Mësuesi i arsimit fillor në fshatin Luftinjë të Tepelenës u akuzua fillimisht se abuzoi seksualisht për tre vite me radhë me të miturën, që në klasën e dytë. Prindërit e të miturës nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ tregojnë sesi vajza e tyre ra në duart e një njeriu me të cilin ata shkëmbeheshin çdo mëngjes në rrugët e fshatit dhe se ai kishte kryer veprime të turpshme me 8-vjeçaren. Ata shkojnë edhe më tej me rrëfimin shokues kur thonë se për tri vite rresht mësuesi e mbante pas mësimit, i kyçte derën duke u zhveshur vetë dhe vajzën. Një…
Author: tirana
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar ditën e sotme se nuk kishte parë asnjë raportim të vdekjeve në lidhje me variantin e ri Omicron të Covid-19. Sipas Indian Express, OBSH pretendon se po mblidhen prova në lidhje me variantin, ndërsa vendet në mbarë botën përpiqen të ndalojnë përhapjen e tij. Por pavarësisht një numri në rritje të vendeve që regjistrojnë infeksione me variantin e ri, asnjë vdekje nuk është raportuar ende në agjencinë shëndetësore të OKB-së. “Unë nuk kam parë ende raporte të vdekjeve të lidhura me Omicron. Ne po mbledhim të gjitha provat dhe do të gjejmë shumë më…
Seksologu kosovar Hajrullah Fejza ka folur për rastet e vdekjeve gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale. Ai u shpreh se njerëzit humbin jetën duke bërë seks, jo vetëm në motele por edhe në shtëpi. Seksologu Fejza tha se “seksi është aktivitet i rëndë fizik”, ndaj të moshuarit dhe ata që kanë probleme me zemrën duhet të konsultohen me mjekët për të marrë këshilla, se si duhet të veprojnë gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale. Fejza theksoi se të moshuarve “nuk u duhet thënë që s’mund të bëjmë seks”, por ata duhet të kenë kujdes me përdorimin e viagrave, si edhe të mos sforcohen shumë gjatë…
Sali Berisha e ka zhvendosur takimin e tij me demokratët këtë të premte në Devoll, në kuadër të “Foltores”. Ish-kryeministri u shpreh se demokratët e Devollit ishin ndër të parët që firmosën formularin për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, ndërsa nuk munguan as sulmet dhe akuzat në drejtim të kryedemokratit Basha. “Delegatët e Devollit u bashkuan ndër të parët me nismën për një PD më të bashkuar, më fortë dhe më të hapur. Firmosën me një akt historik rithemelimin e PD me datën 11 dhjetor, rithemelimin e pluralizimit politik në Shqipëri. Firma dhe mbështetja juaj, e mbarë demokratëve në mënyrën…
Rregullat e udhëtimit drejt SHBA-së do të ndryshojnë nga data 6 dhjetor. Në faqen e saj zyrtare ambasada amerikane në Shqipëri ka përditësuar rregullat e reja. “Të gjithë udhëtarët ajror jo-imigrantë dhe jo-shtetas amerikanë për në Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të vaksinuar plotësisht dhe të japin prova të statusit të vaksinimit përpara se të hipin në një aeroplan për në Shtetet e Bashkuara. Duke filluar nga 6 dhjetori 2021, të gjithë pasagjerët e ajrit, pavarësisht nga statusi i vaksinimit, duhet të japin prova të një testi negativ për COVID-19 të bërë jo më larg se një (1) ditë…
Shoqata Diaspora organizon një protestë në Romë përpara Ministrisë së Punës për njohjen e viteve të punës së shqiptarëve nga qeveria italiane. 30 vite pas eksodit shqiptar në Itali, ende nuk ka një marrëveshje të unifikuar për përfitimin e pensionit. Ata kërkojnë një sqarim se ku kanë shkuar kontributet e tyre të depozituara ndër vite.
Është dyfishuar ndihma ekonomike për familjet të cilët kanë tre fëmijë nën 18 vjeç. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”. Sipas kryeministrit, nga dyfishimi i ndihmës ekonomike do të përfitojnë 15 mijë familje në të gjithë vendin.
SPAK kërkon 10 vite burg për Astrit Avdylin i njohur ndryshe si koka e grupit të Shijakut. Ai është arrestuar për dosjen 339 në kuadër të operacionit ”Vol-Vo 4” të laboratorit të heroinës në Brengosë të Hasit në 21 tetor të 2018. 4 grupe kriminale u goditën atëhere teksa pjesëmarrës ishin dhe të ashtuquajturit “Avdylajt” e Shijakut. Policia e Shtetit goditi familjen kriminale Avdyli në Shijak duke arrestuar tre vëllezërit, kushëririn e parë të tyre dhe mbi 20 anëtarë të bandës që akuzohet për trafik heroinë në Shqipëri dhe në Gjermani, ndërsa numëron dhjetëra biznese, mes tyre hoteli luksoz në…
Moderatorja Bora Zemani do të hyjë sot në shtëpinë e “Big Brother Albania” për të kthyer varësen që i dhuroi ishi i saj, aktori Donald Veshaj. Në transmetimin “prime” të spektaklit të të premtes, do të diskutohet gjatë lidhur me marrëdhënien e re të nisur brenda shtëpisë mes Donaldit dhe këngëtares Beatrix Ramosaj. Po ashtu pritet që Zemani t’i kthejë Donaldit varësen e dhuruar prej tij vetëm pak javë më parë për 3-vjetorin e njohjes së tyre. Megjithatë dashuria duket se zgjati aq pak, saqë aktori vendosi që të niste diçka të re me këngëtaren, ndërsa në javët e parë…
Lefter Shehaj emërohet prefekti i ri i qarkut Fier. V E N D I MPËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Z. Baki Bala, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë. 2. Z. Lefter Shehaj emërohet prefekt i Qarkut të Fierit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. K R Y E…
Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për gazetarin, Jason French në radion amerikane “French Capital Podcast”, ka mohuar faktin se ka ndonje mandat arresti apo se nuk lëviz nëpër Shqipëri i lirë. Ndër të tjera, ish kryeministri është pyetur edhe nëse ka ndonjë urdhër arresti ndaj tij, ku Berisha thotë se pavarësisht ‘presionit nga ambasadorja amerikane’, ndaj tij nuk ka asnjë akuzë dhe lëviz i lirë. “Unë mund të lëviz sepse nuk ka asnjë akuzë kundër meje, nuk kanë prova. Presioni është i lartë nga ambasadorja amerikane. Ajo ka kërkuar që të bllokohet hyrja ime në Kuvend. Ajo bindi kryetarin…
Një mjek i universitetit të Sunderland i cili ka një llogari interesante në Tik Tok ku ndan njohuri mbi mjekësinë, mite dhe sekrete nga jeta në një spital, thotë se është e shëndetshme që meshkujt të mbajnë mjekër. Sipas tij, rritja e qimeve të fytyrës është më e pastër dhe e sigurtë se sa të mos paturit as edhe një në këtë zonë. “Një studim që krahasoi punonjës spitalorë me dhe pa mjekër zbuloi se këta të fundit kanë 3 herë më shumë gjasa të kenë MRSA”, thotë Karan Rangarjan. MRSA është një lloj bakteri që është shumë rezistent ndaj…