Author: tirana

37-vjeçarja shqiptare, Elona Kaleshi e akuzuar për vrasjen e Shpëtim dhe Teuta Pasho , prindërit e ish-të dashurit të saj Taulant Pasho, do të gjykohet nga Gjykata e Firences më 15 shkurt të 2022 për vrasje të dyfishtë, fshehje dhe përçmim të kufomave. Bashkëshortët Shpëtim dhe Teuta Pasho u zhdukën në tetor 2015 dhe trupat e tyre, të copëtuar, u gjetën në dhjetor 2020 në valixhe të braktisura. Mediat italiane bëjnë me dije se zhdukja e bashkëshortëve Pasho, të cilët mbërritën në Itali për të takuar djalin e tyre Taulantin , i cili do të dilte nga burgu i Firences…

Read More

Për herë të parë zbulohen detaje të ngjarjes që tronditi qytetin e Sarandës mëngjesin e 20 tetorit, ku persona të maskuar e armatosur grabiten noterin e njohur Thoma Kaci. Për ngjarjen në fjalë ndodhen të arrestuar pas një pune shumë intensive 15-ditore të policisë, Oltjon Kolonja allias Oltjon Pula, Vladrias Himaj dhe Elis Avduli allias Mile Xhafa. Të dyshuarit nuk e kanë pranuar asnjëherë akuzën, madje duke kërkuar në një seancë të para pak ditëve edhe “sigurim prove”, për një provë ende të pa bërë publike që sipas të dyshuarve provon pafajësinë e tyre, kërkesë kjo që është rrezuar nga…

Read More

Pas situatës së krijuar me historinë e dashurisë së Donaldit me Beatrixën, ka reaguar edhe moderatorja Luana Vjollca, e cila i ka dërguar një mesazh Bora Zemanit. Luana dhe Bora dikur kanë qenë shumë mikesha, por vitet e fundit nuk janë parë më bashkë. Megjithatë duket se miqësia mes tyre vazhdon pasi Luana e ka mbështetur publikisht Borën. Ajo ka pozuar në mes të një ambienti të mbuluar nga dëbora në Zvicër ku ka shkruar: Me Borën.

Read More

Qeveria ka vendosur të shpallë 889 vende të lira pune në administratën publike. Përmes një vendimi të marrë ditën e djeshme janë bashkuar fushat ku do të shpallen vakancat ndërkohë që Departamenti i Administratës Publike do të shpallë konkurset dhe kërkesat për çdo vend vakant. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi që Pika 1, e vendimit nr.35, datë 27.1.2021, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet si më poshtë vijon:“ Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim…

Read More

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara japim edhe njëherë fuqishëm mesazhin #AskushTëMosMbetetPas në çdo fushë të jetës, që nga arsimi, deri te sportet dhe artet. Në bashkëpunim me sopranon me famë botërore Ermonela Jaho, të rinj nga disa kategori të aftësisë së kufizuar, artistë të talentuar, disa prej tyre diplomuar ose që studiojnë në Universitetin e Arteve, sjellin në një doku-klip dëshmitë e tyre për vështirësitë që ka jeta e një artisti me aftësi të kufizuara, si dhe shfaqin talentin e tyre me një interpretim fantastik. Kjo video fantastike vjen në kontekstin e një programi të përbashkët…

Read More

Një ditë me shi, e zymtë, të bën të ndihesh pa energji dhe pa motivim! E vetmja gjë që duam të bëjmë është të qëndrojmë në shtrat gjithë ditën, por jo gjithmonë diçka e tillë është e mundur dhe jo gjithmonë është gjëja më e mirë që mund të bëjmë. Prandaj, e keni ju në dorë për të qëndruar i motivuar në këto ditë me shi, duke bërë disa gjëra, si më poshtë. Ndriçoni hapësirën. Nëse hapësira juaj e punës ose vendi ku qëndroni në shtëpi është i mbushur me dritë natyrale, kur jashtë është kohë e zymtë, ora juaj…

