Qindra vajtues u mblodhën dje në një varrezë në një fshat në Maqedoninë e Veriut, në një shi të ftohtë, për të përcjellë për në banesën e fundit, 10 banorë vendas, përfshirë 8 nxënës, të cilët ishin mes 45 personave që humbën jetën nga aksidenti tragjik në Bullgari. Të gjitha viktimat, shqiptarë të Maqedonisë së Veriut! Gabimi njerëzor ishte ndoshta shkaku kryesor i aksidentit, thanë hetuesit bullgarë! Arkivolët e gjelbër me 10 viktima u ulën në varrezat e fshatit Morane! Të gjithë familjarë të Enver Jahit; 4 fëmijët e tij, gruaja, kunata e tij dhe dy fëmijët e saj, dhe…
Author: tirana
Vajza e kompozitorit Shpëtim Saraçi dhe këngëtares Mira Konçi, Era, nga SHBA ka folur për herë të parë pas divorcit të prindërve të saj. Era foli për planet familjare për fundvit, dhe tha se po planifikojnë që të mblidhet e gjithë familja bashkë. ‘Po do mblidhemi të gjithë bashkë, ashtu është plani. Momentalisht babi është në Shqipëri me disa projekte muzikore, ndërsa ne jemi këtej. E di që do mblidhemi të gjithë bashkë, por nuk e kemi vendosur akoma nëse në Shqipëri apo në Amerikë’, tha Era në emisionin ‘Ftesë në 5’. Kjo deklaratë e saj vjen pas lajmit të…
Krishtlindjet janë ndoshta festa më e bukur e vitit, por kjo nuk është diçka që për të gjithë është njëlloj. Disa nuk munden Krishtlindjet për shkak të ngjarjeve të shumta familjare, të tjerë ndjejnë nostalgji për vitet që kanë kaluar dhe sezoni i tyre festiv të çon në shtigje personale “të errëta”. Pra, cilat janë shenjat e Horoskopit që nuk i kanë qejf Krishtlindjet? Dashi Për shkak se Dashi pëlqen të punojë shumë, atyre nuk u pëlqen asgjë që çon në ndërprerje të aktiviteteve të tyre. Kjo është ajo që këta njerëz e urrejnë në Krishtlindje, që detyrohen të bëjnë…
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka vijuar në qarkun e Durrësit turin e takimeve me kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e ndërmarrjeve të Ujësjellës-Kanalizimeve, për reformën në sektorin e ujit. Pjesëmarrës në takim ishin edhe përfaqësuesit e bashkive Kavajë dhe Rrogozhinë. Pasi bëri një prezantim të gjithë performancës së ndërmarrjeve të UK në këtë qark, Balluku tha se reforma në këtë sektor është një domosdoshmëri për të ndryshuar rrënjësisht situatën. Përveç problemeve teknike kemi edhe problemet e menaxhimit, u shpreh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilat, shtoi, po kërkojmë ti zgjidhim përmes një reforme. “Duhet formalizuar sistemi.…
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shprehur mirënjohjen e tij për çdo burrë dhe grua që mban uniformën e ushtrisë. Urimi i tij ka ardhur me rastin e 109 vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura. Statusi i Metës: Me shprehjen e respektit më të lartë, falenderimit dhe mirënjohjes së thellë, për çdo burrë dhe grua në uniformë, që në këto 109 vite ka shërbyer me devotshmëri dhe sakrificë sublime në mbrojtje të Atdheut, Pavarësisë, Sovranitetit dhe Sigurisë Kombëtare, garantimit të lirisë, paqes e stabilitetit, në rajon dhe botë, nën Flamurin Kombëtar, u përcjell Forcave tona të Armatosura urimet më…
Përfaqësuesja e Partisë Demokratike Dega Shkodër, Irena Shestani, ka deklaruar ditën e sotme se 70% e delegatëve të kësaj force politike kanë firmosur pro mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Berisha. Në një prononcim jashtë ambienteve të Selisë Blu, Shestani theksoi se nga 330 delegatë në këtë degë, kanë firmosur formularët 232 prej tyre, por sipas saj pritet që kjo shifër të jetë më e lartë pasi mbledhja e firmave po vijon ende. “Jemi këtu për të bërë transparencën e formularëve dhe për të përçuar mesazhin e anëtarësisë së degës Shkodër të cilët njohin Kuvendin e 11 dhjetorit.…
