Prokuroria ka dhënë pretencën për të akuzuarit lidhur me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit. Organi i akuzës ka kërkuar që të gjithë të dënohen me 1.6 vite burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar 1 vit burg. Gjithashtu prokuroria ka kërkuar si masë plotësuese heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3-vjeçare. lutura Cerkezi , Ani Omuri, Klevis Hasani , Kreshnik Bejkaj , Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj, Anisa Bogdani dhe Aurora Mulla. Zyrtarët e ministrisë u arrestuan me urdhër të SPAK, pas një hetimi lidhur me tenderin e unfirmave të…
Author: tirana
Që nga Deti Tiren përtej Italisë, pastaj në Adriatikun qendror dhe në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës, Vojvodinës dhe Hungarisë kemi masa të fuqishme ajrore ciklonike që lëvizin në drejtim të lindjes ose sisteme ajrore me presion të ulët Atmosferike. Fushat barike janë ulur mjaft dukshëm dhe po kushtëzojnë erëra të forta jugore në rajonin tonë ngase gjendemi para masave ciklonike. Qendra kryesore e këtyre masave ajrore ciklonike gjendet në jug të Skandinavisë. Në anën tjetër thellë në juglindje të Evropes dhe Ballkanit kemi masa ajrore anticiklonike ose me presion të lartë atmosferike dhe ky dallim në fusha barike, ose…
Një aksident ka ndodhur sot në aksin Elbasan-Librazhd. Një mjet ka përplasur dy këmbësorë, 60 dhe 6 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i Policisë: Elbasan/Informacin paraprak Më datë 03.12.2021, rreth orës 14: 30., në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh., 51 vjeç, ka goditur këmbësorët J. H., 60 vjeç dhe L.H., 6 vjeç, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikur për jetën. Grupi herimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin për Emiljano Shullazin Pas më shumë se 5 vitesh proces gjykata e Apelit të Posaçëm ka dënuar me vendim të formës së prerë Emiljano Shullazin dhe 4 anëtarët e tjerë të grupit të tij. Apeli ka dënuar me 55 vite burg 5 anëtarët e grupit të ashtuquajtur grupi “Shullazi”. Kreu i këtij grupi, Emiljano Shullazi, u dënua me 14 vite burg. 2 vite burg u dhanë për Gilmando Danin. Endrit Qyqja u dënua me 10 vite burg. Për Endri Zelën u dhanë 10 vite burg ndërsa për Blerim Shullazin apeli i posaccëm dha…
E përditshmja prestigjioze franceze, ‘Liberation’ e akuzon për korrupsion Komisionerin Evropian, Johannes Hahn. Gazeta shkruan se austriaku lejoi lobistët e huaj ta ftonin në gjueti dhe darka e dreka të shtrenjta, pa raportuar siç parashihet me rregulloret e BE-së. Gazeta thekson se Hahn pranoi ftesën për të shkuar në gjueti me lobistët belgë në muajin dhjetor të vitit 2015 gjersa thekson se Kodi i Sjelljes e detyronte të raportonte në Komisionin Evropian ftesën që mori nga lobisti i “Pronarit të Tokës” (ELO). Një zëdhënës i paidentifikuar i Hahnit tha për ORF dhe Standard se telefonata ishte thjesht private. Ai tha…
Këtë vit, shpenzimet në blerje online për festat e fundvitit (periudha 1 nëntor – 31 dhjetor) do të kapërcejnë shifrën 910 miliardë dollarë në rang global, ose 11% më shumë nga viti në vit – shkruan një raport i fundit i Adobe “Holiday Shopping Forecast”. Adobe parashikon se më shumë se 4 trilionë dollarë ($4.1T) do të shpenzohen globalisht gjatë gjithë 2021 – një tjetër shifër rekord për e-commerce. Nga një anë, sepse të bësh blerje online është më komode dhe në tjetrën, sepse vala e katërt e pandemisë është pranë dhe frikëson shumë njerëz. Të dhënat flasin qartë, kriminelët…
