Java që presim përpara parashikohet të jetë sërish me reshje shiu e dëbore për vendin tonë, por përgjatë saj nuk do të mungojnë edhe ditët me diell. Java nis me ditën e Hënë dhe mot me vranësira të dendura si dhe reshje shiu të vazhdueshme përgjatë. Reshjet do të jenë kryesisht me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Por në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në zonën e jug – jugperëndimit reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore mbi 300metër parashikohen edhe reshje dëbore me intensitet mesatar…
Author: tirana
Të paktën një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një vullkani në ishullin Java të Indonezisë. Banorët e fshatrave pranë janë parë duke ikur nga një shtëllungë gjigante e hirit vullkanik, e cila arriti deri në 15,000 metra në qiellin mbi provincën e Javës Lindore. Vullkani në Malin Semeru shpërtheu në orën 14:30 sipas kohës lokale. Zyrtarët thanë se banorët e plagosur kanë pësuar djegie. “Është një gjendje shumë urgjente që prej shpërthimit të vullkani”, tha zyrtari lokal, Thoriqul Haq. Indah Masad, zyrtare në qarkun Lumajang tha se numri i të lënduarve është…
Pamje dramatike vinin sot nga Serbia teksa mijëra njerëz bllokuan me forcë autostradat duke protestuar kundër planeve të qeverisë për miniera litiumi në vend. Demonstruesit bllokuan rrugët kryesore në disa qytete të vendit kundër planeve të qeverisë Vuçiç për lejimin e gjigantit anglo-amerikan Rio Tinto për të nxjerrë litium. Në kryeqytetin Beograd protestuesit bllokuan autostradën kryesore dhe urën që lidh qytetin me periferinë. Ata brohorisnin slogane anti-qeveritare dhe mbanin pankarta kundër projektit të minierave. Protesta më të vogla u mbajtën në qytete të tjera serbe teksa në qytetin verior Novi Sad pati përleshje mes demonstruesve dhe forcave të rendit. “Ata…
Pandemia Covid 19 nxiti ndjeshëm rritjen e tregtisë ‘online’ në vend. Por, tregtia elektronike në Shqipëri karakterizohen kryesisht nga shitjet përmes rrjeteve sociale ç’ka e bën të vështirë monitorimin e këtij tregu dhe mbrojtjen e konsumatorëve që blejnë ‘online’. Me qëllim mbrojtjen e kësaj kategorie, Financat përmes një vendimi të bërë publik nga drejtuesja e dikasterit Delina Ibrahimaj kanë saktësuar një periudhe 14-ditore për kthimin e mallit nga konsumatorët. Ekspertët vlerësojnë se tregtia ‘online’ duhet të formalizohet, pasi plotësimi i kuadrit rregullator jo vetëm mbron konsumatorët, por edhe vetë shtetin nga humbjet në buxhet. “Duhen ndërmarrë masa sepse është një…
Tema e nxehtë Bora-Donald-Beatrix ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Përveç reagimit të popullit të thjeshtë edhe njerëzit e ekranit kanë reaguar për ‘trekëndëshin’ e momentit. Fjolla Morina ka mbështetur hapur Beatrix Ramosaj: “Veç përpara. E ti qëndro e fortë. Jeta jetohet si do vet. Mos u mërzit për komentet e batllagjinjëve, le ti marri era. Ti shtrëngoje Donaldin, mos e lësho. Jeni çift i përkryrer. Llapionkat ku shkelin e ndrisin e bëjnë bukuri. Suksese.”,- shkruan ajo. No description available. Më pas poston një story tjetër: Mos keni kaq ligësi në shpirt, diellit nuk mund ti thoni natë. Kujtojmë se…
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, përmes një statusi në rrjete sociale ka pyetur kryeministrin Edi Rama se për llogari të cilit oligark e çoi për skrap uzinën e Ballshit ndërsa pyet gjithashtu kryeministrin se për llogari të kujt po çohen në ndjekje penale disa protestues. Sakaq, ai shprehet se Partia Demokratike kërkon të ndalohen presionet ndaj punëtorëve që denoncojnë korrupsionin e Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe Damian Gjiknurit. Statusi i Alibeajt Qeveria e skrapit ! Si deputet edhe për zonën e Ballshit, sot kam 1 pyetje publike për kryeministrin Edi Rama: Për llogari të kujt po shkon për skrap uzina…
