Gazetarja Greta Beccaglia është fyer dhe ngacmuar teksa ishte drejtpërdrejt në televizion dhe po përpiqej të intervistonte disa fansa jashtë stadiumit Castellani, në ndeshjen Empoli- Fiorentina e cila përfundoi 2-1. Për ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe Urdhri i Gazetarëve të Toskanës: Urdhri i Gazetarëve të Toskanës denoncon sot “episodin shumë të rëndë të ngacmimit ndaj një gazetare që ndodhi në TV live në fund të ndeshjes Empoli-Fiorentina, në ditët kur i kushtohet vëmendje maksimale luftës kundër dhunës ndaj grave”. Urdhri rajonal gjithashtu ” shpreh solidaritetin e plotë me gazetaren Greta Beccagliai cilia u kontaktua menjëherë nga presidenti i Urdhrit…
Author: tirana
Një aksident ka ndodhur në fshatin Cërrnicë, ku automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin T. T., banues në fshatin Markaj, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafik ndarësen. Si pasojë janë dëmtuar lehtë tre pasagjerët, shtetasit L. B., M. L., dhe F. Rr., të moshës 19 dhe 20 vjeç, banues në Suharek, Kosovë, të cilët janë transportuar në spitalin e Tropojës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Një tjetër rast i ngjashëm i grabitjes së Nazmi Çangut ka ndodhur në Tepelenë. ‘Faxnews’ raporton se banesa e Alim Muhos në fshatin Luzat të Tepelenës ka rënë pre e një grabitje. Në banesë mësohet se kanë hyrë tre persona në orën 1 të natës, të cilët janë prezantuar familjes si policia e shtetit. Personat ende të paidentifikuar jaë futur në banesë, aty ku ndodhej vetëm kryefamiljari, pasi e shoqja dhe nusja e djalit nuk ishin në banesë. Autorët kanë marrë nga banesa rrëth 2 milionë lekë të vjetra. Policia po shoqëron disa persona banues në këtë fshat për të…
Kreu i PD-së Lulzim Basha i shoqëruar nga deputetë dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike ka zhvilluar paraditen e sotme homazhe për Ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit në monumentin “Nënë Shqipëri”. Basha ka uruar Ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit. Ai shprehet në mesazhin e tij se sot kremtojnë ditën më të bukur të kombit tonë dhe se përulemi me mirënjohje për heronjtë dhe dëshmorët dhe ata që dhanë jetën për çlirimin nga pushtuesit. “Sot kremtojmë ditën më të bukur të Kombit tonë që mbush me krenari zemrat e shqiptarëve, kudo ku ndodhen dhe na bashkon në kujtesën…
Presidenti Ilir Meta në përfundim të ceremonisë së ngritjes së flamurit dhe vendosjes së kurorave me lule në Monumentin e Pavarësisë në Vlorë dha një deklaratë për mediat. I pyetur për situatën politike në vend, Meta tha se sot ka vetëm mesazhe bashkimi dhe se flamuri është i të gjithë shqiptarëve. “Si mund të lëmë ne në heshtje festën më të rëndësishme të kombit tonë, ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe ditën e ditëlindjes së Adem Jasharit. Sot kemi vetëm mesazhe bashkimi kudo për të gjithë shqiptarët sepse ky është flamuri i të gjithë shqiptarëve, është…
Kryeministri Rama dha disa detaje ‘prapaskena’ për punën e ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Në ceremoninë e nisjes së punimeve, Rama tha se gjithë ajo vonesë, gjithë ai stres për të cilin vlonjatët kontribuuan me gjithë ato përqeshjet e tyre karakteristike dhe romuzet e tyre tradicionale u kthye në mirësi. “Vlora ka historinë e saj për transportin ajror, këtu ku ndodhemi është ndërtuar dhe aerodromi që në 1920, i cili përdorej për arsye ushtarake. Në këto gjurmë ne sot fillojmë një histori të re, me një mik të mirë, me një njeri më të shquar të sipërmarrjes sonë. Personalitet që…
