Një emigrant kurd, i cili nuk dinte të notonte, i mbijetoi tragjedisë në kanalin mes Francës dhe Anglisë ku vdiqën 27 persona për shkak të një jelek shpëtimi, teksa i tregoi familjes së tij se do të provonte të kalonte sërish. Mohammed Shekha, 21 vjeç, një bari nga rajoni kurd i Iranit , kishte udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar për të gjetur një punë për të paguar faturat mjekësore të motrës më të vogël Fatima, të cilat mjekët u thanë atyre se do të kushtonin mijëra paund. Mohammed i dërgoi nënës së tij një mesazh zanor në orën 20:35 të…
Author: tirana
Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela ka uruar në grupin e ‘whatsapp’ të komisionit ku bën pjesë Ditën e Pavarësisë. Mirëpo, ajo që nuk i ka shpëtuar deputetëve demokratë, është fakti se Çela ka uruar këtë ditë me një flamur ku shihet dhe portreti i ish-diktatorit Enver Hoxha. Alibeaj, e ka quajtur këtë urim si një turp, e në një postim në rrjete sociale thotë se duhet urgjentisht të bëhet dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare. Nga ana tjetër, reagimeve, Çela i është përgjigjur me fjalët “Rrituni për Shqipërinë që duam!”. Postimi i Enkelejd Alibeaj: Ja se cfare poston Bujar Cela, deputet…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë. Rreth orës 14:20 të kësaj të diele, në ambientet e spitalit është paraqitur 23-vjeçari E. M., i cili ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri. Grupi hetimor ndërkohë po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Korçë/Informacion paraprak Më datë 28.11.2021, rreth orës 14:20, në Urgjencën e Spitalit Korçë, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi E. M., 23 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, i cili në banesë ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Dashi Ka shumë mundësi që të përfshiheni në një bashkëpunim të frytshëm, siç e keni dëshiruar prej kohësh. Me gjasë mund të bëni një blerje të bujshme, lidhur me një makinë apo shtëpi. Demi Yjet ju këshillojnë që gjatë kësaj të diele të jeni më të kujdesshëm. Duhet të mendoheni dy herë para se të përfshiheni në plane të reja veprimi. Binjakët Më në fund do mund të merrni frymë lirisht. Edhe në vendin e punës parashikohet që të merrni kënaqësitë e duhura, gjë që vlen edhe për fushën e ndjenjave. Kjo e diele premton të jetë mjaft e favorshme…
Këngëtarja britanike Adele arriti ka arritur një dyshe të rrallë në klasifikimet në Britaninë e Madhe, duke kryesuar ato për albumet dhe këngët më të shitura, me albumin e saj të shumëpritur “30”, i publikuar më 19 nëntor dhe këngën e saj kryesore “Easy on Me”. Kompania Official Charts njoftoi se albumi “30”, albumi i parë i divës pop në gjashtë vjet, arriti në 261 000 shitje këtë javë, duke u bërë albumi më i shitur në 2021 brenda javës së publikimit të tij. Prandaj, “30” është albumi i katërt i yllit, që zë vendin e parë të klasifikimeve britanike.…
Policia e Vlorës ka vendosur në pranga 1 person, si dhe ka proceduar penalisht 4 të tjerë. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se shtetasi G. P., 41 vjeç ka shkatërruar portën hyrëse më gjirin e “Kakomesë” dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë private. Ndërsa 4 persona të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.
Njerëzit i shprehin ndjenjat në mënyra të ndryshme, por për disa njerëz kjo është diçka krejtësisht e huaj. Ata e kanë shumë të vështirë t’ju tregojnë se ju duan, megjithatë, nuk do të thotë që s’mund t’ju bëjnë të lumtur. Binjakët -Binjakët janë romantikë dhe mund të thonë ‘Të dua’. Por paaftësia e tyre për të dashur manifestohet në veprime jo të këndshme të bazuar në egoizëm. Shpesh gënjejnë dhe hyjnë tek shenjat zodiakale që ndryshojnë më shpesh. Nëse gjejnë personin me të cilin duan të lidhin jetën e tyre, bëjnë gjithçka që marrëdhënia në fillim të jetë dinamike dhe…
Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, potencialisht më ngjitës krahasuar me COVID-19-n, u shfaq edhe në vende të tjera të dielën, vetëm disa ditë pas identifikimit të tij në Afrikën e Jugut. Qeveritë në mbarë botën po marrin masa për të ndalur përhapjen e mundshme të tij. Holanda konfirmoi të dielën 13 raste të variantit të ri të koronavirusit, Omicron, dhe Australia dy. Izraeli vendosi të dielën të ndalojë hyrjen për shtetasit e huaj, masa më të ashpër e ndërmarrë nga një vend deri tani. Pas identifikimit të dy rasteve me Omicron, Britania e Madhe shtrëngoi rregullat e saj të…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka uruar presidentin shqiptar, Ilir Meta, me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë. Në letrën drejtuar Metës, Biden shkruan se dy vendet kanë një miqësi të mbështetur në lidhjet e familjes dhe historisë, si dhe vlerat demokratike. Ai shton më tej se ato që ka arritur Shqipëria që nga viti 1991 janë mbresëlënëse, ndërsa shton, se vendi ynë është mik i ngushtë i SHBA dhe një aleat i rëndësishëm i NATO-s Letra e Presidentit Joe Biden, drejtuar Presidentit Ilir Meta: Me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti i…
Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 6 raste të reja të infektuara me këtë virus. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës. Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.763.
Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian, përdori një qasje metodike matematikore për studimin e Universit, dhe frymëzoi metodën shkencore moderne, që mbetet ende sot baza e kërkimit shkencor edhe 380 vjet pas vdekjes së tij. Risitë e tij në fushën e lëvizjes dhe gravitetit, janë po aq të jashtëzakonshme, dhe kanë hedhur themelet për fizikën e sotme, duke e bërë atë një nga shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Por të gjitha këto kontribute janë eklipsuar nga vëzhgimet e tij…
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka uruar nga Vlora festën e Pavarësisë së Shqipërisë. E veshur kuq e zi dhe me simbolin e shqiponjës në gjoks, ambasadorja Kim uroi në shqip “Gëzuar ditën e Pavarësisë”, poshtë ballkonit ku më 1912 u ngrit flamuri në Vlorë nga Ismail Qemali. Ajo shkruan se 100 vjet më parë asgjë nuk mundi t’i ndalonte SHBA-të të mbronin pavarësinë e Shqipërisë dhe asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot. “Asgjë nuk mundi ta ndalojë SHBA që të mbronte pavarësinë e Shqipërisë njëqind vjet më parë. Asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë…