*Nga: Gjon Ndrejaj Kohët e fundit ka dalë në evidencë dhe po artikulohet dita ditës nevoja për një reformë territoriale, që synon një ndarje të re administrative. Në thelbin e saj, ndarja administrative dhe mbi këtë bazë ndërtimi i organeve të qeverisjes vendore, është i lidhur me domosdoshmërinë e dhënies së disa shërbimeve ndaj qytetarëve, në një mënyrë sa më efektive dhe efiçente për ta. Nga ana tjetër ndarja administrative/territoriale është nevoja e bashkësive vendore për t’u vetëqeverisur si dhe nevoja e qeverisë qëndrore për të ndarë disa funksione me bashkësitë vendore. Por për të arritur deri te ndarja administrative…
Author: tirana
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar 28 nëntorin, festën e Pavarësisë së Shqipërisë me një foto të veçantë. Ai ka publikuar një foto me nipin e Presidentit të ndjerë të Kosovës Ibrahim Rugova, teksa të dy bëjnë me duar simbolin e shqiponjës. “Të dashur miq,Së bashku me Lekën, nipin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ju urojmë të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen: Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar! 🇦🇱”, shkruan Presidenti Meta.
Mëngjesin e kësaj të diele Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për urimin e 109-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Postimin e tij në Facebook për ditën e flamurit, kryeministri e ka shoqëruar me disa fotografi të stemës së aeroportit të Vlorës i cili po ndërtohet, “Mirëmëngjesi, gëzuar 28 Nëntorin”, shkruan ai. Rama pritet që ditën e sotme të vizitoi aeroportin e Vlorës.
Sapo kishte lënë punën ditën e hënë, 28-vjeçarja Arjeta Cauli kishte ikur me të dashurin që ishte kthyer nga Italia, me të cilin ishte njohur nëpërmjet “Facebook”-ut. Ajo jetonte në familjen e tij si nuse e shtëpisë. Ndërkohë që familja e djalit e kishte mirëpritur si nuse të djalit të tyre dhe janë çuditur kur policia iu ka shkuar në shtëpi për të kërkuar nënën e dy fëmijëve që i kishte deklaruar kushërirës së saj se ishte rrëmbyer nga katër persona. Policia e ka shoqëruar në polici 28-vjeçaren, ku është marrë në pyetje. Mësohet se gruaja e re nuk i…
Izraeli është një ndër vendet që në kuadër të parandalimit të variantit të ri ka ndaluar fluturimet ndërkombëtare për dy javët e ardhshme. Masat e tjera të vendosura janë një izolim prej të paktën tre ditësh për qytetarët izraelitë që vijnë nga jashtë. Ata nga vendet në zonën e kuqe do të duhet të karantinohen në hotelet e përcaktuar nga autoritetet derisa të kenë një rezultat negativ të testit anti-Covid. Shërbimi i sigurisë së brendshme Shin Bet do të përdoret për të gjetur personat e infektuar. Kryeministri Naftali Bennett, i cili drejtoi punën e komitetit ndërministror, i justifikoi vendimet me…
Një aksidenti i rëndë me pasojë vdekjen e një 42 vjeçareje ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës në Rinas. Policia bën me dije se në aksidentin e rëndë janë përfshirë aksident mjeti me drejtues shtetasin A. A., me mjetin e ambulancës të spitalit të Krujës, ku si pasojë ka humbur jetën pacienta që ndodhej në ambulancë 42 vjeçarja me iniciale A.B. Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G.,…
Të shtënat me armë zjarri kanë shkaktuar panik te zona e “Fushës së Aviacionit” në Tiranë. Policia thekson se të shtënat në ajër me pistoletë manovër janë regjistruar rreth orës 21:35 nga një person që po qarkullonte me makinë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë pistolete manovër gjithashtu është identifikuar autori dhe po punohet për arrestimin e tij. Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
Me pak më pak se dy të tretat e popullsisë të vaksinuar plotësisht, zviceranët kanë një nga normat më të ulëta të vaksinimit në Europën Perëndimore. Tani, infeksionet Covid-19 po rriten në mënyrë eksponenciale, me numrat e rasteve që rriten me 40 deri në 50 për qind për çdo javë që kalon. Por, ndryshe nga vendet e tjera të Europës, Zvicra jo vetëm që nuk po mendon kufizime të reja, ashtu si Gjermania, Italia, apo Austria, por do të votojë ditën e diel në një referendum lehtësimin e masave aktuale. Që nga fillimi i pandemisë, qeveria zvicerane ka marrë vendime…
Dashi Bëni kujdes në historinë tuaj të dashuri sepse këto dy ditë mund të sjelin debate të ashpra. Në punë, kushtojini vëmendje marrëdhënieve me të tjerët. Demi Përfitoni nga ndikimi pozitiv i Afërditës për të shijuar romancën tuaj. Sa për punën, do të arrini të realizoni gjithçka që ju kërkohet. Binjakët Në dashuri shmangni diskutimet, situatat mund të përkeqësohen. Në punë përballeni me një fazë lodhjeje të madhe, por situata do të përmirësohet javën e ardhshme. Gaforrja Në dashuri do të merrni lajme nga një person me të cilin nuk keni folur prej kohësh. Do të jetë e rëndësishme të…
Zeqë Malaj nga Gllogjani ishte duke ecur me miqtë e tij, kur kishte dëgjuar disa zhurma. Pak momente më vonë ai do të bëhej dëshmitar i sulmit tragjik në Gllogjan të Deçanit, ku u sulmua autobusi dhe mbetën të vrarë tre persona, shoferi dhe dy nxënës. Një prej tyre, siç tregon Malaj për mediat kosovare vdiq në prehrin e tij, pasi ishte ai që e kishte nxjerrur nga autobusi dhe më pas po e dërgonte me urgjencë në spital. “Kam qenë me dy policë, L. e kam pasë në prehër deri në Spital në Deçan. Gjatë rrugës ka pasë puls,…
Qytetarët e zonës kërkonë që të merren masa për të bërë të mundur lirimin e rrugës pasi njerëzit Rrëshqitje të dherave ka pasur në rrugën e Dukagjinit në Shkodër ditën e sotme. Nga fotoja e mëposhtme e publikuar nga Fax Web shihet rruga e bllokuar nga gurët dhe dherat që kanë rrëshkitur. Prej shumë orësh disa prej udhëtarëve kanë mbetur të bllokuar, pasi rruga është e pakalueshme. Qytetarët e zonës kërkonë që të merren masa për të bërë të mundur lirimin e rrugës pasi njerëzit janë bllokuar mes maleve.
Një rast i variantit Omicron është zbuluar në Itali , raporton Reuters. Gjenomi u zbulua ne Laboratorin e Mikrobiologjisë Klinike, Virologjisë dhe Diagnostifikimit Biourgjent të Spitalit Sacco në Milano nga një kampion pozitiv i një pacienti që vinte nga Mozambiku. Pacienti dhe kontaktet e tij familjare ishin në gjendje të mirë shëndetësore, tha Instituti Kombëtar i Shëndetit (ISS). Tashmë ky variant është kthyer në një shqetësim pasi Britania e Belgjika tashmë kanë konfirmuar përkatësisht nga dy raste ndërkohë që janë mbyllur fluturimet me Afrikën.