Një mësues grek është vendosur në qendër të kritikave pasi është filmuar duke dhunuar nxënësen e tij. Siç shihet në pamjet e publikuara, mësuesi nis të godasë nxënësen në fytyrë, e më pas e tërheq fuqishëm prej flokësh. Teksa mësuesi po dhunonte nxënësen shokët dhe shoqet klasës kanë ndërhyrë por ta ndaluar. Në shenjë rebelimi, nxënësit e tjerë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë kritikuar mësuesin. Mediat ndërkohë, bëjnë me dije se mësuesi është arrestuar dhe po merret në pyetje për këtë ngjarje të rëndë.
Author: tirana
Ditë zie për Xhelal Mziun, humb parakohe njeriun e shtrenjtë Deputeti i partisë demokratike Xhelal Mziu, me anë të një postimin në rrjetin social “facebook” ka njoftuar se ka humbur të vëllanë. Mziu shkruan se ceremonia mortore bëhet nesër ditën e shtunë, me datë 04.12.2021, në orën 14:00 në varrezat e Sharrës. “Me hidhërim të thellë njoftoj për ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllait tim Rasim Rahman Mziu. Ceremonia mortore bëhet nesër ditën e shtunë, me datë 04.12.2021, në orën 14:00 në varrezat e Sharrës. Pritja bëhet në rrugën e Arbërit, Kodër Kamëz (pranë Universitetit Bujqësor)”, shkruan ai.
Angela Martini është bërë nënë për herë të parë! Po, po, nuk është shaka! Lajmin e bukur e ka dhënë vetë modelja, në një postim në Instagram, ku ka ndarë fotot e të porsalindurit. Ajo dhe partneri, biznesmeni rumun bërë prindër të një djali, të cilin çifti e ka quajtur Kyree. “Djali ynë Kyree Martini Savulescu, fryt i dashurisë sonë lindi dje me datë 2 dhjetor në Dallas”, shkruan Anxhela. Dhe për gjithë ata që pyesin: “Ku e kishte fshehur barkun?”, ka një përgjigje. Në fakt nuk e ka fshehur. “Jemi shumë të lumtur të kemi një fëmijë me ndihmën…
Dita e tretë e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës ishte e mbushur me mjaft aktivitete jo vetëm në fushën e biznesit, por edhe në fusha të tjera. Biznese nga i gjithe Ballkani kanë bashkëvepruar përgjatë këtyre ditëve, mirëpo këtë pasdite vizitorët janë habitur nga një situatë aspak e zakontë. Disa vajza të veshura vetëm me peshqirë kanë lëvizur nëpër ambjentet e Panarit duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve dhe organizatorëve. Nuk dihet akoma nëse sigurimi ka ndërhyrë menjëherë, por kjo ka shkaktuar të qeshura ndër vizitore.
Një autobus është përfshirë nga flakët në Fushë Kosovë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 të kësaj të premteje. Policia njofton se nuk dihen ende shkaqet se si ka marrë flakë autobusi, por për fat të mirë, veç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. “Rreth orës 17:30, është raportuar se në zonën industriale në Fushë Kosovë, një autobus është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, është shprehur policia.
Koronavirusi në vendin tonë ka shënuar katër viktima gjatë 24 orëve të fundit, të moshave 65 vjeç deri në 85-vjeç. Si rezultat i 2506 testimeve, 406 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë identifikuar në këto Bashki: 185 në Tiranë, 24 në Durrës, 20 në Fier, 15 në Elbasan, nga 14 qytetarë në Berat, Vlorë, Lushnje, 13 në Gjirokastër, 12 në Shkodër, 8 në Kamëz, nga 7 qytetarë në Korçë, Sarandë, 6 në Tepelenë, nga 5 qytetarë në Pogradec, Kavajë, Mirditë, nga 4 qytetarë në Shijak, Selenicë, nga 3 qytetarë…
Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe shprehet se ndarja nga jeta e artistes së madhe shqiptare Edi Luarasi është një humbje e madhe. Kreu i shtetit thotë se Edi Luarasi, do të mbetet një figurë frymëzuese për artistët e rinj. “Me shumë keqardhje mësova lajmin e ndarjes nga jeta të aktores së mirënjohur dhe të talentuar, Edi Luarasi, një prej ikonave të filmit dhe skenës shqiptare, të cilën vetëm pak muaj më parë pata privilegjin ta vlerësoj me Dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit”. Edi Luarasi, do të mbetet një figurë frymëzuese për artistët e rinj, veçanërisht…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se shpallja ‘non grata’ e tij nga DASH, është sponsorizuar nga filantropi George Soros. Ai tha gjatë foltores në qytetin e Bilishtit, se e gjitha ka nisur kur Berisha kundërshtoi ndarjen e kufijve të Kosovës. Madje sipas tij, edhe Reforma në Drejtësi në Shqipëri është diktuar nga Soros, duke pretenduar më tej, se ambasadorja aktuale e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, mbështet ideologjinë e multimilionerit. “Nuk njoh vend më shumë se Amerikën. Kam bërë gjithçka me bashkëpunimin me atë vend të bekuar. Në këtë rast, vendosa që asnjë miku të mos i kërkoj asnjë ndihmë.…
Ministrja Ogerta Manastirliu konfirmoi sot se të gjitha llojet e vaksinave që përdoren në Shqipëri janë më se efektive. Ajo shprehu keqardhje që disa zëra edhe nga politika kanë ngritur një tymnajë rreth kësaj çështje. Në ‘Kontrast’ Manastirliu shtoi se Shqipëria e nisi vaksinimin në një kohë kur shumë vende të botës vareshin nga kontratat me COVAX. “Shqipëria siguroi në një kohë të shpejtë vaksinimin e mësuesve, mjekëve dhe policisë dhe më 28 mars kemi nisur vaksinimin masiv. Dhe prej muajit korrik, ne kemi hapur vaksinimin për çdo qytetar mbi 16 vjeç dhe fëmijë mbi 12 vjeç me sëmundje. Sot…
Arti ndodhet në zi! Këtë të premte është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare aktorja e njohur Edi Luarasi. Lajmin e kanë bërë të ditur, miq të saj në rrjete sociale. E para që ka reaguar ishte shkrimtarja Edlira Dones, e cila shkruan: “Nga një postim i djalit të tij Eldonit sapo mësova se Edi Luarasi ka ndërruar jetë. A nuk ishte thjesht një aktore e shkëlqyer. Mbi të gjitha ajo ishte një partnere e shkëlqyeshme e jetës dhe një nënë e mrekullueshme për Lean dhe Eldonin. Ajo ishte një grua e shkëlqyer që nuk palosej. Vuajti dhe jetoi tmerrin,…
Kënga që Donaldi Veshaj i ka kushtuar ish të dashurës së tij moderators Bora Zemain, Toxic Love” duket se ka bezdisur të dashurën e re të tij Beatrix Ramosaj. Teksa qëndronin të shtrirë në shtëpinë e Big Brother Vip , në sfond është dëgjuar kënga Toxic Love e Donaldit e kënduar nga Elgit Doda. Donaldi, i cili shfaqet edhe në videoklip, e ka pranuar edhe më herët që kënga “Toxic Love” është dedikim për Borën. Ky moment nuk i ka pëlqyer aspak Beatrixit sepse menjëherë sa e ka dëgjuar këngën ajo mbulon kokën. Më pas vjen edhe reagimi I Donaldit…
Ish-kryeministri dhe presidenti shqiptar, Sali Berisha i ka bërë thirrje sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi që të mos kërcënohen delegatët për dhënien e firmave. Ai tha se të gjithë demokratët të jenë të lirë të bëjnë çfarë të duan dhe të shprehen si mendojnë. Berisha theksoi më tej, se publikimi i emrave të personave që kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit, ka shkaktuar panik, si te Lulzim Basha, por edhe Edi Rama. Sakaq, ai i bëri thirrje të gjithë demokratëve që të jenë të pranishëm në Kuvend, edhe nëse nuk kanë firmosur për mbledhjen e saj. “I…