Dita e sotme ka qenë e mbushur plot me urime nga personalitete të ndryshme për 28 nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë ditë nuk kishte si të mungonte një urim nga ylli i kombëtares shqiptare, Armando Broja, i cili po shkëlqen në Premier League me skuadrën e Southampton. Nëpërmjet një postimi në ‘Insta-story’, sulmuesi ka uruar të gjithë shqiptarët për këtë ditë të veçantë të tyre. “Gëzuar festën e Flamurit. Gëzuar ditën e Pavarësisë, Shqipëri!”- Ka shkruar Broja.
Author: tirana
OSHEE njofton se për shkak të motit të keq, janë shkaktuar disa problematika në rrjetin e shpërndarjes së energjisë në disa zona të kryeqytetit. Në njoftimin zyrtar të tyre, thuhet se defektet raportohen në NST Kashar, Qendër dhe Traktora. Pa energji kanë mbetur pjesërisht zona e Yzeberishtit, Bulevardi “Migjeni” Kashar, rrugët “Azem Meshi” dhe “Engjell Mashi”. Në zonën Ali Demi raportohet për dëntim rrjeti nga palë të treta. Pa drita janë zonat rreth “tregu elektrik”, “burgu i grave” dhe rruga “Sali Nivica”. Njoftimi i OSHEE: OSSH, Situata e furnizimit në Tiranë Moti i keq me reshje shiu ka shkaktuar problematika…
Policia e Shtetit ka apeluar shoferët që të kenë kujdes në disa akse të vendit, ku ka prezencë të shtuar të ujit për shkak të motit të keq. Gjithashtu, në njoftimin e publikuar prej tyre, theksohet se kujdes duhet treguar edhe në disa segmente rurale, ku ka rënie dheu e gurësh, si dhe prezencë të mjegullës. Policia e Shtetit gjithashtu, kërkon nga shoferët që të qarkullojnë me shpejtësi të ulët, të vendosin rripin e sigurimit si dhe për asnjë arsye të mos bëjnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme. Njoftimi i Policisë: Policia e Shtetit Për shkak të motit…
Në Itali janë regjistruar 12.932 persona të infektuar me COVID-19. Nga ana tjetër, nuk e kanë fituar betejën me virusin 47 qytetarë. Shkalla e pozitivitetit është 2.5%, ndërsa në terapinë intensive janë shtuar 138 pacientë më shumë se sa një ditë më parë. Sa i përket të shëruarve janë 5.383.
Kur menduan se PSG më në fund e kishte ekipin e kompletuar, me rikthimin e Sergio Ramos, gjërat shkuan ndryshe. Parisienët zhvilluan sot ndeshjen kundër ST Etienne në Ligue 1, e cila u mbyll me rezultatin 3-1, por një episod ka shqetësuar të gjithë drejtuesit e skuadrës së Parisit. Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar u largua me barelë në minutën e 86′ pasi pësoi një dëmtim të tmerrshëm në kyçin e këmbës. Lojtari nuk mundi të vazhdonte pjesën e mbetur të lojës, duke dalë jashtë fushën së blertë nën lot. Pritet fjala e mjekëve se sa do të qëndrojë jashtë…
Policia në Kurbin ka vënë në pranga një 43-vjeçar që kërcënonte me jetë bashkëshorten e tij. Bëhet e ditur se 43-vjeçari me iniciale A.O., ka kërcënuar bashkëshorten se do ta vriste ndërsa në banesë pas kontrolleve iu gjetën një pistoletë, municion luftarak dhe dy armë gjahu. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale” Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” , “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive” dhe “Keqpërdorimi e i thirrjeve telefonike “.
Ashtu siç kishte lajmëruar më herët, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka thënë gjatë një konference se duke nisur nga viti i ardhshëm, do të ketë një abetare unifikuese në të gjithë territorin e vendit. Po ashtu, ajo tha se janë në bashkëpunim me autoritetet e arsimit në Kosovë, që kjo nismë të zhvillohet edhe atje, nën moton “një abetare, një gjuhë, një komb”. “Mendojmë që në kushtet e reja në të cilën ndodhemi, patjetër që një abetare e re do të jetë një vlerë e shtuar dhe do të japë një kontribut më të rëndësishëm të brezave të ri.…
Varianti Delta i koronavirusit nuk është i vetmi që po qarkullon në botë. 7 muaj nga mutacioni indian është shfaqur Omicron, varianti i ri me orgjinë nga Afrika. Por mjeku shqiptar, Kita Sallabanda thotë se këto janë ende raste të rralla. Ad by Valueimpression “Janë parë raste sporadike në Milano, Gjermani, Angli, në Holandë. Ky është një variant që po ta krahasosh me variantin Delta ka karakteristika të ndryshme. Delta kishte 16 mutacione, kurse ky variant ka 32 mutacione”. Por a do të ndryshojë situatën pandemike dhe do të sjellë një tjetër valë varianti i ri i Covid? “Nga të…
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 në vendin tonë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 418 persona të infektuar. Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 4 qytetarë. Të shëruarit në 24 orë janë 451, duke e dërguar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 189.044 qytetarë. Sakaq “Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën…
Në këtë ditë të shënuar për Shqipërinë nuk kanë munguar as urimet nga bota e shoëbizit. Moderatorja e dashur për publikun, Luana Vjollca ka zgjedhur ta urojë ndryshe këtë ditë, me kostumet tradicionale me motive kombëtare. “Ndihem burrneshë që i përkas kësaj toke! Gëzuar Shqipëria ime”, shkruan Luana.
‘Formula 1’ është në zi! Themeluesi dhe ish-udhëheqësi i ekipit të ‘Formula 1’, Williams Racing, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare. Ai ishte shtruar në spital të premten, ndërsa lajmin për ndarjen nga jeta të tij e kanë konfirmuar dhe familjarët. “Ai u shtrua në spital të premten, ndërsa Sir Frank ndërroi jetë në paqe këtë mëngjes, i rrethuar nga familja”, thuhej në deklaratë.
Mirgena u bë “nënë” në moshën 13-vjeçare me një fëmijë që e ëma e braktisi dhe ngeli në duart e saj. Vogëlushja ishte në fakt gjak i Mirgenës, e cila e rrëfen këtë histori nga studioja e programit të Tv Klan, “E Diela Shqiptare” në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Babai i vogëlushes është vëllai i Mirgenës, Genci, i pacelebruar me ish-gruan që një ditë u largua dhe la vajzën e sapolindur. Por ashtu si një ditë u zhduk, pas disa muajsh ajo kthehet dhe vajza humbet nga krahët e Mirgenës. Mirgena: Një ditë, mëngjes ishte, Maj ka qenë, erdhi…