Author: tirana

Donaldi ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit për raportin e tij me Beatrixën dhe veprimet e tyre kundrejt njëri-tjetrit duken si flirtime. Afrimiteti i tyre është komentuar shumë dhe nga banorët, madje ditën e djeshme Antonela iu tha “pëlqeheni ju të dy”. Si do të reagojë Bora kur ta shikojë këtë? Donaldi dhe Madje mbrëmjen e djeshme Beatrix dhe Donaldi kanë përfunduar duke bërë dush bashkë, ku nuk kanë munguar as aty prekjet e flirtimet. Ndërkohë Semi e ftuar në “Big Brother Fun Club” u shpreh se mes tyre s’ka asgjë dhe ishte e sigurt për këtë.…

Read More

Prej disa ditësh moti i keq ka përfshirë vendin. Autoriteti Rrugor Shqiptar, bën me dije se në disa akse për shkak të reshjeve të dendura ka pasur rënie gurësh në rrugë. Përkatësisht në rrugën Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara, janë evidentuar materiale dhe inerte në rrugë. ARRSH i bën thirrje drejtuesve të automjeteve të lëvizin me kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën për shkak të lagështisë në rrugë. Njoftimi: Reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit duke sjellë edhe rënie gurësh,…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përshëndet me rastin e 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të atdheut. Në urimin e saj, Nikolla thekson se vlerat e antifashizmit dhe të lirisë qëndrojnë në themelet e Shqipërisë demokratike. “Sot është 29 Nëntor, përvjetori i 77-të i çlirimit të atdheut nga pushtuesit nazifashistë. Sot është dita e mirënjohjes ndaj çlirimtarëve. Është dita të nderojmë dëshmorët e Lirisë. Të përulemi me respekt para veteranëve të Luftës, një pjesë të vogël të të cilëve i kemi ende midis nesh dhe të cilëve u uroj jetë të gjatë! Në Luftën për çlirim shqiptarët u bashkuan rreth vlerave…

Read More

Në nderim të 77-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i vendit, Ilir Meta, kanë vizituar varrezat e dëshmorëve. Krerët më të lartë të shtetit, kanë vendosur kurora me lule dhe kanë nderuar dëshmorët. Por ndonëse në ceremoni në dukje ishin bashkë, asnjë prej tyre, nuk ka uruar për mediat Ditën e Çlirimit. Si Presidenti i Republikës ashtu edhe kreu i qeverisë, urimet kanë zgjedhur t’i përçojnë përmes rrjeteve sociale. “Lavdi dëshmorëve të Atdheut”, shkruan Rama në “Facebook”. Ndërsa Presidenti Meta, uron shqiptarët me fjalët: “LIVE nga Memoriali “Nëna Shqipëri” – GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT!”, shkroi kreu…

Read More

Dy shenjat më me fat të horoskopit për sot: Luani- Dashuria për ty është gjithmonë në vendin e parë dhe do të arrish të sjellësh ekuilibrin në marrëdhënien tënde edhe përkundër asaj që po ndodh rreth jush. Beqarët do të përballen me ndjenjat e reja për një person. Sot do të jetë një ditë e mbushur me surpriza dhe risi. Peshorja- Humori i mirë sot do t’i fshijë keqkuptimet e vogla të krijuara së fundmi me personat që ju duan. Çiftet do të rizbulojnë kënaqësinë e jetës së përditshme dhe të zakoneve të mira. Beqarët do të kenë frikë të…

Read More

Një zë i fortë dhe kritik për buxhetin 2022 në Kuvend ishte deputeti socialist, Erion Braçe, ish-zëvendësministër. Në A2 CNN, ai u shpreh se paketa fiskale godiste shumicën dhe nuk merrej me pakicën që grumbullon para në këtë vend. “Disa të vërteta duhen thënë, për më tepër kur vendosen tatime dhe taksa. Politika fiskale nuk mund të jetë e personalizuar. Paketa fiskale kishte disa veçanti, por më e rëndësishmja, në gjykimin tim, godiste shumicën dhe nuk merrej me pakicën që grumbullon para në këtë vend”, u shpreh Braçe.https://ads.gogel.al/www/delivery/afr.php?zoneid=107&target=_blank&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE I pyetur nëse kemi të bëjmë me një qeverisje të kapur dhe…

Read More

Ishte pothuajse sikur pandemia të mos kishte ndodhur kurrë. Në Këln, mijëra njerëz të veshur bukur kërcyen krah për krah në një turmë gjigande, teksa numëronin mbrapsht për fillimin e sezonit vjetor të karnavaleve, në orën 11 të mëngjesit të 11 nëntorit. Në Paris, baret u hapën vonë dhe u mbushën plot, në Ditën e Armëpushimit një festë kombëtare. Në Amsterdam, ishte si zakonisht me kafenetë e tejmbushura. Por në vend që të paralajmërojnë fillimin e festimeve, ato netë të javës së kaluar mund të kenë qenë grumbullimet e fundit, teksa një valë e katërt e koronavirusit përfshin Evropën. Një…

Read More

Nga Roland Qafoku Dilemat e dhjetorit të Bashës apo Berishës? Një parashikim kush do të fitojë, mbështetur në pikat e forta dhe të dobëta të secilit prej tyre. Sa ndikim do ketë faktori ndërkombëtar që ka kthyer sytë nga Basha dhe baza poshtë e PD-së që prej javësh është në mbështetje të Berishës. Në betejën e dhjetorit mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka disa parashikime, por vetëm një gjë është e sigurtë: kush humbet do dalë nga politika. Pasardhësi dhe pararadhësi kryetar i PD janë vënë në garë në betejën me të fortë që kanë ndërmarrë ndonjëherë jo vetëm…

Read More

Një 40-vjeçar me inicialet L.P është arrestuar në Elbasan pasi u përplas me shtyllën elektrike. Pas verifikimit të bërë, u konstatua se 40-vjeçari kishte qenë i alkoolizuar gjatë kohës që drejtonte mjetin e tij tip “Renault”. Në makinën e tij u gjet edhe një sasi e lëndës narkotike kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Plotë: Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Shkatërrimi i pronës” dhe Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të shtetasi, L.…

Read More

Kush nuk e kujton pajtimin e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, pak javë më parë brenda në shtëpi ku u puthën dhe treguan dashurinë e madhe që kishin për njëri-tjetrin. Pas puthjes, Donaldi i bëri dhuratë partneres së tij me rastin e 3-vjetorit të lidhjes së tyre një varëse dhe ëmblësira. Ky ishte një gjest tjetër që u komentua dhe pëlqye pafund nga ndjekësit. Por pas kaq shumë ditësh qëndrimi në “Big Brother”, Donaldi i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij. Ai është lodhur nga etiketimet e shpeshta si partneri i Borës dhe ka vendosur të flasë hapur…

Read More

Inter po mbyllet për huazimin e Malang Sarr, qendërmbrojtësit të Chelsea. Një operacion që mund t’i lejojë Simone Inzaghit të ketë një zgjedhje më shumë në pjesën e pasme, duke qenë se në garat e fundit, për shkak të dëmtimit të De Vrij, ai e gjeti veten me Andrea Ranocchia-n si alternativë të vetme, plus disa zgjidhje të “përshtatura”. Një shenjë e mëtejshme rikuperimi pas “dietës” së verës së kaluar. Një blitz i plotë, ai që Malang Sarr vendosi të dielën. I pa thirrur nga Thomas Tuchel për ndeshjen kundër Manchester United, mbrojtësi francez e kaloi mbrëmjen në Milano dhe…

Read More

Në një pallat në Korçë ka rënë zjarr mbrëmjen e djeshme. Policia bën me dije se janë djegur tre banesa. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtyllë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Nga hetimet e para dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku. “Më datë 28.11.2021, në mbrëmje, në fshatin Shtyllë, Korçë, ka rënë zjarr në një godinë/pallat ku janë djegur banesat e shtetasve F. I., V. I. dhe F. M. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, të lënduar nuk ka. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga…

Read More