Forcat ruse po grumbullohen në kufi me Ukrainën e kjo po shihet si prova më e fortë deri tani e një plani pushtimi nga ana e Moskës thotë Associated Press. Tensionet janë rritur prej javësh tashmë, dhe ndonëse Rusia mohon të ketë ndërmend një ofensivë mbi fqinjin e saj më të vogël, sinjalet që mbërrijnë prej andej bëjnë të hamendësohet e kundërta. Nje zyrtar i shërbimeve secrete amerikane, duke folur në kushte anonimati për AP, tha se mendohet që Rusia nuk do ta vonojë shumë ofensivën e ajo mund të ndodhë në fillim të vitit 2022. I njëjti zyrtar pohoi…
Author: tirana
Shërbimet e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara në të gjitha akset rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit : K. N., 34 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në vendin e quajtur “Ura e Pazarit” , u kontatua duke drejtuar automjetin tip “BMW”, në gjendje të dehur në masën 1.36mg/litër. A. M., 30 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në vendin e quajtur…
Ambasadorja amerikanë Yuri Kim ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Kim thotë se po vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe se kjo i hap rrugën përfundimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022. ‘Vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi. Më vjen mirë që Zyra e Presidencës (në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Avokatin e Popullit dhe të tjerë) zhvilloi dje një short transparent për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Gjykata Kushtetuese arriti kuorumin 1 vit më…
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Krujë. Drejtuesi i automjetit E.K., ka përplasur automjetin me drejtues 26-vjeçarin L.K. 26-vjeçari është transportuar në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Mbrëmja e djeshme ka qenë e tensionuar për Donaldin dhe Trixen. Pas përfundimit të spektaklit Donaldi ka qenë duke biseduar me Antonelën ku i ka thënë: ”Nuk kam qenë jashtë unë, 8 muaj, e ndoshta ti e di me mirë se unë” ”E di”- thotë Antonela, e kjo na bën të mendojmë pikërisht se Donaldi mendon qe shkak i ndarjes me Boren mund te ketë qenë Atdheu. Duke qene se Antonela dhe Atdheu janë miq ai shprehet se ajo e di.
Shqipëria është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu, rrufe, erë të fortë në zona të caktuara si edhe temperatura të ulta. Gjatë ditë dhe mbrëmjes së djeshme pati një përkeqësim të motit me reshje të dendura në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Situata duket më e stabilizuar sot, ndërsa më e keqja pritet gjatë mbrëmjes së nesërme si edhe mëngjesin e së hënës ku reshjet e dendura dhe rrufetë do të përfshijnë thuajse të gjithë Ultësirën Perëndimore si edhe zonat bregdetare të Jonit, raporton abcnews.al. Si pasoja e rrymave që vijnë nga veriu i Adriatikut, moti i keq me…
Bashkia e Tiranës ka rihapur programin e kredive të buta për familjet dhe çiftet e reja që duan të blejnë një shtëpi. Familjet e pastreha në kryeqytet do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese.Në njoftimin e Bashkisë thuhet se bazuar në Programin Social të Strehimit “Për Subvencionimin e interesave të kredisë njoftohen të gjithë qytetarët e interesuar të paraqesin aplikimet e tyre (faza I) për “Programin Social të Strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë” pranë Njësive Administrative/Lagjeve nga data 06.12.2021 deri në datën 10.01.2022”.Programi Social i Strehimit për “Subvencionimin…
Babai i Marjan Kolës, personit të dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujkës, Dedë Kola është shprehur se djali i tij mbrëmjen e vrasjes më 29 nëntor ka qenë në Kosovë. Kola shprehet se djali i tij nuk ka asnjë lidhje me vrasjen dhe madje thotë se vetëm pak minuta para vrasjes shfaqet në një poligon qitjeje në Kosove ku kanë qëndruar deri në orën 18:20, moment kur ka ndodhur vrasja në Shkodër. “Djalin ma kanë kapur pa faj. Dua drejtësi e kam djalin të pafajshëm. Nëse ka prova ta arrestojë. Jam shumë i dëshpëruar. Djali im ka…
Naftëtarët e Ballshit janë ngritur në protestë prej ditësh për situatën e krijuar në rafineritë e naftës. Të revoltuar, ata kërkojnë ndaljen e punimeve për demontimin e rafinerisë deri në marrjen e pagave të prapambetura, teksa i kërkojnë qeverisë të marrë masa ose në të kundërt do të futen në grevë urie. Për këtë situatë të krijuar ka reaguar sot edhe deputeti socialist Erion Braçe. Sipas tij fundit i rafinerisë nisi që në vitin 2008 kur Sali Berisha ia dha një privati këtë pasuri kombëtare. Ka tre gjera që të dhembin në rafinerinë e Ballshit! ▪e para; Rafineria e Ballshit nuk është…
Dy emigrantë të paligjshëm shqiptar janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe, pasi u arrestuan teksa punonin, në një ‘fabrikë’ kanabisi, që ishte ngjitur me një klub nate, e cila do të sillte fitime prej 1.6 milion paund. Policia u njoftua nga qytetarët në 12 tetor, pasi ndihej aroma e rëndë e drogës, në ndërtesën e vjetër ‘Club XS’ në zonën West walls të Carlisle. Andiol Mucolli, 25 vjeç është parë duke dalë nga ambientet, i ndjekur më pas nga 42-vjeçari Iirjan Jaho. Dy shqiptarët, e pastrehë, pranuan se ishin përfshirë në prodhimin e kanabisit dhe u burgosën për…
Gazetari shqiptar nga Kosova Gani Gërmia i veshur si femër, i ka lajthitur të moshuarit me të cilët ka bërë pazar për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave. Sheshi në afërsi të objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, i njohur me emrin ‘Te trekëndëshi’, është bërë vend ku vajzat që sheshin trupin e tyre dalin për të takuar klientët e tyre potencialë, të cilët në shumicën e rasteve janë persona të moshuar. Visar Dërmaku, i njohur me emrin e tij artistik Gani Gërmia, ka bërë një ‘kamerë të fshehtë’ duke u veshur si femër për të vënë…
Silvestër Grillo është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Durrësit pasi i janë gjetur në banesë armë zjarri pa leje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim , atyre që transportojnë dhe shpërndajnë lëndë narkotike apo qarkullojnë e mbajnë armë zjarri pa leje, falë dhe informacioneve të marra nga qytetarët për një shtetas që mbante armë zjarri, kanë ushtruar kontroll të befasishëm në banesën e shtetasit S.G në lagjen nr 2. Si rezultat i kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë…