Lëngu i kockave është shumë i mirë për shëndetin dhe bukurinë dhe nuk duhet të konsumohet vetëm kur jeni të sëmurë. Një dietë me bazë lëngun e kockave ju bën të humbni disa kilogramë shumë shpejt. Kjo dietë konsiston në pirjen e lëngut të kockave në kohë të ndryshme të ditës. Sot, versioni më modern i lëngut të kockave që na jepte gjyshja kur ishim sëmurë është bërë në një model filxhani në Starbucks tamam si një smoothie ose kafe. Moda e pirjes së lëngut të kockave ka marrë një famë të madhe sidomos në Amerikë dhe ka fituar tashmë…
Author: tirana
Rreth 30 punonjës të një rrobaqepësie në Shkodër, prej 3 muajsh nuk kanë marrë as pagat e as sigurimet shoqërore! Nga muaji korrik dhe shtator ato nuk janë papaguar! Pronari i kompanisë me 13 shtator ka mbyllur biznesin duke hapur një tjetër biznes, por pa i paguar punëtorët! “Ne kemi punuar dhe nuk jemi paguar, madje nuk kemi marrë as ditët e pushimit që na takojnë me ligj dhe nuk janë paguar as sigurimet shoqërore e shëndetësore”, është shprehur punonjëse. Këta të fundit kanë depozituar kallëzim në prokurori, ndërsa ende nuk kanë marrë një përgjigje. Ata kërkojnë të sigurojnë të…
Virgil Abloh, themeluesi i markës luksoze Off-White dhe drejtori artistik i veshjeve për meshkuj në Louis Vuitton, ka ndërruar jetë nga një betejë me kancerin në moshën 41-vjeçare. Abloh kishte qenë duke luftuar në heshtje me sëmundjen për disa vite. Lajmi është bërë me dije në rrjetet zyrtare nga menaxherët e tij. “Me hidhërim njoftojmë ndarjen nga jeta të Virgil Abloh, një baba, bashkëshort, bir, vëlla dhe mik jashtëzakonisht i përkushtuar. Ai la pas gruan e tij të dashur Shannon Abloh, fëmijët e tij Lowe Abloh dhe Grey Abloh, motrën e tij Edwina Abloh, prindërit e tij Nee dhe Eunice…
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar shqiptarët me rastin e 29 nëntorit, Ditës së Çlirimit të vendit. Pas ceremonisë zyrtare në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, kreu i shtetit, ka publikuar një video me këngë partizane në rrjete sociale, ku mbi të jep mesazhin: “ GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT! Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, gjakut dhe sakrificave të bijve dhe bijave më patriotë për mbrojtjen e Lirisë dhe Sovranitetit të Shqipërisë!”.
Elgit Doda duket se ka krijuar një miqësi shumë të ngushtë me Romeon dhe Donaldin. Djemtë shpesh i kemi parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në rrjetet sociale, e po ashtu Elgiti ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Donaldit në “Big Brother VIP”. Ata madje kanë bashkëpunuar për një nga hitet e momentit “Toxic love”, në të cilën Donaldi jo vetëm shfaqet në videoklip por po ashtu ka shkruar edhe tekstin. Pas suksesit të “TL”, Elgiti po sjell një tjetër surprizë. Këtë herë me Romeon. Përmes një statusi në Instastory ai shkruan se po sjellin një bashkëpunim “FT”…
Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, ka reaguar pas urimit që bëri një ditë më parë në grupin e “Whatsapp-it” në Komisionin e Sigurisë, ku krahas flamurit shqiptar, kishte të stampuar një figurë të ish-diktatorit Enver Hoxha. Çela është shprehur në një prononcim për mediat, se figura e Enver Hoxhës nuk është nul, pasi ai konsiderohej si udhëheqësi i luftës. “Unë pres pyetje të tilla, sepse i përkas atyre që e njohin luftën dhe mendoj që figura e Enver Hoxhës nuk mund të quhet nul. Ka edhe ai kontribute, përderisa ne nuk kemi gjetur një udhëheqës tjetër që e ka…
Bebe Rexha e ka treguar herë pas here që nuk e harron origjinën e saj, tregon dashurinë për Shqipërinë, e traditat tona. Sigurisht, “pika e dobët” mbetet muzika e vallet shqiptare. Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në një dasmë shqiptare, në Arizona, Amerikë, e sigurisht e “ka djegur”. Vetë ajo ka publikuar në Instastory video nga dasma, ku shihet këngëtari shqiptar Rati. Po ashtu ajo ka publikuar video me të atin, krahas të cilës shkruan “Goca e babit”.
Dje dhe sot, Instagrami i secilit nga ne është “ngjyrosur” kuqezi, për shkak të festave tona. Thuajse të gjithë artistët, uruan në mënyrën e tyre shqiptarët. Disa publikuan këngë e të tjerë të paktën një fotografi me veshje apo simbole me motive patriotike. Mirëpo, ndryshe nga gjithë të tjerët, ishte postimi i Tuna Sejdiut. Këngëtarja postoi një foto të Isa Boletinit, krahas të cilës shkroi me humor: “Ma shumë jeni lodhë tuj urue se na tuj luftue – Isë Boletini” Mbase ky është edhe një “thumb” për kolegët, ose për të gjithë ata që uruan në rrjetet e tyre sociale…
Red Notice është bërë tashmë filmi numër një i Netflix i të gjitha kohërave dhe Dwayne Johnson s’mund të ishte gjë tjetër veçse mirënjohës ër këtë. Aktori 49-vjeçar postoi një video në Instagram së bashku me një mbishkrim duke reklamuar suksesin e filmit të tij të ri. Në video, The Rock ngre një gotë me tekilën e tij Teremana për ndjekësit e tij që e kanë parë filmin dhe i falenderon për mbështetjen e tyre. “Djema, ju e keni kthyer Red Notice në një fenomen të vërtetë ikonik, global dhe kulturor. Në vetëm 11 ditë, ju e keni bërë Red…
Matthew Mcconaughey ka njoftuar se nuk do të kandidojë për guvernator të Teksasit, duke këmbëngulur që koha dhe energjia e tij të shpenzohen më mirë diku tjetër dhe duke i dhënë fund muajve të spekulimeve. Aktori 52-vjeçar fitues i çmimit “Oscar” postoi një video në duke thënë se ishte i nderuar që po konsiderohej. “Si një fëmijë i thjeshtë i lindur në qytetin Uvalde, Teksas, nuk më kishte shkuar kurrë në mendje që një ditë do të konsiderohesha për lidership politik. Është një rrugë përulëse dhe frymëzuese për të medituar. Është gjithashtu një rrugë që po zgjedh të mos e…
Gjithnjë e më shumë shtete kanë konfirmuar raste të variantit të ri të virusit Corona, Omikron dhe vendosin kufizime udhëtimi. Izraeli dhe Japonia mbyllin kufijtë për të gjithë të huajt. Për shkak të përhapjes së variantit të ri të virusit, Corona, Omikron, Britania e Madhe presidente e radhës së takimit të vendeve të G7-s ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë së G7-s. Këtë të hënë ministrat e Shëndetësisë së vendeve të G7-s konsultohen mbi zhvillimin e ri të pandemisë, variantin Omikron. Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikoi tanimë rrezikun që del nga varianti i ri si…
Një ditë më parë, në grupin e “Whatsapp” të Komisionit të Sigurisë, deputeti i PS, Bujar Çela ka uruar 28 nëntorin me një foto ku krahas flamurit shqiptar, ishte edhe figura e ish-diktatorit Hoxha. Ky urim, ka marrë reagimin e deputetëve të opozitës, të cilët e kanë cilësuar këtë hap, si fyes dhe poshtërues. Sakaq, lidhur me këtë incident ka reaguar kryetari i grupit parlamentar të PS. Pas nderimeve që i bëri në varrezat e Fierit, dëshmorëve të Luftës Nacional Çlirimtare, ai tha se ka marrë një sqarim nga deputeti Çela, e derisa të bëhen të gjitha verifikimet e nevojshme…