Puthja e Donaldit me Beatrix është komentuar gjatë kudo. E gjitha kjo prej faktit se aktori tha se kishte rënë dakord me ish të dashurën, Bora Zemani se do të hynte vetëm e do të dilte vetëm nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Pasi shkëmbeu një puthje me të dhe u duk sikur do të kishte rikthim kur të dilnin jashtë, Donaldi u kujdes që ti dërgonte varësen e tij për të kujtuar datën e lidhjes së tyre. Por puthja dhe afrimiteti me Beatrix ngatërroi gjithçka. E ky ‘trekëndësh’ dashurie është komentuar edhe nga shumë personazhe të njohur, ndër…
Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, është identifikuar në 38 vende të botës por deri tani, sipas OBSH-së nuk është regjistruar asnjë vdekje prej tij. “Unë nuk kam marrë asnjë informacion se ka humbur jetën ndonjë person që ishte infektuar me omicron”, tha Christian Lindmeier, zëdhënëse e organizatës me bazë në Gjenevë. Organizata vlerëson se do të duhen disa javë që të mësohen me saktësi efektet e mundshme të Omicron. “Të dhënat paraprake tregojnë se transmetimi i tij është më i lartë, por kjo është gjithçka që dimë tani për tani”, shpjegoi Lindmeier. Ndërkohë virologu i njohur Italian, profesor Matteo…
Një stomatolog Italian është kthyer në lajmin e ditës në vendin fqinj pas gjestit të tij të pabesueshëm: 57 vjecari, i cili nuk donte të vaksinohej kundër Covid 19 por kishte nevojë për certifikatën e imunizimit, u paraqit në klinikë me një krah silikoni. Protezën e kishte blerë online. Duke qenë së ishte një No-vax i bindur, Guido Russo ishte pezulluar nga Urdhri i Mjekut, dhe nuk vazhdonte dot punën. Ndaj mendoi se zgjidhja më e mirë do të ishte mashtrimi, i cili në fakt, nuk funksionoi. Infermierja Filippa Bua e zbuloi menjëherë. “Në fillim më erdhi keq për të,…
Deputeti demokrat Tritan Shehu i ka marrë tre doza vaksine kundër COVID dhe në rast rekomandimi nga autoritetet shëndetësore është i gati të marrë edhe dozën e katërt. I ftuar në emisionin Publikisht në RTSH, Shehu deklaroi se duhet vaksinim masiv i popullsisë duke nënvizuar nevojën e politikave më të forta si detyrim për t’u futur në lokale, stadium ose ambiente të tjera të përbashkëta. Shehu nënvizoi ndjekjen e modelit europian sa i përket stategjisë së vaksinimit, duke shtuar se nuk duhet marrë asnjë vaksinë tjetër përveç atyre që janë certifikuar nga EMA.“Vaksinimi pa dyshim është arma kryesore për sot.…
Policia e Elbasanit në bashkëpunimit me atë të Rinasit ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili ishte në kërkim. Mësohet se është prangosur Denis Meçja, 30 vjeç. I riu, sipas policisë rezultonm të jetë i dënuar me 4 vite burg në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. “DVP Elbasan/Vihet në pranga një 30 vjeçar, i dënuar me 4 vite burg. 30 vjeçari i dënuar dhe në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit ndaluan shtetasin në kërkim, Denis Meçja, 30 vjeç,…
Një 27 vjeçare është proceduar penalisht nga policia e Vlorës pasi ka braktisur fëmijët e saj të mitur. Policia ka bërë me dije se e proceduara është shtetasja A.T. 27 vjeç, e cila është larguar nga banesa dhe ka vendosur që të lërë fëmijët e saj vetëm. Ajo do të akuzohet për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”. “Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, proceduan penalisht për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, shtetasen A.T., 27 vjeçe, banues në Vlorë, pasi është larguar nga banesa dhe ka braktisur fëmijët e saj të mitur.Materialet i…