Nga Auron Dodi Qeveria e re gjermane nxit një frymë ndryshimesh. Për zhvillimin e BE në marrëveshjen e qeverisë nuk përmenden tabu, në politikën e jashtme priten tone më të forta. Në politikën e jashtme Të Gjelbrit kanë krijuar historikisht profile të suksesshme.Marrëveshja për qeverinë e re gjermane mban titullin “Të guxojmë më shumë përparim.” Titulli të kujton sloganin e kancelarit Willy Brandt në vitin 1969 “Të guxojmë më shumë demokraci”.Willy Brandt-it i njihet merita që inicioi një transformim (socialdemokrat) të politikës sociale dhe arsimit në Gjermani, si dhe të politikës së jashtme të Gjermanisë. Qeveria e re trepartiake synon…
Author: tirana
Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se kanë prangosur A. H., 29 vjeç. Arrestimi i tij ka ardhur pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, shuma parash rreth 21.000 Euro dhe rreth 273.000 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, si dhe një peshore elektronike. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 29 vjeç, pasi në rrugën “Dritan…
Një deklaratë e gazetares Iva Tiço, opinionistes së “Big Brother VIP Fan Club”, lidhur me raportin Bora-Donald-Semi, bëri shumë zhurmë në rrjet para pak kohësh. Gazetarja tha se në dijenë e saj, në të kaluarën, Semi ishte lidhur me ish-të dashurin e Borës. Sot, pas daljes nga shtëpia, Semi u përball me gazetaren, po në studion e “Fan Club’. Ajo i bëri të ditur se e ka parë deklaratën e gazetares dhe është ndjerë shumë e shqetësuar. “Kam dëgjuar shumë gjëra, por një video 2 minuta, ku ti thoje që i kam marrë të dashurin Borës, ka qenë e vetmja…
Akrobatja e njohur, Fiona Rushiti, e cila njihet për performancat e saj në qiell të hapur ka zgjedhur të ngrejë “shqiponjën” te “Sheshi Nënë Tereza”. Ngrihet “shqiponja” te sheshi “Nënë Tereza”, Së bashku me tifozët kuqezi, pjesë e të cilëve është dhe vetë, ajo ka dhuruar një performancë të jashtëzakonshme, me të gjitha ngjyrat dhe simbolet kuq e zi, ulur mbi shqiponjën dykrenare. Fiona tregon se realizimi i performacës nuk ka qenë aspak i lehtë dhe shpesh ka menduar se nuk do ia dilte. “Doja që këtë 28 nëntor të vija si shqiponjë e shqiptarëve”, si dhe për të treguar…
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e djeshme në Manduria të Italisë. Bëhet me dije sipas mediave italiane se një furgon tip “Ford” është përplasur me një pemë. Aksidenti i rëndë duket edhe nga fotot që janë shpërndarë në rrjet. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 shqiptarët që ndodheshin brenda mjetit. Makina ka dalë nga rruga me shpejtësi dhe është përplasur me ullirin, disa metra brenda një lëndine. Të tre shqiptarët e plagosur janë dërguar në spital dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendej kritike për jetën.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi për Festën e Pavarësisë së Shqipërisë nga homologu i Italisë, Sergio Mattarella. Në mesazhin e tij, drejtuar Kreut të shtetit shqiptar, presidenti Mattarella gjatë urimit ka shprehur hapur mbështetjen e Italisë për çeljen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në BE. “Kremtimi i Ditës kushtuar Pavarësisë më jep mundësin t’ju përcjell ju dhe të gjithë bashkëqytetarëve tuaj urimet më të përzemërta për një të ardhme të begatë për Republikën e Shqipërisë! Tiranën dhe Romën i bashkon një marrëdhënie tejet e konsoliduar në rritje të vazhdueshme, falë edhe rolit dinamik të…
Federata Italiane e Futbollit po heton çështjen që lidhet me mashtrimet financiare të Juventusit dhe jo vetëm. Një hetim që i parapriu atij të “Guardia di Finanzia” që kontrolloi zyrat e Juventusit mbrëmjen e së premtes. Sipas asaj që shkruan e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”, Federata Italiane e Futbollit dje ka kërkuar dokumentet nga Prokuroria Publike e Torinos me qëllimin për të shtuar pjesë të reja të kësaj çështjeje. Në muajin tetor, Komisioni Mbikëqyrës i Klubeve, dërgoi një raport të dytë, pas atij të mëparshëm të dërguar në majin e kaluar, mbi të cilin u bazuan gjetjet e…
Dita e hënë dhe e martë do të vijojnë të mbeten nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar. Ditën e hënë në lartësin mbi 700 metra në verilindje dhe në lartësin mbi 900 metra në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë në formënë e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht pasdite dhe në mbrëmje. Ndërsa ditën e martë reshjet e borës me intensitet të ulët deri mesatar do zbresin në lartësin 400-500 metra në veri-verilindje dhe në lartësin mbi 600-700 metra në pjesën tjetër të vendit.…
Kryeministri Edi Rama është takuar me disa vajza dhe gra nga Kosova që kanë mbërritur në Vlorë sot me rastin e 109-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit. Rama ka ndarë vetë pamje nga ky takim tejet entuziast. “Pranë Shtëpisë së Flamurit me çikat e Kosovës që kanë zbritur sot në Vlorë”, shkruan Rama.
Lulzim Basha kishte thirrur sot mbledhjen e Kryesisë së PD në Durrës. Por teksa Lulzim Basha priste më kot mbledhjen, shumica e anëtarëve të Kryesisë kishin vendosur bojkotimin e takimit duke e detyruar këtë të fundit që të mos vijojë takimin dhe të kthehet në Tiranë. Pamjet janë publikuar nga dhëndri i Sali Berishës, njëherësh anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. “Shkon të bëjë mbledhje kryesie në Durrës, por nuk i vijnë as 7 vetë e i kthehet si e pamë në mort. Shembull i qartë se çfarë ndodh kur e kthe partinë për pazare me Ramën. Ka 97% të…
NATO ka uruar Shqipërinë në ditën e Pavarësisë. Përmes një fotografie të uniformës ushtarake të Shqipërisë, në rrjetin social Instagram, NATO i ka kërkuar ndjekësve t’i bashkohen ‘festës’. “Pëlqeni fotografin për t’iu bashkuar festës së Pavarësisë së Shqipërisë. Ne jemi NATO!”, shkruhet në postim.
Nëse keni menduar ndonjëherë se cila diplomë universitare do t’ju sillte përftimin më të lartë në raport me investimin tuaj, kompania njujorkeze Bankrate ju sjell një listë të 159 degëve më shumë dhe më pak fitimprurëse të vitit 2021. Bankrate ka bërë një listë të 159 programeve universitare duke i renditur nga më fitimprurësja deri tek ajo më pak fitimprurëse, në bazë të të dhënave të mara nga Byroja Amerikane e Shërbimeve Komunitare, intervistave me më shumë se 2 milionë amerikanë dhe një analize të thellë të të diplomuarve që janë bërë tashmë pjesë e forcës punëtore. Sipas rezultateve të…