Tre persona rezultojnë të jenë zhdukur në kryeqytet gjatë ditëve të fundit. Policia e Tiranës bën me dije se dy prej të zhdukurve vuajnë nga problemet mendore. Konkretisht: -Më datë 08.12.2021, shtetasi L. H., 38 vjeç, ka kallëzuar se para një muaji është larguar nga banesa motra e tij, shtetasja L. H., 33 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. -Më datë 08.12.2021, shtetasi P. M., 74 vjeç, ka kallëzuar se më datë 04.12.2021, është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi E. M., 37 vjeç, i cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. -Më datë 07.12.2021, shtetasi…
Author: tirana
Ish-kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli ishte një nga njerëzit që mbajti fjalim në Kuvendin e Sali Berishës. “Rregulli duhet të fillojë të zbatohet me Lulzim Bashën dhe Sali Berishën. Vetëm nëse Basha dhe Berisha përjashtohen ne do të kalojmë provën e seriozitetit. Vetëm atëherë do të fillojë ndryshimi i vërtetë i PD-së. Nëse nuk e bëjmë do të jemi që nesër në një krizë të re. Nëse jemi këtu për të zëvendësuar Bashën me Berishën kemi mashtruar veten. Duhen udhëheqës të rinj. Ne kemi nevojë për një brez të ri politikanësh” tha ai.
Forca të shumta policie kanë rrethuar në një perimetër të gjerë godinën e Partisë Demokratike në Tiranë. Prania e forcave të rendit rreth godinës së PD-së është shtuar gjatë minutave të fundit teksa pritet të përfundojë edhe Kuvendi i thirrur nga Berisha, në të cilin po votohet shkarkimi i Lulzim Bashës. Më heret delegatët votuan shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe të tre nënkryetarëve Jorida Tabaku, Grida Duma dhe Enkelejd Alibeaj. Duket se policia i trembet një mbledhjeje të delegatëve të ftuar nga Berishë në godinën e PD pas rezultatit për shkarkimin e Bashës, dëshirë…
Në mediat sociale një foto e shkrepur nga Kuvendi Kombëtar është bërë virale në rrjetet sociale. Aktori Jul Deda, i pozicionuar në karrigen pas ish-kryeministrit Berisha, është kapur “mat” teksa shikon me kureshtje mbi atë që po lexon ish-kryedemokrati në telefon. Nuk dihet nëse Berisha po lexonte mesazhe private apo shkrime të ndryshme në mediat online, por ky moment i sikletshëm nuk do t’i pëlqejë aspak.
Reshjet me intensitet të lartë gjatë dy ditëve të fundit kanë sjellë problematika në disa zona të vendit. Ministria e Mbrojtjes, në bazë të informacioneve të ardhura nga Emergjencat Civile njofton se situata është nën kontroll në të gjithë territorin, ndërsa po ndiqet me prioritet gjendja në qarqe të caktuara për shkak të prurjeve të shumta të lumenjve.Në të gjithë vendin, hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë, duke ruajtur nivelin mesatar të kuotave, rezervuarët po monitorohen dhe janë nën kontroll. Sa i përket infrastrukturës rrugore, vijon qarkullimi normal në të gjitha akset nacionale dhe rurale. Me përjashtim të disa rasteve…
Dashi Ju do te keni kaq shumë energji nesër sa të filloni gjëra të reja nuk do të jenë aspak problem për ju. Thjeshtë përfundimi që do të keni do të jetë pak i mundimshëm! Ka shumë detaje ende në ajër mbi projektin tuaj të madh dhe e gjithë pasiguria përreth jush do t’ju pengojë të jeni në gjendje të vendosni pikat në fund të fjalive. Demi Ndryshimet me të cilat jeni përballur në një marrëdhënie të mëparshme, duket se tani nuk ju bëjnë të ndiheni më rehat. Gjërat do të përmirësohen më ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme. Ndërkohë,…
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, ka paralajmëruar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se nuk do të lejohet që vijë në Tiranë për “Ballkanin e Hapur”. Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD, tha se nëse Vuçiç tenton të vijë në Tiranë për Ballkanin e Hapur, rrugët dhe sheshet do mbushen plot kundër tij. Sali Berisha: Ballkani i Hapur i konkretizuar me aleancës Beograd-Shkup-Tiranë po krijon hegjemoninë serbe. Ka influencë ruse, është Ballkani i interesave anti-evropiane, synon të zëvendësojë Procesin e Berlinit me Procesin e Putinit. Paralajmëroj Gëlbesin e Millosheviçit ose Millosheviçin e ri se për Ballkanin e Hapur…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar sot për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së. Ai i është drejtuar vendit të votimit, ku ka hedhur votën e tij të fshehtë në një prej kutive, ndërsa ka përshëndetur edhe me dy gishta. Kujtojmë se Berisha thirri Kuvendin e PD-së, për të shkarkuar Lulzim Bashën nga detyra e kryetarit, ndërsa ka deklaruar se do të kandidojë për drejtues të kësaj partie.
Një biznesmen në Fier është gjetur në dhomë pa shenja jete. Sipas burimeve policore, 55-vjeçarit nga kqyrja paraprake nuk i janë konstatuar shenja dhune “Sot rreth orës 13:00, në një hotel në lagjen “8 Shkurti” Fier, është gjetur në dhomë pa shenja jete, shtetasi H. O., 55 vjeç, pronari i hotelit. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini, ka dhënë një intervistë të gjatë për “L’Equipe”, duke folur edhe për “play-off”-et që duhet të kalojnë axurrët në mars për të hyrë në Botërorin 2022. Kampionët në fuqi të Evropës do të përballen me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale, në Palermo, dhe më pas në finale, nëse ka sukses, do të luajë ndaj Portugalisë në Lisbonë ose Turqisë në Stamboll: “Kemi pasur shumë mundësi për t’u kualifikuar më herët. Vetëm disa detaje, që më parë ishin në favorin tonë, u kthyen kundër nesh. Ne dominuam në të dyja ndeshjet me Zvicrën, por nuk…
Delegatët e PD me kartë identiteti në dorë dhe me votim të fshehtë janë paraqitur në Komisionet e ngritura në hollin e stadiumit “Air Albania”. Ashtu siç e sqaroi kryetari i komisionit të verifikimit të mandateve, Belind Këlliçi në fletën e votimit delegatët e PD-së pyeten: “A jeni dakord me shkarkimin e Lulzim Bashës?” Alternativat e përgjigjes janë: “PO – jam dakord me shkarkimin”, “JO – nuk kam dakord me shkarkimin”.
Lideri historik i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij së tij në Kuvendin Kombëtar hodhi akuza të forta ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Berisha ka nënkuptuar se Shqipëria e ka humbur sovranitetin nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama dhe se SHBA-ja ka në dorë vendimet e shtetit. Ai e ka krahasuar ambasadoren amerikane me ata sovjetikë gjatë kohës së udhëheqjes nga Enver Hoxha. “Ambasadorja të sillet si guvernatore, si ambasadori sovjetik në Tiranë”, tha Berisha. “Të dashur delegatë të kuvendit më madhështor, më të bukur më triumfues, kuvendit të parë në histori të kultit të PD. Ta…