Në fjalën e tij në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, Rama tha se lajmi i madh është marrëveshja me aeroportin e Mynihut. “Mbi këtë gjurmë të aerodromit të vjetër ne sot fillojmë një histori të re së bashku me një mik të mirë, një më të shquarit e sipërmarrjes sonë kombëtare, Behgjet Pacolli. Ne nuk reshtëm së bëri përpjekjet deri sa gjërat erdhën aty ku duhet. Dhe më në fund u gjet forca e duhur përt ta ccuar përpara këtë projekt. Sot ne jemi këtu jo vetëm me konsorciumin por edhe më një aleancë…
Qeveritë rifusin kufizime të rrepta të udhëtimit pas variantit të ri të COVID-19. Ekziston një shqetësim i madh me shfaqjen e mutacionit “Omicron”, dhe ndërkohë që dinamika dhe rreziku i llojit të ri mbeten të panjohura. Qeveritë në mbarë botën tashmë po shtrëngojnë kufizimet e udhëtimit dhe po ritestojnë testet pozitive PCR. Në të njëjtën kohë, shkencëtarët po përpiqen të marrin përgjigje për një sërë pyetjesh në lidhje me llojin e ri dhe nëse ai do të jetë rezistent ndaj vaksinave. Shfaqja e llojit të ri përkon me një periudhë të shpërthimit të valës së katërt të pandemisë në Evropë,…
Valon Shehu është banori më i ri i “Big Brother VIP”, i cili ka deklaruar se do të jetë i pari që do kryejë marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë. Nisur nga deklarata e tij, Antonela e ka ngacmuar së fundmi. “Çfarë lloj seksi të pëlqen?”, i ka thënë ajo. “Varet”, është përgjigjur këngëtari, duke shtuar se nuk dëshiron të flasë për këtë pasi ka dhënë më shumë përgjigje se të gjithë rreth seksit.
Në Vlorë kanë nisur sot punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Të pranishëm në ceremoni janë Kryeministri Rama, ministrja Balluku si dhe ndërtuesi Behgjet Pacolli. Ndërtuesi nga Kosova, Behgjet Pacolli tha se bëhet fjalë për një vepër madhështore. Fjala e Pacollit: I dashur Rama dhe Balluku, faleminderit për fjalët, kam nderin sot të jem këtu në këtë event të rëndësishëm në ditën e madhe të kombit kur në festojmë 109 vjetorin e pavarësisë, dita bëhet dhe më madhështorë. Fillimi i këtij kantieri ka rëndësi të madhe, dhe është një projekt i posaçëm sepse tregon qartë harmonizmin e bashkëpunimit…
Në kuadër të festimet të 109-vjetorit të Pavarësisë, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti kanë zhvilluar homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, për të nderuar familjen Jashari. Presidentja Osmani tha se janë në Prekaz për të nderuar sakrificën e brezave të shumtë. “Jemi këtu sot më 28 nëntor, për të nderuar sakrificën e brezave të shumtë, e cila kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, por vazhdoi edhe me shumë sakrifica të shqiptarëve për liri. Prandaj, sot e filluam ditën tek komandanti Adem Jashari dhe Familja Jashari, për të nderuar sakrificën e…
Kryetarja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen publikoi letrën e një vajze 15-vjeçare nga Kurbini, e cila e falenderon për rindërtimin e shkollës së saj, e cila u shemb dy vite më parë nga tërmeti. 15-vjeçarja nga Kurbini i ka dërguar letër Presidentes së KE duke e falënderuar atë shkollën e rindërtuar “Cub Çapani” në Kurbin me fondet e BE. Shkolla ishte shkatërruar nga tërmeti dhe u rindërtua nga fondet e BE, ndërsa Erjona, ka zgjedhur një mënyrë mjaft të bukur dhe emocionale jo vetëm për të shprehur falënderimet e saj, por edhe për të treguar ato që përjetoi…