Read More

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e reja të vendosura nga Greqia për hyrjen në vend, për kufizimin e përhapjes së pandemisë COVID-19. Sipas njoftimit të MEPJ, shteti fqinj Greqia ka ndaluar përkohësisht hyrjen e të gjithë shtetasve të vendeve të treta, nga çdo pikë hyrjeje në Greqi dhe në çfarëdo mënyre apo mjeti, duke përfshirë lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore. Ndërkaq theksohet se nga këto masa përjashtohen shqiptarët që janë me nënshtetësi greke. Njoftimi i plotë: Ndalohet përkohësisht hyrja në Greqi e të gjithë shtetasve të vendeve të treta, nga çdo pikë hyrjeje në Greqi…

Read More

Shëndetësia ishte tema e emisionit mbrëmjen e sotme në emisionin “Tiranë-Prishtinë ku gabuam?” në “ABC” me Baton Haxhiun. Mjeku Pirro Prifti teksa tregoi një episod nga vizita e Presidentit Bush më 10 qershor të vitit 2007 në Tiranë, ku u ndal edhe në Fushë Krujë, kritikoi ministritë se pranë tyre nuk kanë njerëz të aftë, këshilltarë me nivel, por marrin të rinj pa eksperiencë të sapo dalë nga universiteti. “Një nga defektet e mëdha të ministrive është që këshilltarët e ministrave apo kryeministrit nuk janë njerëzit më të mirë të mundshëm që kanë eksperiencë, sapo kanë dalë nga shkolla. Çfarë…

Read More

Varianti Omicron ka rikthyer masat kufizuese në shumë vende të botës. Zvicra është vendi i radhës që ka ndryshuar masat për hyrjen në këtë shtet. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar të gjithë shqiptarët se duke filluar nga kjo e shtunë për të hyrë në Zvicër duhet që të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit, të jenë shëruar nmga Covid ose testin Covid. Ndër të tjera përveç testimit para mbërritjes, një test i dytë, ose PCR ose antigjenik, duhet të kryhet në hapësirën kohore mes ditës së katërt dhe të shtatë, pas mbërritjes në Zvicër “Ministria…

Read More

Margaret Brown, një ganeze jeton në Britani dhe është nënë e një fëmije ka rrëfyer se si një shqiptar u martua me të për letra dhe po bën çdo gjë që t’i marrë vajzën. Në një intervistë për STV Africa, Margaret tha se babai i vajzës u lidh me të për të siguruar qëndrimin e tij në Britani. Si përfundim, ai e braktisi sapo Margaret solli në jetë vajzën. “Për të patur leje qëndrimi e më pas pasaportë angleze, avokatët i thanë se e vetmja rrugë për tu bërë rezident në Angli ishte të kishte një fëmijë. Kështu më bënte…

Read More

Një shpjegim ka ardhur nga Dondaldi në lidhje me raportin e tij të krijuar me Beatrix dhe marrëdhënien që ai kishte jashtë shtëpisë së ‘Big Brother Vip’ me moderatoren Bora Zemani. Ai u shpreh se ishte një histori shumë e bukur, por ka 8 muaj që i ka dhënë fund kësaj lidhje, ndërsa shton se pasi i dërgoi varësen Borës për përvjetorin e tyre priti një shenjë nga ajo, që nuk erdhi kurrë! Donaldi thotë se i ka pëlqyer shumë tipi i Beatrixës që në fillim por nuk ja ka pranuar vetes, duke menduar për njeriun jashtë, Borën! Pas fjalëve…

Read More

Puthja e Donaldit me Beatrix është komentuar gjatë kudo. E gjitha kjo prej faktit se aktori tha se kishte rënë dakord me ish të dashurën, Bora Zemani se do të hynte vetëm e do të dilte vetëm nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Pasi shkëmbeu një puthje me të dhe u duk sikur do të kishte rikthim kur të dilnin jashtë, Donaldi u kujdes që ti dërgonte varësen e tij për të kujtuar datën e lidhjes së tyre. Por puthja dhe afrimiteti me Beatrix ngatërroi gjithcka. Mbrëmjen e sotme, aktori ka folur rreth të gjitha këtyre situatave. Donald: Këtu…

Read More