Varianti i fundit i COVID 19, Omicron ka vënë në alarm gjithë globin për shkak të nivelit të lartë të transmetueshmërisë. Në lidhje me situatën në vendin tonë ka reaguar edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj. Në një intervistë për Fax News ka folur për simptomat dhe kujdesi që duhet të tregojmë por sipas Bratajt nuk është vendi për të përhapur panik. Por dr. Brataj shprehet se nuk duhet të përhapet panik, pasi Omicron nuk është më i rrezikshëm se mutacionet e tjera të mëparshme të COVID 19. Madje ai i sheh me rezerva dhe kufizimet e reja pasi…
Author: tirana
Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” hynë edhe dy banorë të rinj. Një prej tyre është këngëtarja e mirënjohur, Big Mama, e cila iu është bashkuar banorëve të tjerë në garën për çmimin e madh. Por, hyrja e saj nuk ka kaluar pa reagime, një i tillë ka ardhur edhe nga këngëtarja e njohur dhe ish-konkurrentja, Fifi. Përmes një postimi në Instastory, Fifi ka uruar Big Mamën për rrugëtimin e ri, teksa ka dhënë një porosi për të dhe prezantuesen e spektaklit, Arbana Osmanin. “Të dua Besianë, hallakatmi krejt. Arbana, asgjë nuk isha unë, çka është kjo”,…
Premier League dhuron surpriza herë pas here. West Ham ka mundur 3-2 Chelsea-n në javën e 15-të të kampionatit anglez. Një fitore me përmbysje për skuadrën e Moyes, që ka përforcuar vendin e katërt në renditje. Goli që ka vendosur ndeshjen është realizuar në minutën e 87-të nga Masuaku. Mbrojtësi 28-vjeçar ka befasuar Mendy me një goditje të jashtëzakonshme nga jashtë zone. Blutë kishin kaluar dy herë në avantazh, poru barazuan dy herë dhe në fund e pësuan. Skuadra e Tuchel, që kryeson renditjen e Premier League me 33 pikë, rrezikon të parakalohet nga Manchester City dhe Liverpool.
Javën e kaluar rikujtojmë se Atdheu pati disa ngacmime me moderatoren e emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku dhe i premtoi se kur të takoheshin do ti sillte një buqetë me lule. Mesa duket e mbajti fjalën. Pak ditë më parë Krista ka festuar ditëlindjen dhe në mesnatë moderatoret Tea dhe Olesia I kanë shkuar në shtëpi surprizë, por ato nuk ishin vetëm! Surpriza e mbrëmjes ishte Atdheu I cili është shfaqur me një buqetë me trëndafila në derë. Krista është habitur dhe hutuar njëkohësisht ndërkohë që mami i saj Arba e ka pritur me mjaft sportivitet, aq…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se shpërdoron miliona për fluturimet e tij me avionin privat. Basha thotë se vetëm në një orë, shpenzimi për fluturimet e Ramës është 15 mijë dollarë. Kryedemokrati ka publikuar shifrat nga raportet e huaja, ndërsa thekson se shpërdorimi i taksave i vendit më të varfër në Evropë tregon se është i domosdoshëm vettingu në politikë. “Në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga…
Edhe pse të ndarë Stresi dhe Keisi janë ndër ish-çiftet më të komentuara të sboëbizit shqiptar, me ulje-ngritjet në marrëdhënien e tyre, që i kanë bërë gjithnjë publike. Ndërkohë që prej kohësh përflitej për një ndarje të dyshes, reperi ka konfirmuar të gjitha aludimet pak kohë më parë. Ai ka zhvilluar një bashkëbisedim me fansat në Instagram ku ka folur dhe për marrëdhënien me Keisin. Teksa ka pranuar ndarjen, Stresi ka bërë dhe një deklaratë të fortë për të ku ka theksuar se vajzë më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet nuk do të gjejë. Ndërkohë, së fundmi…
Është dhënë masa e sigurisë për Kristjan Kelmendin dhe Marjan Kolen, të arrestuarit e dyshuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka. Gjykata e Shkodrës ka vendosur ‘arrest në burg’ për dy të arrestuarit. Është lënë me afat deri me 3 janar, kohë kur do merren kamerat e një poligoni qitjeje në Kosovë. Të arrestuarit kanë mohuar vrasjen sepse pretendojnë se kanë qenë në Kosovë të dy ditën e vrasjes së ish-deputetit dhe se nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen. Kujtojmë se ish-kryetari i Komunës së Velipojës dhe ish-deputeti Pashko Ujka u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij.
Është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, Agim Drishti, djali i humoristit Shkodran, Ismet Drishti. Agim Drishti, person me rekorde të mëparshme policore, është ndaluar nga një patrullë e skuadrës “Shqiponja” në Tiranë. Ndalimi i Agim Drishtit është bërë nga efektivët e grupit “Shqiponja”, të cilët kanë kërkuar fillimisht ta ndalojnë dhe më pas ta kontrollojnë. Por Agim Drishti, ka refuzuar të ndalojë dhe ka shfaqur veprime kundërshtuese me forcë, duke goditur me grushta punonjësit e policisë së Tiranës, që shërbejnë pranë skuadrës “Shqiponja”. Nisur nga kjo situatë dhe mosbindja e vazhdueshme e Agim Drishtit, është bërë…
Kryeministri Edi Rama u ka bërë apel qytetarëve që ta vaksinohen sa më parë, në mënyrë që të mbrojnë veten e tyre nga COVID. Teksa ka shpërndarë një video të pacientëve të shtruar në spital me COVID, Rama shkruan se ato kanë përfunduar në spital, pasi janë përballur me vendimin e gabuar për të refuzuar vaksinën: Kur përballesh me vendimin e gabuar për të refuzuar vaksinën! Edhe qytetarët e shtruar në spital, bëjnë thirrje që qytetarët të vaksinohen. ‘Në familjen time të gjithë janë të vaksinuar përveç meje se ishte zgjedhja ime. Kjo zgjedhje e gabuar më çoi këtu ku…
Një 46-vjeçare është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për vjedhje. Policia bën me dije se gruaja i ka vjedhur kartën e bankës një 42-vjeçari dhe me anë të saj ka tërhequr një shumë parash në bankomat. Menjëherë pasi konstatoi mungesën e kartës, 42-vjeçari fillimisht kontaktoi bankën për bllokimin e saj, por gruaja ia kishte marrë paratë. Në këtë situatë ai i drejtohet policisë dhe bën një denoncim për vjedhje. “Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases M. N., 46 vjeçe, pasi i ka vjedhur kartën…
Dondali ka qenë shumë i shqetësuar në lidhje me gjithë situatën që ndodhi gjatë spektaklit të mbrëmshëm.Ai është shprehur se nuk do që e gjitha kjo situatë të diskutohet më. “Nuk dua që kjo gjëja të diskutohet më.S’dua të preket një person tjetër që është jashtë dhe nuk është prezent këtu”,-tha Donaldi. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip) “Nuk e kemi prekur ne atë personin”,-i tha Einxhel. “Sido që të jetë ka qenë dhe faji im.Nuk e dija që do të ndodhte kështu”-tha Donaldi. View this post on Instagram A post shared…
Nje tjetër rast falsifikimi identiteti është zbuluar nga dosja hetimore e skandalit të madh që ka përfshirë Greqinë, ku kriminelë shqiptarë janë pajisur me identitet tjetër, përmes pasaportave të falsifikuara, me qëllim për t’iu shmangur drejtësisë. Mediat greke bëjnë me dije se një 49-vjeçar shqiptar i kishte paguar 50 mijë euro grupit kriminal, në vitin 2015 dhe kishte siguruar një kartë identiteti dhe një pasaportë, me të cilat udhëtoi drejt Londrës bashkë me familjen e tij dhe aty ngriti një biznes. Biznesmeni shqiptar më 6 qershor 2021, i shoqëruar nga avokati i tij, si dhe nga një dëshmitar i rremë,…