Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka folur në lidhje me variantin e ri të Covid 19, Omicron që po përhapet në Europë, pas zbulimit të rasteve të para në Afrikë. Dasho tha se të dhënat e deritanishme janë të cunguara, për shkak se popullsia e Afrikën ndryshon shumë nga ajo e Europës, qoftë me moshën e re të saj, qoftë me numrin shumë të lartë të personave të pavaksinuar. Ai tha se çdo person që ka kaluar 6 muaj nga doza e dytë e vaksinës, apo 6 muaj nga infektimi me Covid duhet të bëjë një dozë përforcuese. “Në…
Author: tirana
Në aeroportin e Shkupit në Maqedoni të Veriut, mbërritën trupat e 45 viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi në autostradën e Strumës në Bullgari. Në ceremoni morën pjesë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ministri i brendshëm, Blendi Çuçi, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe zyrtarë të tjerë të rajonit. Pjesëmarrësit vendosën kurora lulesh në shenjë homazhi për personat që humbën jetën nga autobusi i shkrumbuar në Bullgari me 23 nëntor.
Në blloqet e banimit në kryeqytet nuk do të jepen më leje zhvillimi aktivitetesh që gjenerojnë zhurmë, përfshirë edhe lavazhet, apo serviset e makinave, të cilat do të zhvendosen, si në çdo qytet perëndimor, larg zonave të banuara. Bashkia e Tiranës do të jetë bashkia e parë që do të disiplinojë dhënien e lejeve të tipit C për subjekte të tilla, por gjithashtu do të menaxhojë edhe zhurmat e trafikut dhe do krijojë një hartë të zonave të gjelbra akustike. Lajmi u dha nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit,…
Në kuadër të sigurisë në rrugë janë arrestuar 29 drejtues mjetesh dhe janë hequr 138 patenta. Policia bën me dije gjatë kësaj jave janë evidentuar në shkelje, nga makina inteligjente, 2678 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë. Gjithashtu në kuadër të masave të sigurisë në rrugë janë evidentuar dhe ndëshkuar 4021 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, nga të cilat 79 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e rasteve të konstatuara nga makina inteligjente, 45 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 14 për…
Mbrëmjen e djeshme Donaldi dhe Beatriksi kaluan disa minuta bashkë ku nuk munguan as puthjet mes tyre. Por teksa gotat e alkoolit bënin të tyre, por dhe përkëdheljet e vazhdueshme, krijuan një situatë të sikletshme për Donaldin, që nuk mundi t’u shpëtojë kamerave. Për më tepër shihni videon e mëposhtme. / tirananews.al
Që kur DJ PM hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, u shpreh se një nga vajzat që i pëlqente brenda aty ishte Sarah. Ai tha se nuk e njihte, thjesht e dinte se është blogere. E që ditët e para ata të dy treguan një afrimitet të madh me njëri-tjetrin, e të gjithë ishin të sigurt se ata do të lidheshin. Pasi Sarah mori hapin e parë dhe i dha një puthje në buzë, Pajtimi gjatë një spektakli u shpreh se kishin vendosur që të mos krijonin lidhje brenda shtëpisë së BB VIP. Por duket se nuk po…
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e SPAK për kalimin e për gjykim të çështjes ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Isamailaj. GJKKO riktheu dosjen për plotësim, pasi në të mungonin aktet e komunikimit të akuzës në shtetit fqinj të Greqisë.
Kryeministri Edi Rama i ka dedikuar një postim në mediat e tij sociale Angela Merkel-it e cila u largua nga skena politike pas 16 vitesh në pushtet. Me një ceremoni ushtarake festive në Berlin ajo u nderua të enjten në mbrëmje para largimit nga detyra. Kreu i qeverisë ka publikuar një foto në të cilën shfaqet ai duke biseduar me kancelaren. “Faleminderit Angela dhe paç mbarësi e shëndet në kapitullin e ri të jetës,” shkruan Rama në postimin e tij. EDI RAMA NË FACEBOOK Faleminderit Angela dhe paç mbarësi e shëndet në kapitullin e ri të jetës🙏 #Danke🇦🇱🤝🇩🇪
Departamenti Ligjor dhe i Licencimit të klubeve në Federatën Shqiptare të Futbollit informon të gjithë klubet dhe opinionin publik se ka filluar procesi i licencimit të klubeve aplikante për një licencë në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin e ardhshëm 2022-23. Ky proces do të përmbyllet më 31 mars 2022, sipas afateve të vendosura nga FSHF dhe UEFA. Gjatë kësaj periudhe klubet aplikante për licencë duhet të paraqesin në Sektorin e Licencimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur pesë kriteret që kërkohen për të përmbyllur me sukses këtë proces. Kriteret që duhet të plotësohen janë…
Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar krimin, ka dyshime se ato janë të përfshirë në këtë vrasje. Ndërkohë gazetari Artan Hoxha ka siguruar një video ekskluzive të ngjarjes në fjalë. Hoxha ka folur rreth rrugës që policia ka shkuar në gjurmët e këtyre dy personave. “I ka ndaluar të dy këta persona. Dhe masa e sigurisë do jepet. Në këto pamje paraqitet i ndaluari Kristian Kelmendi. Është ndaluar dhe akuzuar si autori. Ky është motivi. Ai në 28 nëntor një ditë para…
Zëvendës Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkuar këtë mesditë në selinë blu. Vizita e diplomatit amerikan në PD vjen ndërkohë që situata e brendshme në partinë më të madhe opozitare në vend është e tensionuar që prej 9 shtatorit, kur kryedemokrati Lulzim Basha përjashtoi nga grupi parlamentar liderin historik Sali Berisha, për shkak të vendimit të DASH. Sakaq, janë dy Kuvende të thirrura nga kryetari aktual dhe paraardhësi i tij. Më 11 Dhjetor pritet të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Sali Berishës, i cilësuar si i jashtëzakonshëm, thirrur me firmat e delegatëve, ndërsa më 18 Dhjetor ai i…
Diskutimi i iniciativës së Ballkanit të hapur dhe perspektiva e integrimit europian mblodhi politikanët shqiptarë të Ballkanit Perëndimor në Universitetin e Oksfordit, nën organizimin e Dekanes së UET, Belina Budini. Protagonistë në këtë forum ndërkombëtar të realizuar në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës ishin personalitete të shquara politike dhe akademike si Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic dhe Kryenegociatori i Shqipërisë në Bashkimin Europian, Zef Mazi, krahas drejtorit të Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Kolegjin e St Antony, Othon Anastasakis dhe profesores së ftuar në Universitetin e Oksfordit, Belina Budini, si…