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Policia bën me dije se në lagjen Nr.13 Durrës, nje motomjet me drejtues shtetasin V. D., 64 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e rrugës, e për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Durrës/Informacion paraprak Më datë 04.12.2021., rreth orës 17:20, në lagjen Nr.13 Durrës, nje motomjet me drejtues shtetasin V. D., 64 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e rrugës, e për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor…
Tirana ka ndezur mbrëmjen e sotme dritat e pemës gjigande të Krishtlindjeve në Sheshin Skënderbej. Sheshi qendror i kryeqytetit i cili ka rikthyer këtë dhjetor festash edhe traditën e krijuar vitet e fundit me shtëpizat prej druri, u gjallërua edhe më tepër nga atmosfera e krijuar nga fëmijët me repertorin e këngëve festive. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i pranishëm në ceremoninë festive u shpreh se bashkë me Tiranën që ndezi sot dritat e festës përmes pemës së Krishtlindjeve, po ndizet edhe drita e shpresës dhe e besimit te çdo qytetar i saj sidomos pas dy viteve të vështira që…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, prej muajsh ndodhet në pritje të ëmbël. Ajo dhe partneri i saj, Huseyin Usta, do të bëhen prindër për herë të parë.Më herët, emisioni “Prive” ka mësuar se këngëtarja është në pritje të jo një, por dy foshnjave. Ndërsa sot për përmes një video për YouTube, Genta ka zbuluar se ajo dhe Huseyin-i presin një djalë dhe një vazjë.Genta këtë lajm e fshehu për shumë gjatë derisa para dy muajsh publikoi një video së bashku me partnerin e saj ku dhe konfirmoi lajmin e bukur të shtatzënisë.Ashtu siç e do zakoni para ardhjes në…
Donald Veshaj është konkurrenti i Big Brother VIP, i cili po sulmohet shumë në rrjet për ‘trekëndëshin’ Bora-Donald-Beatrix. Shumica e audiencës e gjykon Donaldin për mos respekt ndaj Borës, e cila po e priste jashtë. Dihet se Romeo Veshaj, binjaku i tij, apo gjysma e tij, siç e quajnë ata shpesh veten, e ka mbështetur pafund Donaldin e nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe këtë herë. Romeo është menaxhuesi i rrjetit social Instagram të Donaldit dhe sot postoi një video me shkrimin: Mos ki frikë të thuash të dua ❤️ View this post on Instagram A post shared by…
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë më shumë zhvillimit të Shqipërisë se ndërtimit të meritokracisë në PD. Gjatë bisedës në studio, Grida Duma theksoi se rruga e vetme drejt fitores është rruga me SHBA. “Ne u ftuam pafund që të rihynim në sistem sipas rregullave të lojës. Nuk të jep shuplakë SHBA për çështje të mendimeve”, u shpreh Duma. Pjesë nga biseda: Si e njihni Berishën? Duma: Përgjatë rrugëtimit të tij mënyra se s i merr vendimet nuk e ka ndihmuar të përmirësoje…
Armando Broja u rikthye sot titullar me skuadrën e tij Southampton në Premierligën angleze dhe gjeti sërish rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi u aktivizua nga minuta e parë nga trajneri Hasenhuttl, dhe zhbllokoi ndeshjen ndaj fqinjeve bregdetare Brighton, në minutën e 30’ me një gol spektakolar. Futbollisti shqiptar mori një pasim në hyrje të zonës, në pozicion të prirët dhe me një ‘finte’ spektakolare dribloi mbrojtësin kundërshtar, duke u dalë i vetëm me portierin, ndërsa më pas e pati të lehtë të dërgojë topin në rrjetë. Ky është goli i tretë i Armando Brojës, që po bëhet gjithnjë e më…