Author: tirana

Ish-konkurrenti i Për’puthen, Atdhe Xharavina u duk se ishte në një lidhje të re dashurie. Të paktën kështu e tregojnë fotot e tij duke u puthur me një vajze bjonde në një nga lokalet e kryeqytetit. Në fotot e publikuara nga Kryefjala.com, Atedhu duket shumë i afërt me vajzën në fjalë, megjithëse ai nuk e ka pranuar publikisht se është në një lidhje. Ai sot i ftuar te “Goca dhe Gra” sqaroi situatën: “Jo nuk është e vërtetë. Vazhdoj të jem single, ajo goca që e kanë kap me foto punon aty te lokali ku punoj unë dhe më pyeti…

Read More

Ditën e hënë do të hapet provizorisht Rruga e Arbrit, ndërsa punimet vazhdojnë dhe parashikohet që përfundimisht të mbyllen në pranverë të vitit tjetër. Dy ditë përpara hapjes së rrugës së Arbrit, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtori i ARRSH-së, dhe drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato ju bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të ecin me kujdes pasi rruga ende është një kantier ku po ndërtohet. Balluku tha se rruga po hapet për të lehtësuar kalimin në dimër, dhe theksoi se baypass-i 8.8 kilometra i ndërtuar në tunelin e Murrizit do të mbyllet në rast se ka…

Read More

Fifi përveç polemikave që shkaktoi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ajo edhe krijoi artin e saj. Kënga “Diell” me vargjet e famshme, “diellin e kam hup me to dhe veten”, u lançua para pak në versionin demo. Kujtojmë se dje Fifi u rikthye në spektaklin Big Brother VIP dhe sa hyri përqafoi opinionisten Balina Bodinaku. Ajo e përqafoi i tha ‘më fal’. “Edhe sikur Balina të më thoshte të dua në ato momente do kisha të njëjtin reagim sepse isha shumë e mbushur emocionalisht.”,- Fifi. “Kam dalë. Dua ti them këtyre që thonë psiqikja se nuk më lëndojnë…

Read More

Ester Bylyku moderatorja e emisionit “Glamour Zone” në RTV Ora u shpreh e revotluar ndaj portaleve, të cilat ‘konfirmojnë’ se ajo është në një lidhje me Mevlan Shabën, këngëtarin dhe ish-konkurrentin e ‘Për’puthen’. Thashethemet kanë filluar që pas intervistës që zhvilloi Mevlani në emisionin e Ester. Ata janë takuar disa herë pas kësaj interviste duke e shfaqur publikisht me video dhe story ,e mesa duket miqësia që ata kanë ruajtur, përtej marrëdhënies profesionale, ka nxitur lajmet e rreme. “Po bëhet e lodhshme kjo situatë nga ana e portaleve!! E kam shpejguar disa herë që nuk jam e lidhur me askënd…

Read More

Banorët e Laprakës kanë dalë të prostestojë sërish kundër projektit të Unazës së Madhe, i cili prek dhe shtëpitë e tyre. Sot ata kanë bllokuar rrugën te ish-sheshi Shqiponja dhe me megafon në dorë kërkojnë që policia t’i lejojë që të protestojnë për të mbrojtur pronat e tyre. Por, efektivët kanë krijuar një kordon sigurie dhe kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit me forcë. “Ka një vit që ne nuk marrim asnjë lloj përgjigjeje, kjo e Unazës po na grabit shtëpitë. Na lini more të protestojmë, pse çfarë të bëjmë ne të godasim policin? Duhet ta dini që këta këtu…

Read More

8 qytetarë kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit. ministria e Shëndetësisë ka raportuar se nga 2,657 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID, 405 qytetarë. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,657 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 405 qytetarë, në këto bashki: 152 në Tiranë, 28 në Durrës, Fier, 18 në Korçë, 16 në Kamëz, 14 në Elbasan, 13 në Vlorë, 12 në Mallakastër, 8 në Shkodër, Kavajë, Gjirokastër, 7 në Bulqizë, Lushnje, Berat, 6 në Rrogozhinë, Sarandë, 5 në Mat, Patos, 4 në…

Read More

Natën e spektaklit të së martës në Big Brother ndodhi një ngjarje e pazakontë. Fifit i ra të fikët pas një debati me Balinën, ku kjo e fundit i tha se do vëmendje. Te emisioni “Goca dhe Gra” Balina Bodinaku foli për situatën. Ajo tha se nuk e kishte menduar kurrë se do ndodhte një gjë e tillë, pavarësisht se kishte marrë përsipër të përballonte çdo kosto që në momentin që mori përsipër këtë pozicion. “Po mundohesha të kuptoja ca kisha thënë, a isha unë shkaktarja. Kjo është një gjë që e kam marrë përsipër, por nuk mendoja që do…

Read More

Një ditë pasi shtëpia e autorit u shkrumbua nga zjarri, policia e Fierit dyshon se ngjarja është e qëllimshme. Referuar burimeve pranë grupit hetimor zjarri mund të jetë vendosur nga ndonjë banor i zonës për të fshehur gjurmët e vrasjes së të miturit. “Kjo ngjarje nuk mund të jetë e rastësishme dhe nuk është shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike, apo bombol gazi”, thonë burimet për ABC News. Nga verifikimet e kryera rezultoi se energjia elektrike aty është ndërprerë që pas arrestimit të 38-vjeçarit. Ndërsa në dhomën ku ai jetonte nuk kishte bombol gazi. Këto fakte, e kanë shtyrë policinë të…

Read More

Autobusi i sulmuar mbrëmjen e kaluar në Deçan të Kosovës ndodhet ende në vendin e ngjarjes. Fotoja e mëposhtme e publikuar nga mediat e Kosovës, tregon autobusin ku humbën jetën tre persona në Kosovë, mes tyre dhe dy nxënës. Policia dhe grupi hetimor po vazhdojnë ende hetimet për ngjarjen ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë person i ndaluar. Nga prokuroria kanë deklaruar se sot janë bërë disa bastisje dhe nga informacionet e Prokurorisë bëhet me dije se në sulmin e mbrëmshëm është përdorur një karikator. “U bëj thirrje qytetarëve që të na ndihmojnë me informacionet që kanë. Ky…

Read More

Në 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri- Vatikan, kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten dhe djalin Zaho kanë shkuar në Selinë e Shenjtë ku janë takuar me Papa Franceskuin.Pas Papës, Rama u takua edhe me Sekretarin Kardinal të Shtetit, Pietro Parolin, Kryepeshkopin Paul R.Gallagher. Në bisedë, folën për marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë. Ata diskutuan tema me interes të përbashkët në lidhje me marrëdhëniet midis komuniteteve kishtare dhe civile, kontributin e Kishës për të mirën e përbashkët të shoqërisë shqiptare, migrimin dhe paqen. Gjithashtu u diskutuan çështjet kryesore rajonale, duke përfshirë…

Read More