Moska ka vendosur rreth 700 snajperë pranë kufirit me Ukrainën, menjëherë pasi Kievi deklaroi se më shumë se 94 mijë trupa ruse janë vendosur në kufi. Në internet janë publikuar edhe foto të snajperëve të shtrirë në dëborë të veshur me të bardha. Moska ka bërë të ditur se stërvitja është duke u zhvilluar në tre nga katër rajonet që kufizohen me Ukrainën, duke përfshirë ushtrime ushtarake për kamuflimin e snajperëve, të shtëna në distancë të largët. Ata janë duke përdorur armë SVD, SVD-M, SVD-K dhe një snajper të kalibrit të lartë, ASVK. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi…
DashiHere pas here do ndiheni te dëshpëruar sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do mbylleni ne vetvete. Nëse nuk pranoni te flisni hapur me partnerin tuaj për çdo gjë qe ju shqetëson, shume shpejt ka për te ardhur fundi. Për beqaret nuk do mungojnë as flirtimet dhe as takime. Ne planin financiar bëni kujdes sepse përveç gjerave te zakonshme do ju duhet te shpenzoni edhe për te tjera. DemiPërfitoni sa te mundni sot për te qëndruar pranë partnerit tuaj dhe për te folur hapur me te. Harrojini mosmarrëveshjet e se shkuarës sa me pare. Beqaret nuk do e…
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë të ditura masat e reja të vendosura nga Greqia për hyrjen në vendin fqinj, për kufizimin e përhapjes së pandemisë covid-19, sidomos tashmë pas përhapjes së variantit Omicron. Në njoftim bëhet e ditur se ndalohet përkohësisht hyrja në Greqi e të gjithë shtetasve të vendeve të treta, nga çdo pikë hyrjeje në Greqi dhe në çfarëdo mënyre apo mjeti, duke përfshirë lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore. Theksohet se ky ndalim nuk vlen për banorët e përhershëm të Republikës së Shqipërisë. 👉Të gjithë udhëtarët drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë dhe mënyrës së…
Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, në intervistën e tij për ESPN , foli edhe për momentin kur Messi u afrua fuqishëm nga Nerazzurrët. “Jam i lumtur për Leon, e pashë pak kohë më parë. Ai meriton gjithçka dhe më shumë. E vërteta është se kur ekzistonte kjo mundësi pas pandemisë situata e klubit ishte shumë e komplikuar. Nuk mendoj se dikush do ta shihte atë larg Barcelonës. Kalimi në Paris ishte një surprizë e madhe për të gjithë.”
Përfaqësuesit e 3 degëve të Partisë Demokratike kanë lexuar emrat e delegatëve që mbështesin 11 Dhjetorin. Në mesditë nga selia e PD, dega e PD në Kavajë, Vorë dhe Rrogozhinë kanë konfirmuar se shumica e demokratëve mbështesin Sali Berishën. Publikimi i emrave të delegatëve do të vazhdojë deri në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, si një rrugë për të bërë transparencën e firmave kundër Bashës, thonë burime pranë lëvizjes së Berishës. Paralelisht me këtë proces, demokratët që mbështesin Berishën po finalizojnë detajet e fundit të mbledhjes së 11 Dhjetorit. Vizion Plus raporton se Kuvendi i PD do të zhvillohet në ambientet…
Një faqe në rrjetet sociale me emrin e moderatores Arbana Osmani komentonte vazhdimisht ngjarjet e ndryshme në Big Brother. Kjo zgjoi shumë konfuzion tek fansat të cilat filluan t’i merrnin shumë afër zemrës komentet që bëheshin aty. Për këtë ka reaguar vetë moderatorja ditën e sotme ku nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar që faqja sipër është fallso, nuk qëndron ajo pas saj dhe ka postuar profilin e vetëm që ajo zotëron ku thotë se nuk bën komente për banorët. “E vetmja faqe zyrtare imja në Fb ku natyrisht nuk jam çmendur të komentoj ngjarjet e bbvip”, shkruan Arbana.