zgjedhjeve e strukturave të reja nga baza në qendër dhe kryetarit të ri sipas parimit një anëtar një votë.
Ish-kryeministri Sali Berisha në orën 11:00 është futur në stadiumin “Air Albania” ku është pritur me brohoritje nga delegatët dhe simpatizantët. Me dy gishtat lart, Berisha përshëndeti demokratët. Berisha tha se asgjë nuk i pengon djemtë dhe vajzat e PD për t’u bashkuar në rithemelimin e PD. Berisha tha se Kuvendi merr vendimet e veta ndërsa kreun e PD e cilësoi të pakallur që jep mesazhe turpi. Ai la pa përgjigje pyetjen nëse do kthehen në selinë e Partisë Demokratike në përfundim të Kuvendit. “Në historinë e lirisë së këtij kombi. Triumfi i revolucionit paqësor në momentet më dramatike të…
Ish- kryeministri Berisha është ndaluar në një komunikim për mediat, para se t’i drejtohet stadiumit ‘Air Albania’, ku pritet të mbahet Kuvendi i demokratëve i thirrur prej tij. Ndërsa doli nga banesa e tij, Berisha e konsideroi ditën e sotme një ditë të jashtëzakonshme “E jashtëzakonshme dita, në historinë e demokracisë shqiptare kjo shënon një nga ngjarjet më të mëdha kjo shënon mrekullinë të dytë më të madhe në historinë e lirisë së këtij kombi, triumfi e revolucionit paqësor në momentet më dramatike të vendit. Asgjë, siç e shihni nuk pengoi dhe nuk pengon djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë…
Sot është ditëlindja e 31 e Partisë Demokratike. Lideri demokrat, Lulzim Basha ftoi dje demokratët që të vinin në selinë e PD në orën 12:00, për të festuar këtë ditë të shënuar për këtë parti. Në hyrje të selisë ndodhet një memorial kushtuar kësaj date, e cila mban firmat e themeluesve të PD-së, ndërkohë që ai do të zbulohet në orën 12:00. Situata në këtë parti është e qetë. Ndërkohë raportohet një incident i vogël, ku një furgon ka hyrë për pak sekonda, sa ka xhiruar sheshin brenda PD. Një person ka thirrur ‘Rroftë Sali Berisha” dhe më pas është…
Deri tani, përgjatë vitit 2021 në vendin tonë kanë lindur 40 mijë bebe. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka ndarë në rrjetet sociale fotot e fëmijëve të porsalindur sot në Tiranë dhe Vlorë. Statusi i ministres Me Veronën e Lorenin, të lindur shëndoshë e mirë pak orë më parë në Maternitetin e Vlorës dhe Elid, e sapoardhur në jetë në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” janë 40 000 fëmijë të lindur këtë vit, që kanë përfituar bonusin e bebes. Kemi mbështetur mbi 111 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal…
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka reaguar lidhur me mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike që është iniciuar nga Sali Berisha. Në një postim në mediat sociale, Topalli shkruan se sot është disa më e bukur e politikës pas 30 vitesh dhe shton se sot është ushtrimi demokratik më i veçantë. “Kjo është dita më e bukur politike pas 30 vitesh. Ajo që po ndodh sot është ushtrimi demokratik më i veçantë. Sot delegatët dhe anëtarësia e PD po bën histori”, shkruan ish-nënkryetarja e PD. Topalli është një nga ish-zyrtarët e Partisë Demokratike e cila është shprehur pro…
Nën moton ‘Për një Parti Demokratike, më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar” Sali Berisha mbledh sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ditë që sipas tij, do të shënojë rithemelimin e PD. Evi Kokalari, aktivistja e njohur shqiptare e republikanëve në SHBA, do të jetë përkrah Berishës edhe në kulmin e kësaj lëvizje politike, në Kuvendin Kombëtar në “Air Albania”. Ajo është parë në lokalin para shtëpisë së ish-kryeministrit Berisha dhe mesa duket do ta shoqërojë drejt stadiumit.
“Korrupsioni minon demokracinë”. Është ky mesazhi i Ambasadës amerikane në Tiranë mëngjesin e sotëm. Mesazhi i ambasadës vjen pak minuta nga mbajtja e Kuvendit të Sali Berishës. “Në shumë vende, shtyllat e demokracisë – liria për t’u mbledhur, liria e shprehjes, dhe liria për t’u organizuar – janë nën sulm nga qeveri autoritare ose aktorë të korruptuar që përpiqen të dobësojnë institucionet demokratike, të minojnë proceset demokratike dhe të gërryejnë besimin në parimet demokratike. Demokracia i ka themelet në premisën se ajo mbështetet nga populli dhe për popullin, prandaj pjesëmarrja qytetare në Samitin për Demokracinë është kaq e rëndësishme”, shkruan…
Në stadiumin “Air Albania” ka nisur futja e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha. Prej orës 09:00 të mëngjesit po vijon skanimi i mandatit të cdo delegati që ka firmosur dhe që po paraqitet për të hyrë në stadium. Më pas do të ketë një komision që do të verifikojë cdo mandat. Delegatët do të vendosen në një pjesë të veçantë të stadiumit, ndryshe nga pjesa tjetër e militantëve. Berisha ka njoftuar më parë se sot do të shkarkohet Lulzim Basha.